• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia që del nga reforma/ Ja kush zyrtar i lartë mund të hetohet dhe kush jo

by Java News
05/05/2016 03:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ Ditën e djeshme u zbardh drafti me amendamentet kushtetuese, i përpunuar dhe nga eskpertët e EURALIUS dhe OPDAT. Një nga propozimet e reja kyçe, është dhe se kush do të jenë ata zyrtarë të lartë të cilët do të mund të hetohen nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, institucione këto që do të krijohen pas miratimit të reformës në drejtësi.

Në propozim thuhet se funksionarët e lartë që do të hetohen për korrupsion apo krim të organizuar përfshijnë:

Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish – Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish – Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish – Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, Zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë. (neni 135)

Ajo që bie në sy është fakti se në këtë propozim nuk janë të përfshirë në mënyrë direkte Ministrat e qeverive të shkuara, por vetëm “anëtarët e Këshillit të Ministrave përgjatë 3 viteve të fundit”… pra jashtë rrjetës së Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, të paktën sipas këtij propozimi, do të qëndrojnë ish ministrat e qeverisë Berisha.

Përsa i përket mënyrës së zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatave të Posaçme, mekanizimi për verifikimin e tyre do të jetë i hollësishëm, ndërsa emërimi i takon institucionit që do të zëvendësojë KLD-në, Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarët e gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në përputhje me këtë dispozitë dhe ligjin. Kryetari i gjykatës dhe gjyqtarët e këtyre gjykatave shkarkohen përpara përfundimit të mandatit në rastet e shkeljeve të rënda disiplinore me dy të tretat e votave të Këshillit të Lartë Gjyqësor . Gjyqtarët dhe administrata gjyqësore u nënshtrohen me sukses verifikimit të pasurisë dhe të figurës. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të emërojë asnjë gjyqtar pa marrë pëlqimin e tij dhe familjarëve të afërt për kontrollet periodike të llogarive bankare dhe telekomunikimeve personale, sipas ligjit. Telekomunikimet personale të familjarëve të afërt  të cilët nuk kanë dhënë pëlqimin, do monitorohen vetëm me vendim gjykate.

Javanews/a.k

Next Post

Presioni rus, dislokon 3 divizione me trupa pranë kufijve të NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com