• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia prej gjyqtarit të vrarë te kryetari i KLGJ-së

by Luan Rama
24/10/2025 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Luan Rama

Ende nuk arrij të kuptoj se si ia doli Fatmir Xhafaj, dhe bashkë me të edhe Ulsi Manja, që duruan pa e përzënë nga salla Kryetarin e KLGJ-së (Këshilli i Lartë Gjyqësor), i cili vetëm pak ditë pasi gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit në momentin solemn të shpalljes së vendimit në Emër të Republikës, në mënyrën më cinike të mundshme, kur duhej të ngrinte në këmbë gjithë Kuvendin e Republikës për gjendjen skandaloze të kushteve të punës dhe të sigurisë në Gjykatës së Apelit në Tiranë, iu mbroçkulliste deputetëve histori me aksidente në punë, a thua se gjyqtarit të ndjerë i shkau këmba nëpër shkallët e gjykatës dhe humbi jetën aksidentalisht!

Edhe pse nuk e njoh nga afër këtë pedagogun e të drejtës së punës, nuk dua ta mendoj se ai zgjodhi me dashje të gjente paralele mes vrasjes kriminale në krye të detyrës të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja dhe humbjes së babait të tij nga një aksident në punë. Kjo do të ishte jashtë çdo norme e ndjesie njerëzore dhe poshtëruese për gjyqtarin e vrarë.

Por, mënyra se si Kryetari i KLGJ-së foli para deputetëve, arsyetimi i çalë profesionalisht dhe i mangët intelektualisht, mjerisht i lajthitur në strukturën morfologjike e sintaksore të fjalive, e bënë paraqitjen e tij para komisioneve të Kuvendit të Republikës qesharake për atë vetë dhe fyese për deputetët.

Plumbat e vrasësit në sallën e gjyqit i morën jetën gjyqtarit.

Por, bashkë me gjyqtarin, vrasësi “vrau” edhe vetë sistemin e dhënies së drejtësisë.

Paradoksalisht, kryetari i KLGJ-së, me gjithë sa tha në raportimin para deputetëve, na dëshmoi se nuk ka kuptuar asgjë, por asgjë fare nga ngjarja e rëndë kriminale. Ndryshe nuk do të kalamendej fjalësh e fjalish pa lidhje për humbjen e jetës prej aksidenteve në punë.

Vrasësi more kryetari pedagog i KLGJ-së, mund ta vriste kur të donte dhe ku të donte të ndjerin Astrit Kalaja.

Mund ta vriste sapo të dilte nga gjykata apo rrugës teksa shkonte me biçikletë për në shtëpi. Mund ta vriste pranë pallatit ku banonte apo teksa shëtiste mbrëmjeve me gruan qark shtëpisë së tij.

Por ai, vrasësi, zgjodhi të vrasë brenda në gjykatë e mu në sallën e gjyqit more zoti kryetar i KLGJ-së, sepse bashkë me plumbat që i morën jetën gjyqtarit ai donte të transmetonte edhe nje mesazh; mesazhin e “plumbave” mbi gjykatën dhe gjykatësit e sistemit të drejtësisë!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, është akt terrori në sallën e gjyqit, është vrasje për shkak të detyrës. Ta trajtosh këtë ngjarje të rëndë kriminale si aksident të rëndomtë në punë e të shprehesh para deputetëve ashtu siç u shpreh Kryetari i KLGJ-së, citoj: “Fatet njerëzore shkojnë në një pikë edhe me fatet institucionale, për faktin sepse edhe unë vite më parë e kam humbur babain në aksident në punë… dhe ja që ndodh të jesh në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të kesh një përsëritje të tillë”, do të thotë të jesh tërësisht, por tërësisht në erë e të mos ia kesh idenë se ku dallon aksidenti në punë nga krimi i vrasjes në krye të detyrës!

Mungesa e një analize të detajuar dhe me përgjegjësi maksimale për ngjarjen, ç’ka nuk u reflektua në raportimin e kryetarit të KLGJ-së para deputetëve, arsyet se përse Gjykata e Apelit të Tiranë nuk plotëson as kushtet më minimale për të garantuar sigurinë dhe një mjedis normal pune apo mungesa e reflektimit për hartën e gabuar gjyqësore dhe dëmet që ajo i ka shkaktuar sistemit, afateve të gjykimit, aksesit tek drejtësia etj, janë dëshmia reale e nivelit të institucioneve që krijoi reforma në drejtësi.

Ndaj, nëse u shpreha në krye të këtyre rradhëve se nuk arrij të kuptoj se si ia doli Fatmir Xhafaj, dhe bashkë me të edhe Ulsi Manja, që duruan pa e përzënë nga salla Kryetarin e KLGJ-së, nuk e kam këtë qasje në kuptimin metaforik.

E kam në kuptimin real.

Drejtues të tillë që nuk e kuptojnë përgjegjësinë e detyrës që kryejnë, që nuk e vlerësojnë me seriozitet procesin e informimit apo të llogaridhënies në Kuvendin e Republikës apo që shkojnë atje të papërgatitur e detyrohen të improvizojnë fjali të pakuptimta, duhen përzënë.

Ata e kanë kompromentuar reformën në drejtësi dhe e kundërvënë sistemin me qytetarin. Gjendja është në nivele skandaloze, besueshmëria tek sistemi është në rënie alarmante.

Mjafton të sjellim në vëmendje mijëra komente nga qytetarë të çfarëdoshëm që pushtun rrjetet sociale pas vrasjes së të ndjerit Astrit Kalaja, për të kuptuar drejtësinë që ka prodhuar reforma në drejtësi.

KLGJ apo KLP, qeveria apo Kuvendi mund të vazhdojnë të kënaqen me sukseset e reformës në drejtësi. E vërteta është për marre e për faqe të zezë. Për ta njohur këtë të vërtetë, mjafton të shohim drejtësinë prej gjyqtarit të vrarë deri tek Kryetari i KLGJ-së.

Gjithë çfarë ofron sistemi, megjithëse kanë kaluar nëntë vjet që prej kur nisi reforma në drejtësi, është mosbesimi dhe pasiguria e qytetarëve tek drejtësia, është kaosi dhe mungesa e bashkëveprimit dhe e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbi të gjitha, mungesa e përgjegjësisë për të reflektuar.

 

Next Post
Një ish-ministër nën hetim, a do të arrestohet? Përgjigjet SPAK: Nuk mund të…

Një ish-ministër nën hetim, a do të arrestohet? Përgjigjet SPAK: Nuk mund të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet rrjeti i madh i trafikut të kokainës në Ekuador, në pranga 7 shqiptarë ( EMRAT)

Goditet rrjeti i madh i trafikut të kokainës në Ekuador, në pranga 7 shqiptarë ( EMRAT)

November 14, 2025
Ja se përse urdhri i Berishës për të qëlluar mbi shqiptarët nuk mund të fshihet pas propagandës dhe trumpizmit!

Berisha “i vetmi i paditur” në Republikë: fletëthirrja publike, strategjia e vonesës dhe sfida ndaj drejtësisë për 21 Janarin

November 14, 2025
Vrau gruan dhe më pas veten në Francë, nëna e djalit flet për ngjarjen: Ziheshin shpesh! Ai kishte shumë..

Vrau gruan dhe më pas veten në Francë, nëna e djalit flet për ngjarjen: Ziheshin shpesh! Ai kishte shumë..

November 14, 2025
Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda!

Pse Berisha s’u paraqit për 21 janarin? Ky është shpjegimi i gazetarit të plagosur nga Garda!

November 14, 2025
Nis krisja në Kombëtare? Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra (VIDEO)

Nis krisja në Kombëtare? Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra (VIDEO)

November 14, 2025
Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj/ “Pr.buxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për..”

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj/ “Pr.buxheti i vitit 2026, kujdes të veçantë për..”

November 14, 2025
Detajet-Skenari i rrëmbimit të 27-vjeçarit në Tiranë, si u fut në kurth i riu nga e ish e dashura dhe miqtë e saj!

Tentoi të vriste një 32-vjeçar me armë zjarri, shpallet në kërkim autori

November 14, 2025
Mbyllet burgu i Bënçës, ku vuajti dënimin Fatos Nano! Rreth 100 punonjës mbeten pa punë..

Mbyllet burgu i Bënçës, ku vuajti dënimin Fatos Nano! Rreth 100 punonjës mbeten pa punë..

November 14, 2025
Shefja e misionit të FMN për Shqipërinë: Ekonomia në rritje të shpejtë, por produktiviteti mbetet i ulët

Shefja e misionit të FMN për Shqipërinë: Ekonomia në rritje të shpejtë, por produktiviteti mbetet i ulët

November 14, 2025
E rrallë/ Studiuesit krijojnë mikrorobotë që notojnë në gjak për të parandaluar goditje në tru

E rrallë/ Studiuesit krijojnë mikrorobotë që notojnë në gjak për të parandaluar goditje në tru

November 14, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com