• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë

by Mero Baze
27/06/2020 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Debati mbi anullimin e takimit Kosovë Serbi, në Shtëpinë e Bardhë, ka devijuar tek fakti i përdorimit të Gjykatës Speciale për qëllime politike. Dhe nuk është se dyshimet janë të pabazuara.

Deklaratat e shumë diplomatëve perëndimorë, kanë filluar ta trajtojnë normale përdorimin e Gjykatës Speciale për të prishur takimin e Uashingtonit, si një mënyrë që sipas tyre Hashim Thaçi të mos merrte garanci politike për gjykimin.

Për fat të keq këtë e kanë thënë disa diplomatë me emër dhe nga ata që janë marrë me çështjen e Kosovës.

Ky debat është e vetmja mënyrë që drejtësia të dëmtohet përgjithnjë. Dhe këtu kam parasysh dhe përgjegjësinë e disa liderve të UÇK për akuzat ndaj tyre.

Kjo histori nis qysh me pranimin prej udhëheqësve të pamësuar të Kosovës të standartit të formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Gjykata Speciale për Kosovën, u pranua nën perceptimin e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë. Porjekti i EULEX, thuajse ishte një dështim që në fakt duhet të turpuronte perëndimin, por dëmtoi Kosovën.

Liderët kosovarë nën presionin e hapave të mëtejshëm të Kosovës drejt perëndimit dhe përgjegjësive të tyre, pranuan Gjykatën Speciale, si një mënyrë që të mos ishin pengesë për bllokimin e Kosovës. Por dhe këtu ata ja besuan Perëndimit statusin e kësaj gjykate.

Standarti që ka Gjykata Speciale e Kosovës për të pranuar një akuzë është i ndryshëm nga standarti që ka pas gjykata për krimet e luftës në ish Jugosllavi, apo që ka Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ndryshe nga ato, Gjykata Speciale për Kosovën ka standartin që gjyqtari mund të pranojë shumë akuza dhe tia lërë gjyqit ti provojë, ndërkohë që konfirmimi i padisë zyrtare mund të zgjas me muaj.

Standarti më i ulët është se në Gjykatën Speciale të Kosovës, standarti për të nisur një gjyq, nuk bazohet në prova, por në “dyshime të mirëbazuara”.

Të gjitha këto lëshime , ose më mirë të themi diktime, që i janë bërë palës kosovare për Gjykatën, kanë ardhur nga histori të dështimit të drejtësisë në Kosovë dhe historitë e zhdukjes së dëshmitarëve për disa raste të tjera.

Politikanët e Kosovës i kanë pranuar këto së pari në kushtet e padijes, por dhe të presionit. Tani ky standart është i tillë që e bënë atë gjykatë të përdorëshme politikisht.

është kjo arsyeja që diplomatët më në zë të perëndimit po e trajtojnë dështimin në Uashington, me qetësi, si të siluruar nga Gjykata Speciale pë Kosovën. Ata kanë qenë të qartë që kjo Gjykatë është një mekanizëm politik, pasi liderët e Kosovës e kanë pranuar vet si të tillë.

E vërteta është se ata nuk e dinë as vet çfarë kanë pranuar, por tani, me këtë që ndodhi, është e sigurt që të gjithë janë të shantazhuar dhe bisedimet për Kosovën më shumë se sa Trump apo Merkel, i vendos një gjyqtar i Hagës.

Dhe ky është dështimi më i madh i së drejtës në Kosovë, dhe alibia më e madhe dhe e atyre që janë vërtet përgjegjës për krime.

Pas kësaj, arroganca e Grenellit , apo sharlatanizmi i Boltonit, duken si filma vizatimorë, para njoftimit për shtyp të një prokurori.

Mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë kurrë dhe është mirë të mos ketë një Marrëveshje të nënshkruar nga liderë nën shantazhin e kësaj gjykate. Cdo përpjekje për ta modifikuar objektivin e një takimi të dytë, është thjeshtë tërheqje me takt nga marrëveshja.

Mënyra si Gjykata Speciale hodhi në erë takimin, provoi që drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë. Ndaj për paqen duhet të presim njerëz që nuk janë subjekte të drejtësisë. Vetëm kjo e bën të pavlefshme përdorimin politik të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Next Post
1 aktivitet i mbyllur dhe 6 gjoba, ISHSH kontrolle të rrepta bizneseve për masat anti-COVID

1 aktivitet i mbyllur dhe 6 gjoba, ISHSH kontrolle të rrepta bizneseve për masat anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Franca dhe Britania në bisedime për t'i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve -

Franca dhe Britania në bisedime për ti dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com