• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE ngushton lakun për politikanët e korruptuar, ja plani i “EULEX-it shqiptar”

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 13:44
Studio shot of Lady of Justice statuette against European Union flag

Studio shot of Lady of Justice statuette against European Union flag

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i Bashkimit Europian për Drejtësinë në Shqipëri ka publikuar planin e instalimit të të ashtuquajturit “EULEX shqiptar”. Në tre muaj intensiv, do të përfundohet një program i detajuar për të trajnuar dhe instruktuar prokurorët e gjykatësit e rinj në Shqipëri, pikërisht ata që më pas do të plotësojnë dosjet mbi abuzimet me fondet publike.

Misioni i BE-së, EURALIUS, ka publikuar në faqen e saj zyrtare të gjithë axhendën e ngjeshur, ku bëhet e ditur çdo gjë me detaje. Një trajnim special nis në mes të shtatorit me gjykatës e prokurorë në Pogradec, pikërisht për dosjet e korrupsionit. Ndërkohë që FBI po merret me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe trajnimin e agjentëve të saj, EURALIUS do jetë më i fokusuar te Prokuroria Speciale dhe institucionet e tjera të drejtësisë, me qëllim që korrupsioni të luftohet në të gjitha nivelet.

Në faqen e vet, misioni EURALIUS ka publikuar axhendën e aktiviteteve që do nisin tani në shtator; dhe bie në sy se do i kushtohet një rëndësi shumë e madhe luftës ndaj korrupsionit. Më 26 shtator, në Ministrinë e Drejtësisë, KLD dhe Shkollën e Magjistraturës do zhvillohen aktivitete në kuadër të luftës kundër korrupsionit si dhe shpërdorimit të fondeve publike.

EURALIUS i ka dhënë një rëndësi të madhe trajnimit në këtë fushë dhe duket se tani do të bëhen lëvizjet e fundit për të përgatitur gjyqtarët që do të “grushtojnë” korrupsionin. Të tilla aktivitete do zgjasin deri në nëntor. Një tjetër trajnim do të jetë ai për marrëdhënien e gjyqtarëve me median. Ekspertët do ndalen në shumë qytete të vendit dhe do nisin trajnimet.

Por nga ana tjetër do të angazhohen dhe ekspertë sa i takon ndarjes së buxhetit të ri për drejtësinë. Dihet tashmë se do të ketë një ristrukturim të buxhetit pasi pagat do rriten disa herë, e për këtë arsye EURALIUS do angazhojë ekspertët e saj. Për këtë arsye do ketë trajnime të anëtarëve të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Pra BE ka nisur fort lëvizjet sa i takon zbatimit në terren të Reformës në Drejtësi. Edhe pse ka pasur zvarritje dhe neglizhencë nga politika, duket se BE në mes të shtatorit nis nga puna për të përgatitur terrenin me qëllim që të korruptuarit të përfundojnë pas hekurave, por dhe të ketë një buxhet të detajuar për sistemin e ri që do krijohet thuhet “tesheshi.com”.

Për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend do angazhohen një sërë institucionesh. Pritet që në Tiranë të mbërrijnë ekspertë të USKOK-ut në Kroaci, organi i ngjashëm me SPAK. Sipas ligjit për korrupsionin, në SPAK do ketë një strukturë të posaçme që do merret vetëm me trajnimet, të cilave do t’u nënshtrohet çdo gjyqtar apo prokuror.

Shqipëria do ndjekë modelin kroat në shumë aspekte, teksa mësohet se ndihma e tyre do jetë kryesisht në dy drejtime: Në përgjime dhe në gjurmimin e parave të pista. Sipas ekspertëve të fushës, në vendin tonë nuk ka shumë pajisje speciale për përgjime, por që me ngritjen e Byrosë dhe Prokurorisë Speciale pritet që të vijnë të tilla, kjo falë ndihmës së FBI-së. Për këtë arsye do ketë trajnime të vazhdueshme.

Sa u takon gjetjes së parave të pista, edhe aty do ketë një vëmendje. Mësohet se sapo të nisë zbatimi i reformës, do të lidhen marrëveshje me një sërë organizmash ndërkombëtarë dhe falë ndihmës së tyre do të kontrollohen llogaritë dhe pronat e gjyqtarëve e zyrtarëve që i kanë jashtë vendit. Me fillimin e shtatorit duket se do nisë të fryjë një erë e re në gjyqësor, për t’u pasuar me tringëllima prangash në arrestime VIP.

ma.me

axhenda-euralius

Next Post
Rama takim në Karbunarë: Bujqësia do të subvencionohet me 300 mln euro

Rama takim në Karbunarë: Bujqësia do të subvencionohet me 300 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In