• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtësia në kllapi apo e kapur nga Uni ?

by Fatmir Merkoçi
08/08/2018 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Kur flasim për drejtësinë, përfshijmë të gjitha fushat e jetës. Kështu është në këtë rast edhe e ashtuquajtura ” Reforma në Drejtësi”. Reforma që përfshiu çdo gjë, duke u bërë pjesë e jetës së përditshme . U kthye si një ushqim i domosdoshëm për çdo shqiptar. Por kjo reformë, po ushqen dhe ndërkombëtarët, të cilët, jo vetëm që kanë shpenzuar financiarisht, por e kanë dhe një sfidë, sa me veten, aq dhe me shtetarët e politikanët shqiptare.

Mes tre grupimeve ( nëse do ti quanim kështu) ka një “betejë”, e cila në fund, do japi atë rezultat i cili, me apo pa dashje, do jetë triumfi i njërës palë.

Zhvillimet e deri tanishme po tregojnë haptazi dhe qartazi se: Kjo reformë jo vetëm është e nisur në mënyrë anti-ligjore, por ka sjellë një kolaps në tërë strukturat e shtetit.

Nëse kam qenë zëri kundra Kushtetutës, ndryshimit të saj dhe votimit qind-për-qind nga Kuvendi, kisha arsye ligjore, të cilat i kam parashkruar në shkrimet e mëparshme. Ajo që duhet theksuar sot është fakti më i thjeshtë se Kushtetuta ka mbetur si ai fëmija i braktisur në rrugë. Askush nuk mundet ta mbroj. Paradoksi është se vetë Kushtetuta, e cila prodhoi atë që, edhe vetë Gjykatën Kushtetuese e nxori jashtë funksionit.

Në një shtet ku, nuk funksionon organi kushtetutës, si mundet të ketë normalitet? Por ligjvënësi, me votat e ligjet e tij, të cilat janë ligje miopike për drejtësinë, prodhuan kaosin. Kaos që sot, e vuajnë më së shumti, qytetarët e këtij vendi.

Në kushtet e një kaosi të tillë, Kuvendi miratoi dhe Ligjin e posaçëm, i cili, në brendësinë e tij nuk është asgjë më shumë se sa ligjet e jashtëzakonshme të diktaturës. Me ato ligje, diktatura vriste, burgoste, internonte, sekuestronte, etj. Të gjitha i bënte sipas ” ligjit social” . Deri sa arriti që, me aprovimin e Kushtetutës më 1976 çdo pronë ta kalonte në pronësi të shtetit. Kjo solli si pasojë dhe zhdukjen e termit ” pronë publike”. Regjimi i kishte të gjitha të drejtat. Madje dhe të vriste në emër të popullit. Bënte gjyqe popullore, dënonte në mënyrë kolektive etj.

Dhe pse ndryshuam emrin e sistemit, nuk ndërruam mentalitetin.

Klasa politike, pasi u fuqizua ekonomikisht, mori dhe pushtetin politik. Tashmë ajo mundet të ndërtoj e aprovoi çdo ligj, qoftë dhe atë që presupozohet si i veçantë apo dhe ligje për tarifat doganore, për lojërat e fatit, për tjetërsim prone etj. Hapësirën për të prodhuar këto ligje, ja jep Kushtetuta. Në këtë kaos, ku Vetting-u po heq mjaft gjyqtarë, gjykatat janë fare jashtë funksioni.

Nga pikëpamja juridike, sot kemi një sistem jo më funksional, por rënien e vetë sistemit.

Pala më e goditur është populli. Ndërsa pala konfliktuale për interesat e tyre, janë shtetarët dhe grupet e interesit të lidhur me politikën. Ku më e spikatura është ajo e ndërtimit.

Nëse MAFIA, në vendet e tjera të botës, mundohet të kapi segmente të shtetit, për të nxjerr ligje në favor të tyre, këtu kemi shtetin i cili i vjen në “ndihmë” këtij grupimi. Tashmë qoftë qeveria, apo dhe çdo grupim apo individ, që është i lidhur me politikën. Mundet të prodhoj ligj në interes të tij, qoftë dhe anti-kushtetues. Qoftë dhe në kundërshtim me MSA-në apo dhe me parimet europiane. Jo më kot, Gj. Strasburgut pranon ankimet e bëra nga Shqipëria dhe pse nuk kanë kaluar fare shkallët e gjykimit.

Ky veprim i Strasburgut nuk ka kaluar pa miratimin apo dijeninë e ndërkombëtarëve dhe aq më keq, me ata që u morën drejtpërdrejt me Reformën në Drejtësi. Kjo tregon haptazi se kjo është një reformë që po e çon vendin në një rrugë të errët apo në diktaturë demokratike.

Nëse ishte thjesht Reformë në sistemin e Drejtësisë do ishte një rrugë dhe zgjidhjet ishin më të thjeshta dhe më frytdhënëse. Por me sa duket, Reforma është për një sistemi të tërë, i cili ka dekada që ka dështuar. Vetë ndërkombëtarët kërkuan ta reformonin me anën e një të ashtuquajture Reformë në Drejtësi. Kjo duket më shumë si një eksperiment, se sa si një pritshmëri e mirëfilltë e Reformës në Drejtësi.

Sot, fal kësaj reforme, Qeveria po luan me institucionet. Ajo po i fut në një thes Hipotekën, Komisionin e Pronave dhe Aluizmin. Dy të parat janë institucione që funksionojnë me ligje të ndryshe, ndërsa Aluizmi me ligj antikushtetues. Bashkimi i të trejave kërkon ligj tjetër, por që do legjitimoi dhe vetë institucionin e Aluizmit. Kjo është e frikshme, pasi, askush nuk do mundet të godas këtë institucion, në gjykata veçmas. Katrahura e Aluizmit ka sjell pasoja të rënda tek prona e pronarit. Çdo gjykatë, e cila funksionon në bazë të shtetit ligjor, çdo vendim të Aluizmit do e rrëzonte si të pa bazuar në ligj dhe do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për kushtetueshmërinë e ligjit. Por Gjykata Kushtetuese nuk ka funksion, ndaj dhe ky bashkim institucionesh bëhet pikërisht në këto momente.

Por sa do të zgjasë kjo reformë? Kjo është një pyetje që askush nuk i jep përgjigje. I vetmi që bën deklarata është Kryeministri, i cili merr guximin të flasi dhe pse i mungon kultura juridike. Një gjë dihet saktësisht: Haraçi i kësaj reforme është shumë i lartë. Shkarkimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, në pamje të parë duken të thjeshta. Proçedura e rregullt. Por a mundet t’ju hiqet e drejta e ankimimit ? Në shtetin e së drejtës, për të cilën flasim, jo. Por kjo e drejt ju lind kur, vendimi merr formë të prerë. Në se dikush nga të shkarkuarit nga Vetting-u, pretendon ankimimin për shkelje të të drejtave të njeriut, ai duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila nuk funksionon. Preçedenti për t’ju drejtuar Gjykatës së Strasburgut tashmë ekziston për rastin e Shqipërisë në të gjitha vendimet e trupës së gjykimit të Vetting-ut. Në asnjë rast nuk kemi të shkruar në vendim ” shkarkimin e menjëhershëm të subjektit të paraqitur”. Por vetëm shkarkimin e tij. Çka do të thotë se, subjekti vazhdon detyrën pasi, për atë nuk ka asnjë vendim të formës së prerë.

Por organi i Vetting-ut është organ administrativ e jo gjyqësor. Çka do të thotë se vlerësimin e tij, duhet ta bëjë organi i cili e ka emëruar. Pra Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Por ky Këshill nuk ekziston momentalisht. Në këtë rast kemi të bëjmë me një tejkalim kompetencash të organit administrativ, prandaj çdo subjekti i lind e drejta ti drejtohet Organit Gjyqësor siç është Strasburgu. Ky lloj lëmshi e ka futur Gjyqësorin kryesisht në një rreth vicioz. Këtë kolaps duket se nuk e kanë parashikuar as edhe ndërkombëtarët.

Në një situatë të tillë kur organet gjyqësore po dalin totalisht jashtë funksionit, Rama vetë po bën selektimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Kjo duket haptazi në seancat e bëra publike, të cilat në një farë mënyre janë kthyer si dikur me Gjykatat Popullore.

Në këtë situatë duket se dhe vetë OMN po e pranon në heshtje këtë selektim. Ndoshta dhe ata vetë nuk e prisnin një gjendje katrastrofike të drejtësisë tonë. Duket se dhe ata po zbatojnë teorinë e të zgjedhurit e ” të keqes më të vogël” e cila do rezultoj e keqe e barabartë.

Por cili do jetë përfituesi në këtë rast? Pa dyshim që është vetë Rama. Tashmë ai vetë i ka duart e lira, për të vendosur diktatin e tij. Askush nuk e ndalon të nxjerri çdo ligj. Me këtë situatë të krijuar, paligjshmëria duket normale madje duke u kthyer në anë të ligjshme. Abrogimi i ligjeve dhe prodhimi i ligjeve të cilat ai vetë i dëshiron, e kanë rrugën e lirë. Kjo dhe për vetë faktin se Ai, ka shumicën. Ndërsa Ligjet me shumicë të cilësuar edhe vetë Rama nuk ka interes ti miratoi. Tashmë vetë Shteti është në kolaps. Ligjet funksionojnë apo zbatohen në mënyrë selektive. Kontrollin mbi të gjithë pushtetet tashmë e ka vetëm Kryeministri. Kjo është një e vërtet e hidhur dhe shqiptarët po e provojnë çdo ditë mbi kurrizin e tyre.

Zgjidhja për shqiptarët do ishte më e thjeshtë. Por Ramës dhe në tërësi politikës nuk i leverdis drejtësia e pavarur. Ata duan drejtësinë e kapur. Pasi gjykojnë se kështu munden t’i shpëtojnë mëkateve të tyre. Kështu munden të bëhen më lehtë instalimi i neo-diktaturës. Apo e thënë më troç: Rruga drejt një nepotizmi absolut të një njeriu të vetëm. Ndoshta kjo është më e frikshme. Para këtij fakti, askush nuk do ketë mundësinë e kundërshtimit pasi, çdo veprim anti-ligjor dhe pse do goditet në gjykatë, do jetë po vetë gjykata që do e legjitimojë më vonë.

Tashmë jemi i vetmi shtet që ekzistencën tonë e kemi pa një sistem. Gjendja e sotme, pas 27-të vitesh tranzicion, nuk mundi të formonte Shtetin e së Drejtës. Por na ka kthyer në një Shtet Ligjor

 

Next Post
Reali “blindon” portën, Kurtua firmos me madrilenët për 6 sezone

Reali “blindon” portën, Kurtua firmos me madrilenët për 6 sezone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In