• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Drejtësia’, Meta: Miratimi pa konsensus do shkaktonte sherre

by Java News
15/10/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LSI-së,  Ilir Meta teksa mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës ka folur për një nga reformat më të rëndësishme në vend ku ka thënë se miratimi i Reformës në Drejtësi duhej patjetër që të bëhej me konsensus të plotë mes palëve politike pasi në të kundërtën do të shkaktonte sherre.

Duke folur para të pranishmëve, Meta tha se mbështetja për LSI-në vjen nga mesazhi pozitiv dhe fakti që kjo forcë politike ka treguar se është një faktor për stabilitetin e vendit dhe theksoi se mesazhi pozitiv në politikëbërje kërkon që përmes bashkëpunimit ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve.

“Është një përkrahje dhe simpati që në radhë të parë mendoj se vjen nga mesazhi pozitiv i LSI si faktor stabiliteti. LSI ka treguar se është faktor për stabilitetin e vendit. Së dyti, LSI si mesazh pozitiv në bërjen e politikës që kërkon përmes bashkëpunimit, përmes dialogut, përmes arsyes, logjikës, qëllimeve të mira, ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve. Nuk është një forcë konfliktuale, e lodhshme, stresuese e kështu me radhë. Angazhimi ynë për konsensus për reformën në drejtësi është historik. Sepse po të ishte bërë pa konsensus do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë. Angazhimi ynë edhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme ka qenë tregues i përgjegjshmërisë sonë”, – theksoi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Meta e vuri theksin te forca e LSI-së, që është te respekti për njerëzit si edhe te përgjegjshmëria në politikë, duke treguar korrektesë me të gjithë.

“Forca e LSI-së mendoj se është tek mesazhi i saj pozitiv, është tek politika e saj me vendin tonë, është tek respekti për njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme që ne jemi gjithnjë korrekt me ta dhe mbi të gjitha është tek rinia, tek pjesëmarrja e gjerë e saj. Ne jemi të përmbajtur dhe shumë të përgjegjshëm edhe në politikë. Sepse është e thjeshtë ta humbasësh qetësinë, të bësh një veprim të nxituar, por pastaj të duhet kohë për ta korrigjuar. Njerëzit duan besim, njerëzit duan seriozitet, njerëzit duan më shumë qëndrueshmëri. LSI është në një moment shumë pozitiv sepse është një forcë gjithnjë e qëndrueshme dhe në rritje. LSI të jetë një forcë në vitin 2017, e cila vërtetë të jetë një garanci shumë herë më e madhe se sa është sot, që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme”, – vijoi Kryetari i LSI-së, teksa nënvizoi: – “Mendoj se për këtë garanci është fuqia në rritje e LSI, organizimi i saj, pjekuria e saj dhe aftësia e LSI-së për të reflektuar gjithmonë. Dhe reflektimi vjen nga procesi i komunikimit, i hapjes, i përfshirjes së qytetarëve pasi në fund fare ata janë gjykatësit më të mirë të secilit prej nesh dhe gjykimin e bëjnë me votë dhe zakonisht nuk kanë gabuar”.

Ndërkaq, në fjalën e mbajtur në këtë takim Meta kërkoi që kjo periudhë para zgjedhjeve të 6 nëntorit të shfrytëzohet për të përmirësuar përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet, ndërkohë që vlerësoi maturinë e LSI-së.

“Të përqendrohemi te zgjedhjet e 6 nëntorit në LSI. Ta shfrytëzojmë gjithë këtë kohë derisa të zhvillohet Konventa, e cila do të zgjedhë ekipin e ri drejtues për të përmirësuar në funksionimin e LSI, në përfaqësimin e LSI si forcë qeverisëse, në përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet kombëtare dhe vendore. Kemi shumë për të dhënë si Lëvizje Socialiste për Integrim, si një forcë e re, por edhe si një forcë e pjekur, që ka nxjerrë mësime nga fushatat, nga përfaqësimi i saj i deritanishëm”, – deklaroi Kryetari i LSI-së.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj.

Next Post
Lavrov: “Pritje e veçantë” nga bisedimet me Kerry-n për luftën në Siri

Lavrov: “Pritje e veçantë” nga bisedimet me Kerry-n për luftën në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

January 21, 2026
Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

January 21, 2026
Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

January 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

January 21, 2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

January 21, 2026
A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

January 21, 2026
“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

January 21, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Historia e PD, e mbushur me 21 janarë…

January 21, 2026
Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

January 21, 2026
Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In