• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”/ Kuvendi voton p/ligjin për organet e drejtësisë, PD bojkoton, sfidon SHBA- BE

by Java News
03/11/2016 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kuvendi ka miratuart vetëm me votat e mazhorancës p/ligjin për zgjedhjen në organet e drejtësisë. Me 87 vota pro mazhoranca ka kaluar një tjetër ligj shumë të rëndësishëm që kompleton reformën në drejtësi. Opozita ka bojkotuar votimin, duke ndjekur të njëjtën strategji si me ligjet e mëparshme, duke sfiduar rishtazi SHBA dhe BE, të cilat kishin certifikuar projektligjin në fjalë. I pranishëm gjatë seancës për miratimin e këtij projektligji ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Përpara miratimit të këtij ligji ka pasur debate mes kryetarit dhe nënkryetarit të komisionit të posacëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe Oert Bylykbashi. Deputeti i PD kërkoi që të shtyhet votimi i këtij ligj pasi, sipas tij, amendamentet janë paraqitur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Në pamundësi për ti shqyrtuar duhet të shtyhet votimi. Duhet të shprehert komisioni për Reformën në Drejtësi. Kërkojmë që amendamentet të shqyrtohen sipas rregullores”, deklaroi Bylykbashi.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Xhafajt. Sipas tij, nuk ka asnjë arësye që të shtyjet votimi pasi ai u shty një herë për ti dhënë mundësi opozitës për ta bërë këtë shqyrtim.

Bylykbashit i është kërkuar nga ne dhe ndërkombëtarët që të marrë pjesë. Por ai ka refuzuar ndonëse vetë e kishte kërkuar këtë. Amendamentet janë paraqitur, por ata nuk kanë ardhur. Nuk janë 104 amendamente. Këtë kërkesë Bylykbashi duhej ta bëntë më parë në mbledhjen e kryetarëve të gruperve parlamentare që të mblidhej komisioni i reformës. Rregullorja nuk flet për shtytje të votimit. Këto amendamente janë të certifikuara nga Brukseli”, deklaroi Xhafaj.

ma.me

 

Next Post
SHKRESA E NISHANIT/ Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama nuk do të marrë pjesë

SHKRESA E NISHANIT/ Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama nuk do të marrë pjesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com