• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Drejtësia kosovare e zvarritur: Arrihet në 811 ditë për një gjykim

by Java News
02/01/2018 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë plot 342 mijë e 590 çështje të cilat vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura në Gjykatat Themelore, atë të Apelit e në Gjykatën Supreme.

Kjo është shifër e nxjerr nga Këshill Gjyqësor i Kosovës në raportin e punës deri në muajin shtator, 2017.Nga këto lëndë të pazgjidhura, prin Gjykata Themelore e Prishtinës dhe degët e saj, ku vazhdojnë të trashëgohen dhe mbesin të pazgjidhura 101 mijë e 904 lëndë.Të pazgjidhura janë edhe 31 mijë e 204 lëndë në Gjykatën e Ferizajt. Kurse,
19 mijë e 496 në Vushtrri, që është degë e Gjykatës së Mitrovicës.

Jo vetëm grumbullimi i lëndëve të pazgjidhura por kritika ka edhe për dënimet që jepen nga Gjykata, veçanërisht ato të korrupsionit ose ku përfshihen zyrtarë publikë.

 

E tek dënimet që shqiptohen, rol të rëndësishëm kanë edhe aktakuzat që Prokuroria i sjell në Gjykatë.Ato shpesh janë kritikuar si jo mirë të bazuara, pa prova të mjaftueshme dhe të cilat nuk janë të hetuara mirë.Pavarësisht kësaj, shumë zyrtarë publikë kaluan shumë kohë këtu në Pallatin e Drejtësisë. Disa nisen të gjykohen, disa do të vazhdojnë edhe këtë vit e të tjerë që u dënuan e liruan gjatë 2017.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u lirua këtë vit për akuzat për korrupsion e keqpërdorim detyre në rastin e njohur si MTPT. Aty u liruan edhe 4 persona të tjerë.
Kundër Limajt, në fillim të 2017, ka filluar një proces tjetër gjyqësor ku akuzohet për krime lufte.

21 vjet e 6 muaj burgim, Gjykata shqiptoi këtë vit për 4 aktivistë të Vetëvendosjes, të akuzuar për terrorizëm, që ka të bëjë me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në 2015.
Me Gjykatën vazhduan përballjen edhe Albin Kurti e të tjerë deputetë të Vetëvendosjes. Ata akuzohen për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend, ndërsa do të mbrohen në liri. Vendimi shpallet më 3 janar të këtij viti.

Por, Gjykata nuk nisi procedurat e njëjta edhe për deputetët e akuzuar të AAK-së, që tani janë në pozitë. Asnjë seancë gjyqësore nuk u mbajt për Pal Lekajn, Time Kadrijajn e Teuta Haxhiun.
Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin për krime lufte ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe të tjerëve.
Ai është dënuar me 8 vjet burgim derisa po nga ky rast është liruar nga të gjitha akuzat, Sami Lushtaku.

Lushtaku, do të mbetet me statusin e të akuzuarit edhe për dy raste tjera: njëri i njohur si KEK2, dhe tjetri që lidhet me ikjen e tij nga hapsirat e QKU-së, për kohën sa ishte në paraburgim me “grupin e Drenicës”.

Një prej rasteve më të diskutuara këtë vit, ka qenë edhe dënimi me kusht i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, dhe dy personave të tjerë.
Ai u dënua me 1 vit e gjysmë me kusht për një tender që kishte të bënte me përkthimin e librave për nevoja të Universitetit të Prishtinës, në kohën sa ishte rektor.E reagime edhe më të mëdha shkaktoi në publik lirimi nga paraburgimi i Enver Sekiraqës.

I dënuar nga Gjykata Themelore me 37 vjet burg, Sekiraqa u kthye në shtëpinë e tij, pak para se të merrej vesh vendimi që do të kthehej në rigjykim rasti kundër tij.
Masa e arrestit shtëpiak, nuk qëndroi në fuqi më shumë se një ditë, pasi që kushtëzimet e caktuara nga gjykata, nuk u respektuan dhe kështu Sekiraqa u kthye sërish në qeli.
Ish-kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, është liruar nga akuzat për shpërdorim detyrës zyrtare, bashkë me dy persona të tjerë.
Azem Syla, i akuzuar për krim të organizuar, bashkë me 38 persona të tjerë, pritet që vetën në vitin 2018 të dal para gjykatës për tu ballafaquar me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Gjithashtu, me drejtësinë në vitin 2018 do të vazhdoj të përballet edhe ish-deputeti Ukë Rugova, në grupin ku i akuzuar është edhe ish-ministri Astrit Haraqia në rastin e vizave italiane.

Me dyer të mbyllura për publikun, ka vazhduar këtë vit gjykimi kundër ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.Për herë të parë që nga paslufta, këtë vit u arrit që të inkuadrohen në sistemin e Kosovës prokurorë e gjykatës nga komunat veriore të Kosovës. Ata u betuan para Presidentit të Kosovës, ani pse herën e parë nuk i shkuan fare në takim dhe këtë e bën tek pastaj. Ky proces u kritikua për mostransparencë e pati vërejtje edhe për mënyrën se si ata u betuan, pa përmendur Republikën e Kushtetutën e Kosovës.Procesi nisi me rreth 9 muaj vonesë dhe ende pa e nisur punën mirë ka pasur dorëheqje nga gjykatësit serbë.Megjithatë, edhe kjo marrëveshje nuk ka kaluar pa kritika. Këtu në veri, pos këtyre që ka përmendur kryesuesi i KGJK-së, do të funksionoj një Gjykatë e Apelit, e që do të trajtoj vetëm ankesat për pjesën veriore të Kosovës. Kujtojmë se shkalla e dytë e Gjykatës, ajo e Apelit, funksionon si një e vetme për të gjithë Kosovën, kjo bazuar në Kushtetutën e Kosovës, që përcakton funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Por, sa do të arrijnë të menaxhojnë punën këta prokurorë e gjyqtarë në veri, ku sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ka funksionuar për 18 vjet?
2017-ta do të mbahet mend për raste me interes për publikun që u mbyllen nga Gjykata, pengesa të vazhdueshme për gazetarët që raportojnë nga gjykatat e Kosovës dhe vazhdimin e mos publikimit të aktakuzave nga Prokuroria.
Me këto sfida e vështirësi do të vazhdon të përballet sistemi i drejtësisë edhe në 2018.
Por, ky vit gjithashtu do të kaloj në vëmendjen e të gjithëve sa i përket nisjes së punës të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Në fakt, nuk kishin mbetur as 10 ditë deri në fund të vitit 2017 dhe për disa orë, Kuvendi që i kishte thënë PO kësaj gjykate në vitin 2015, u sprovua nga iniciativa e tri partive më të mëdha të koalicionit qeverisës për shfuqizimin e ligjit për të.
Iniciativa dështoi, por për rrezikun që do ti sillte Kosovës një veprim i tillë, me një fjalor që rrallë dëgjohet folën dy ambasadorë që nën ethe po ndiqnin nga afër zhvillimet në Kuvend.
Gjykata, tani plotësisht funksionale mbetet në pritje të akteve akuzuese të prokurorit amerikan David Schëendiman, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Rama poston fotot, shihni transformimin e pabesueshëm të Cërrikut

Rama poston fotot, shihni transformimin e pabesueshëm të Cërrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

May 9, 2026
Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

May 9, 2026
LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

May 9, 2026
Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

May 9, 2026
Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

May 9, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 10 maj 2026

May 9, 2026
LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

May 9, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Kur delet i qeth i njëjti bari

May 9, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

May 9, 2026
Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In