• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtësia/Kolegji i Pavarur rrëzon pretendimet e Tom Ndrecës për Vetting-un

by Java News
05/01/2019 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në vendimin e arsyetuar të Kolegjit të Pavarur të Apelimit, pretendimet e ish-gjyqtarit të lartë Tom Ndreca për cënim të të drejtave u konsideruan si të pabaza ndërsa vendimi i KPK u kritikua për disa pasaktësi në gjykim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u kritikua për disa aspekte dytësore në çështjen e subjektit të rivlerësimit Tom Ndreca ndërsa iu dha të drejtë në tërësi për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra për dy nga tre kriteret e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në vendimin e zbardhur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, [link vendimi] vlerësoi se shpenzimet e pambuluara me të ardhura të ligjshme nga Ndreca, të vlerësuara nga KPK në masën prej afro 1.4 milionë lekë për periudhën 2003-2016, në fakt sipas një rivlerësimi të KPA janë në masën 2 milionë lekë. Ndreca pretendonte se diferenca duhej të dilte më e ulët, mbështetur kjo në disa supozime mbi konsumin minimal të domosdoshëm për familjen e tij. Por Apeli pranon si të mirëqenë vlerësimin e KPK bazuar në parimin no reformatio in peius që do të thotë se apelimi nuk mundet ta rëndojë më tej figurën e subjektit rivlerësues.

Rivlerësimi në dy kritere

Ndreca, ashtu si edhe disa subjekte të tjera rivlerësimi, janë ankuar në apel me argumentin se KPK nuk i ka rivlerësuar në të trija kriteret, por ka ndërprerë hetimin administrativ pasi ka krijuar bindje të brendshme për rrëzimin e tij në dy kritere, rivlerësimi i pasurisë dhe pastërtia e figurës. Vendimin e ndërprerjes së hetimit pa kaluar te kriteri i tretë, ai i aftësive profesionale, Ndreca e konsideron si prezumim fajësie, dhe si të tillë, mendon se kjo përbën shkelje të të drejtave të tij kushtetuese për gjykim të drejtë. Kolegji i Apelimit e rrëzoi pretendimin duke argumentuar se KPK ka të drejtë të ndërpresë hetimin administrativ pasi krijon bindjen se subjekti nuk kalon në një apo dy prej tre fushave të rivlerësimit. Sipas KPK, ky krijim bindjeje nuk përbën prezumim fajtor për shkak se KPK ka të drejtë të rihapë hetimin në rast se nga seanca dëgjimore mësohen fakte që ndryshojnë vlerësimin fillestar. Kolegji thekson se rivlerësimi për të trija kriteret është i domosdoshëm në rastet kur subjekti është i përshtatshëm, ndërsa e drejta e KPK për ndërprerjen e hetimit administrativ pas vlerësimit në një apo dy kritere është e arsyeshme për shkak të parimit të eficiensës gjyqësore.

“Kolegji gjen me vend të nënvizojë një qëndrim tashmë të mbajtur edhe në çështje të tjera të ngjashme të shqyrtuara prej tij, i cili mbetet i njëjtë në vlerësimin edhe të trupit gjykues që gjykon këtë çështje dhe mbështet qëndrimin e mbajtur prej Komisionit për këtë aspekt duke e konsideruar si të rregullt procesin e rivlerësimit të mbështetur edhe në më pak se tre komponentë,” thuhet në vendimin e KPA.

Problemi me kunatin

Ndreca u gjet i papërshtatshëm për të mbajtur postin e gjyqtarit për shkak se kunati i tij ishte hetuar “prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ndreca pretendoi se nuk e kishte kuptuar përkufizimin e dhënë nga ligji i vetingut për “lidhje me krim të organizuar”, pasi kunati i tij ishte arrestuar por hetimet ndaj tij ishin pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Për rrjedhojë, ai nuk e kishte parë të arsyeshme të deklaronte hetimin e kunatit në deklaratën e pastërtisë së figurës.

KPA argumentoi se për sa kohë ndaj personit të hetuar nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë për ta nxjerrë të pafajshëm, detyrimi i Ndrecës ishte që ta deklaronte ngjarjen.

“Pretendimi i subjektit të rivlerësimit se ai nuk e ka deklaruar këtë kontakt sepse nuk ka pasur të njëjtin kuptim për zbatimin e dispozitave të cituara më lart, në vlerësimin e trupit gjykues gjendet i pajustifikuar si një pretendim ligjor, pasi mbrojtja për mosnjohje të ligjit nuk i ofrohet asnjë shtetasi në Republikën e Shqipërisë, aq më pak një shtetasi me njohuri të posaçme në fushën përkatëse, siç është gjyqtari i Gjykatës së Lartë,” shkruhet në vendimin e KPA.

Next Post
Perandoria Osmane përmes fotove të vjetra

Perandoria Osmane përmes fotove të vjetra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In