• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Drejtësia”, fjala që  mungon tek fjalori i Metës

by A R
12/12/2015 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Kartolina e djeshme e Ilir Metës për 25 vjetorin e PD, nuk më erdhi surprizë. Bile prisja që ai të ishte edhe në pritje. Por si duket një vit animozitete mes tij dhe Bashës kanë lënë pasojat e tyre. Ajo që më befasoi dje në kartolinën e Metës për Selinë Blu ishte thelbi i përmbajtjes. Ai i bënte thirrje për nxitjen e reformave që çojnë Shqipërinë drejt Evropës. Dhe asnjë fjalë për të vetmen reform në fakt që ne na fut në Evropë: atë në drejtësi.

Kjo sepse vetë Ilir Meta nuk ka thënë ENDE asnjë fjalë në emër të tij dhe partisë së tij se çfarë pozicioni ka lidhur me këtë reformë. Pak javë më parë Komisioni i Venecias i’u referua LSI si një pozicioni opozitar ndaj kësaj reforme. Kjo, edhe për faktin se grupi parlamentar i Metës dërgoi në Venecia një draft më vete me arsyetime, vërejtje, kundërshti dhe propozime për reformën në drejtësi. Ndryshimi i vetëm në qeveri i vjeshtës, ishte pikërisht ministri i Drejtësisë, Naço i LSI, i cili dha si një nga arsyet kryesore të ikjes, mungesën e bashkëpunimit me mazhorancën për këtë reformë. Sot kjo arsye e Naços përkthehet pak më ndryshe. Mesa duket Naço kishte bashkëpunuar më SHUME sesa duhet me qeverinë sesa me partinë, për këtë çështje.

Kjo shpjegon faktin se shumë nga emërimet e Naços u goditën nga ministri i ri i drejtësisë, i cili u duk sikur do të merrte në dorë situatën dhe do ngjitej në krye të reformës për drejtësi. Por kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi. Duket se ndërkombëtarët i kanë bërë të qartë edhe Metës se duhet t’i rrijë larg reformës në drejtësi, siç po i rrin edhe PS. Se ajo ose do të votohet kështu, ose Shqipëria do të rrezikojë izolimin afatgjatë nëse partitë politike do t’i kundërvihen kësaj reforme. Për të cilën LSI ka vërejtje të rënda siç është për shembull ajo e ndërprerjes së parakohshme të mandateve, një gjë që sipas tyre e kundërshton edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Njëlloj mendon edhe Presidenti i Republikës dhe Partia Demokratike. Por këto nuk janë të vetmet gjëra për të cilat bie dakort PD dhe LSI.

Të enjten në Top Story dy eksponentë të PD theksuan tezën e opozitës se edhe për reformën në drejtësi, por edhe për dekriminalizimin, duhet një parlament tjetër. Zyrtarë të lartë të LSI dhe grupit të saj parlamentar, në kushte anonimiteti pohojnë të njëjtë gjë. Deri diku ka sens: se një parlament nuk mund të dënojë veten e tij. Pra deputetë të inkriminuar s’mundet të ngrenë dorën e të votojnë këto ligje. Do të ishte amorale. E vërtetë. Por që kjo tezë teorike të ishte e vërtetë, në fakt për këto ligje nuk do të kishte hiç nevojë. Dhe ja ku bazohet zgjidhja që jep PD: të votojë Sovrani, pra populli. LSI e mbështet këtë tezë në heshtje. Për momentin.

Por arsyet përse LSI dhe PD mendojnë njësoj për këtë çështje, nuk dihet nëse bazohen në të njëjtën motive. PD deri diku është në të “drejtën hyjnore” të kërkojë çdo mjet për të çuar vendin në zgjedhje, qoftë edhe duke kundërshtuar reformën në drejtësi, po cili është për këtë çështje pozicioni i LSI?

Siç tregoi edhe në kartolinën për 25 vjetorin e PD, Meta ende nuk artikulon asgjë lidhur me pozicionin e LSI për reformën  në drejtësi. Dhe meqë një gjykim i shëndoshë duhet bazuar mbi faktet dhe jo mbi hamendjet, Meta ç‘është e vërteta kur vjen për të folur flet troç. Siç foli pak ditë më parë kur kërkoi zyrtarisht një reformë: atë Elektorale.

Për të cilën PS zgjodhi ti përgjigjej protokollisht me një letër të Ruçit, mu si për të vërtetuar dyshimet që partia e madhe e koalicionit qeverisës ka ndaj këtyre lëvizjeve të Metës, i cili duket nuk është i qetë. Dhe qetësinë mesa duket nuk ja kthejnë dot, as ndryshimet në qeveri. Të gjitha këto fakte të analizuara thjesht dhe pa shumë ndërlikime, të çojnë në përfundimin se Metën e shqetëson reforma në drejtësi, për arsyet që i di ai. Se sot LSI dhe PD janë dakort në më shumë se një pikë për këtë reform dhe ligje të tjera dhe se për të dyja partitë, dukshëm zgjedhjet janë një skenar më i pranueshëm. Së paku kjo, nga mesazhet direkte apo indirekte që LSI po jep. Gjithsesi gjithçka mund të jetë një lojë nga ato që i ka shumë qejf skraparlliu i fortë dhe malësor (siç ka qejf të portretizohet, megjithëse në fakt është lindur e rritur në Tiranë), për të nxitur dhe mbyllur para zgjedhjeve një debat për primin. Sepse nuk dua ta besoj që Meta do ta përdorte këtë debat për të hapur në fakt një sherr me PS, me pasojë zgjedhjet e parakohshme në mars. Ashtu si, dhe kur i do edhe PD. Pa kaluar reformën në drejtësi, ashtu siç e kërkojnë amerikanët.

Në këtë rast, as primi dhe as dreqi nuk do ta shpëtonin LSI nga hakmarrja e të majtëve dhe e ndërkombëtarëve.

Next Post

Haradinaj në protestë: Mali i Zi nuk e do tokë tonë, e pushtetarët po i thonë merre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In