• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia e re që shijohet dhe mallkohet nga Rama dhe Berisha

by Mero Baze
03/11/2023 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lajmi I parë sot herët në mëngjes ishte një postim I Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien, me ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe kreun e SPAK Altin Dumani. Postimi i quante mbresëlënëse arritjet e Reformës në Drejtësi në Shqipëri duke ju referuar bilancit të SPAK.
Postimi pasonte disa lajme të prodhuara nga Uashingtoni për zbarkimin e gjithë drejtuesve të SPAK atje dhe takim me gjithë agjencitë ligj zbatuese të SHBA dhe u pasua po nga lajme të tjera.

Jim O’Brien është një nga diplomatët më me përvojë të SHBA që është marrë gjatë me Kosovën dhe Shqipërinë. Para kësaj detyre ai ishte përgjegjës për Departamentin e Sanksioneve në Departament të Shtetit, ose thënë më shqip, të njeriut që shpall listën e personave “non grata”.

Dhe kur I shikon këto të gjitha bashkë, vizatën e gjithë prokurorëve të SPAK në SHBA, mbështetjen direkte  dhe të personalizuar për Dumanin, e kupton reagimin e egër të përditshëm të Berishës kundër atij që ai e quan SKAP, dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që lavdërohet me Reformën në Drejtësi.

Dëshpërimi I Sali Berishës më shumë se sa nga suksesi I SPAK, vjen nga mbështetja e SHBA për të.

Problem që ai ka, është se SPAK dhe SHBA, janë aleatë dhe I janë bashkuar dy armiq në një vend. Dhe po përpiqet ta çaj këtë rrethim duke u përpjekur të kompleksojë Edi Ramën duke I thënë se SPAK nuk po sulmon qeverinë, pasi komandohet prej Edi Ramës me shpresë se do të fillojë të ankohet dhe ai.

Edi Rama është akoma më i pamëshirshëm.  Ai nuk është gjahtar dështimesh por gjahtar suksesesh.

Ai është politikani  që në fakt SPAK i ka masakruar qeverinë dhe gjithë pushtetin e socialistëve. Janë pesë kryetarë bashkish në burg, tre nën hetim, deputetë, ministra zëvendëskryeministra dhe 90 zyrtarë të lart që janë në dyert e burgjeve, por nuk do të ndjehet I dëshpëruar.

Dhe ky  po tregohet dhe më I pamëshirshëm me Berishën në këtë debat. Në vend të bëj si Berisha dhe të ankohet për goditjet e SPAK, ai lavdëron SPAK, e mbështet në çdo goditje ndaj tij dhe akoma më shumë sot e konsideroi Reformën në Drejtësi, një vepër të Partisë Socialiste.

Ajo fotografia në Uashington, nëse Berishën e dëshpëron, këtë e motivon për ta përvetësuar si meritë të tij.

Reforma në fakt ishte një iniciativë e Partisë Socialiste e mbështetur nga SHBA dhe BE të cilët detyruan në fund dhe Partinë Demokratike ta mbështeste.

Në këtë aspekt askush nuk gënjen.

Berisha ka të drejt kur ndjehet I pafuqishëm që ja morën pushtetin që kishte në drejtësi dhe e përballin me dyert e burgut. Aq me tepër kur shikon se si ata që e gjykojnë dhe hetojnë dhe ata që e shpallën “non grata” janë bashkë në një foto që në mëngjes.

Në mentalitetin e Berishës dhënia e votës për Reformën në Drejtësi është si “dhënia e Besës” nga anët e tij, që ai nuk duhet të prekej dhe gjithë tërbimi buron nga ajo që e quan besëprerje.

Edi Rama nuk e ka këtë problem. Ai përpiqet të krenohet politikisht që Reformën në Drejtësi e bëri Partia Socialiste, pasi iniciativa e tyre është.

Problemi është se socialistët janë në provë deri ku do të përballojë “Republika” e tyre “Republikën e prokurorëve”, e cila është e vetmja rrezik për të zhbërë pushtetin e tyre.

Një një krahasim ekstrem  socialistët I ngjajnë dikujt që po përdhunohet, por ka vendosur ta shijojë dhe jo të ankohet, pasi e di që nuk ka shpëtim.

SHBA dhe BE kanë po ashtu të drejtën që u ka dhënë vet politika shqiptare të kontrollojnë rezultate e kësaj reforme, për të standartizuar vendin me standardet e një drejtësie perëndimore.

Dhe ndjehen të kënaqur që Reformën në Drejtësi  e bënë socialistët, e votuan demorkatët dhe e fituan ata.

Next Post
Berisha i ‘destabilizuar’ këtë të premte: Linda Rama futi në Parlament njerëz të armatosur

Berisha i 'destabilizuar' këtë të premte: Linda Rama futi në Parlament njerëz të armatosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com