• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia e re falas për qytetarët, ja kategoritë që përjashtohen nga tarifat gjyqësore

by Java News
01/10/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra qytetarë shqiptarë do të kenë akses falas në drejtësinë e re. Të gjithë shqiptarët që nuk kanë mundësi financiare do të përfitojnë ndihmë juridike falas, duke u përjashtuar nga të gjitha tarifat gjyqësore për padi civile, penale, administrative dhe për çdolloj çështje në raport me drejtësinë. Kështu parashikon projektligji i ri për ndihmën juridike.

Nisma është depozituar në Kuvend dhe vjen në kuadër të paketës së ligjeve që plotësojnë Reformën në Drejtësi. Ndihma juridike parashikon përjashtim nga të gjitha tarifat dhe shpenzimet gjyqësore, këshillim ligjor falas mbi çështjen, përpilim aktesh falas përpara organeve administrative dhe gjykatave shqiptare, përfaqësim ligjor falas pranë gjykatave vendase dhe përfaqësim falas pranë organeve për ekzekutimin e vendimit gjyqësore.

Do të përfitojnë ndihmë juridike personat që kanë të ardhura mujore nën pagën minimale, personat që janë të papunë dhe personat që marrin pension, nën vlerën e pagës minimale. Gjithashtu, do të përfitojnë personat, kur të ardhurat totale të familjeve të tyre nuk kalojnë më shumë se 500 000 lekë në vit. Ndërkaq, nuk mund të përfitojnë personat që kanë më shumë se sa një banesë, pavarësisht nëse i plotësojnë kushtet e mësipërme.

Në projektligj parashikohen edhe disa kategori të tjera që do të kenë akses falas në drejtësinë e re, për të kërkuar çdo të drejtë, të cilët ata pretendojnë se u takon me ligj. Konkretisht, do të përfitojnë personat që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe ata që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të pamundësisë fizike dhe/ose mendore sipas legjislacionit në fuqi.

Do të kenë akses falas në drejtësinë e re edhe viktimat e një vepre penale, të cilët kërkojnë të kompensohen nëpërmjet një padie civile, të miturit të cilët janë viktima të një vepre penale, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, viktimat e dhunës në familje etj.

Drejtoria për ndihmën juridike falas
Për të mundësuar zbatimin e projektligjit, është parashikuar ngritja e një drejtorie, e cila do të funksionojë në strukturën e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo drejtori asiston Ministrinë e Drejtësisë në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për ndihmën juridike falas dhe aktet nënligjore për zbatim të tij. Drejtoria koordinohet me Dhomën Kombëtare të Avokatisë për përcaktimin e kritereve për avokatët që ofrojnë shërbim ligjor në kuadër të ndihmës juridike, në përgatitjen e listës së avokatëve për ndihmën juridike falas duke përfshirë specializimet për aq sa është e mundur, vendos kriteret, në bazë të të cilave do të vlerësohet cilësia e shërbimit të ndihmës juridike si dhe vlerëson sistemin e ndihmës juridike.

Drejtoria gjithashtu administron dhe monitoron shpenzimet për ndihmën juridike, mban kontakte me drejtuesit e gjykatave të rretheve gjyqësore për evidentimin e të dhënave të vendimeve për ndihmën juridike falas, menaxhon buxhetin e dhënë për ofrimin e ndihmës juridike nga shteti, lidh kontratat e shërbimit me avokatët për ndihmë juridike, asiston qytetarët për plotësimin e formularëve për t’ju drejtuar gjykatave për kërkesat për ndihmë juridike falas, informon qytetarët për parashikimet e ligjit, mbledh të dhëna të anonimizuara për personat, që përfitojnë ndihmë juridike, kryhen pagesën e avokatëve për dhënien e ndihmës juridike, mbikëqyr shpenzimet për ndihmën juridike sipas parashikimeve të vendimeve gjyqësore etj.

Personat që kanë të ardhura mujore nën pagën minimale.
Personat që janë të papunë.
Personat që marrin pension nën vlerën e pagës minimale.
Personat kur të ardhurat e familjeve të tyre nuk kalojnë më shumë se 500 000 lekë në vit.
Personat që janë në skemën e ndihmës ekonomike
Personat që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të pamundësisë fizike
Personat që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të pamundësisë mendore.
Viktimat e një vepre penale, të cilët kërkojnë të kompensohen nëpërmjet një padie civile
në procesin penal ose në një proces civil;
Të miturit të cilët janë viktima të një vepre penale.
Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Viktimat e dhunës në familje.

Personit të cilit i është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim.

Ja procedura për të marrë ndihmë juridike falas

1. Personi që kërkon të marrë shërbimet e ndihmës juridike ka të drejtë të aplikojë pranë
Gjykatës së rrethit gjyqësor të juridiksionit të zakonshëm sipas kompetencave territoriale të parashikuara nga legjislacion procedural në fuqi.

2. Kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore të juridiksionit të zakonshëm caktojnë në
fillim të çdo viti kalendarik, personin përgjegjës nga administrata gjyqësore që të informojë dhe të asistoj qytetarët në plotësimin e kërkesës për t’ju drejtuar gjykatës për përfitimin e shërbimit të ndihmës juridike.

3. Personi kërkues parashikon në kërkesën drejtuar gjykatës, llojin e shërbimit të ndihmës juridike për të cilën paraqet kërkesën.

4. Personi kërkues duhet të paraqitet personalisht ose nga një përfaqësues, i autorizuar me prokurë, tek gjykata kompetente.

5. Kërkesa për shërbim për ndihmën juridike i nënshtrohet procedurave të gjykimit sipas parashikimit të procedurës civile dhe administrative.

6. Personat, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga ndihma juridike, duhet të vërtetojnë se përmbushin kriteret të përcaktuara në nenin 14 të këtë ligji, ose që i përkasin një nga grupeve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji, duke i bashkëngjitur kërkesës për dhënien e ndihmës juridike dokumentacionin përkatës.

7. Gjykata ka detyrimin të kërkoj dokumentet që mungojnë ose një deklarim ligjor dhe nëse ky dokumentacioni nuk paraqitet ose nuk bëhet deklarimi brenda afatit kohor përkatës, kërkesa rrëzohet.

8. Gjykata shpall vendimin brenda afatit 10 ditor ga paraqitja e kërkesës për ndihmën juridike të kërkuar nga personi, duke përcaktuar dhe pranimin e kërkesës për llojin e shërbimit të kërkuar.

9. Në rastet e refuzimit të kërkesave për dhënie të ndihmës juridike, ndaj vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim tek gjykata më e lartë, që është kompetente për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve ligjore. Vendimi i gjykatës është i ankimueshëm sipas parashikimeve dhe afateve ligjore.

10. Gjykata më e lartë shqyrton çështjen dhe shpall vendimin brenda afatit 10 ditor nga paraqitja e ankimit. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

11. Një kopje e vendimit të formës së prerë i dërgohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Drejtorisë së Ndihmës juridike./shqiptarja

a.ç

Next Post
Përplasja mes bandave, atentat me armë dy shqiptarëve në Itali

Përplasja mes bandave, atentat me armë dy shqiptarëve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In