• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia brenda nesh

by Java News
04/09/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Evarist Beqiri

Në historinë e njerëzimit, momentet më dramatike kanë qenë ato kur individët dhe shoqëritë janë vendosur përballë pyetjes themelore: Çfarë është e drejtë?! Pyetje që shpesh nuk gjen përgjigje në shpjegimet e ftohta të së drejtës pozitive, por në një ndjenjë më të thellë, që qëndron brenda ndërgjegjes njerëzore. Secili prej nesh ka një kod unik moral, që brezat ia trashëgojnë njëri-tjetrit prej shekujsh.

Në gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore, hierarkët nazistë u përpoqën të mbroheshin me arsyetimin e thjeshtë se “ne po zbatonim ligjin”. Kjo mbrojtje bazohej mbi konceptin formalist të së drejtës pozitive, se detyrimi për bindje ndaj urdhrit është më i fortë se çdo konsideratë tjetër morale. Prokurorët, nga ana tjetër, i dhanë botës një leksion të paharrueshëm: ligji nuk mund të ndahet nga morali. Ata argumentuan mbi parimet universale të së drejtës natyrore, duke pyetur: A kishin këta individë mundësi zgjedhjeje? A mund të justifikohet urdhri kur ai urdhër përmbys vetë thelbin e humanizmit?

Ky ishte një moment kyç për të drejtën ndërkombëtare. Aty u hodhën themelet e konceptit të përgjegjësisë së  “zinxhirit të komandës”, sipas të cilit jo vetëm ai që jep urdhrin, por edhe ai që e zbaton me veprime ose mosveprime, mban përgjegjësi për aktet kriminale. Ky parim, që mbron civilët në luftë, dhe që i dha kuptim nocionit të drejtësisë ndërkombëtare, u risoll dekada më vonë në gjykimin e Sllobodan Milosheviç për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Nuk ka ligj të vlefshëm që të shkelë dinjitetin njerëzor. Çdo individ ka përgjegjësinë që të mos i bindet një urdhri kriminal. Me fjalë të thjeshta, zinxhiri i komandës mbron disiplinën, por nuk mund të përdoret për të fshirë ndërgjegjen individuale.

Next Post
Zelensky: Takimi me Putinin është i nevojshëm, por jo në Moskë

Zelensky: Takimi me Putinin është i nevojshëm, por jo në Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In