• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia”/ Basha: Nuk pranojmë asgjë më pak se “rekomandimi 88”, Rama aleancë me krimin

by A R
25/06/2016 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha shprehu edhe njëherë vendosmërinë e forcës që drejton për të kundërshtuar miratimin e reformës në drejtësi pa implementimin sipas tij të plotë të rekomandimit 88 të venecias, apo “vendeve të rezervuara”. Sipas Bashës, opozita nuk mund të pranojë asgjë më pak se sa kaq.

“Plotësimi i kushtit të vetëm rekomandimi 88, për një drejtësi të pavarur nga mazhoranca aktuale. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se zbatimi i plotë i rekomandimit të arbitrit, që është Komisioni i Venecias. Zgjidhja është aty, e kemi formuluar, mënyrat format evropiane të implementimit 88. Asnjë argument nuk është paraqitur nga ana tjetër. Nëse kjo oligarki është e vendosur të sabotojë reformën në drejtësi apo ta shtyjë vendin drejt destabilizimit politik përmes delegjetimimit të parlamentit, opozita në zgjedhjet e ardhshme do kërkojë votën për një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias”, tha Basha.

Kryetari i opozitës i’u rikthye akuzave ndaj kryeministrit Rama për lidhje me botën e krimit. Ai tha se aleanca më e fortë është ajo e Ramës me krimin, që siaps tij merr vendimet për gjithçka.

“Përtej premtimeve të bukura, Edi Rama u shfaq para shqiptarëve si një politikan revanshist, i lidhur me botën e krimit qysh kur ishte në krye të bashkisë Tiranë. Ne e pamë dhe e prekëm që në fillim këtë vullnet të mbrapshtë, sepse ai kishte bashkuar nëpërmjet paktit të qelbësirave, njerëz të inkriminuar. Pakti me krimin para vitit 2013 filloi të japë rezultate menjëherë, promovimi i të inkriminuarve në parlament, tatime, dogana, polici dhe çdo zyrë shteti. 2.2 miliard euro para të shpërdoruara, zhvatura në 2 vite qeverisje.

Në një vend ku krimi merr vendimet për gjithçka. Doganat dhe tatimet janë kthyer në mburojë të evazionistëve. Në një vend ku krimi bashkëqeveris dhe është aleati më i besuar i kryeminsitrit Rama, nuk kemi çfarë të presim më shumë se papunësi, dëshpërim, depresion, si asnjëherë më parë. Denoncimet tona dolën në dritën e diellit dhe para opinionit ndërkombëtar”, tha Basha.

Next Post

Petkoviç: Jam me fat që e kam Xhakën në ekip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In