• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejt zbardhjes së plotë vrasja e Renato Hoxhajt, shpallet në kërkim edhe një shtetas rumun

by A R
04/08/2025 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje që ka ndodhur më 27 korrik në lagjen “Hajro Çakërri”.

Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar rumun, me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e krimeve kundër personit.

“Për këtë shtetas është lëshuar urdhër arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njoftoi drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, sot më 4 gusht.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje është ndaluar me iniciativë të policisë 37-vjeçari Eris Mehmeti në muajin prill. Ai u kap për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Ndërkohë më 1 gusht u arrestua edhe Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç për vrasje me paramendim. Ai dyshohet se lëvizi autorin e ngjarjes me makinë.

Ndërkohë nën hetim është edhe një 26-vjeçar me iniciale I.S. Ai është vënë më parë në pranga për shitje të lëndëve narkotike, por policia po vijon punën për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Renato Hoxhaj, i cili më herët ka mbajtur emrin Alfred, u vra mëngjesin e 27 prillit sapo la banesën e tij.

Viktima nuk rezultonte një person me precedent, por pavarësisht kësaj hetimet zbuluan se ai kishte lidhje me një grup kriminal në qytetin e Vlorës.

Kjo është dhe pista kryesore ku policia dhe prokuroria është përqendruar për identifikimin e autorit dhe personave që organizuan vrasjen e Renato Hoxhajt.

Next Post
Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja

Plagosen 11 futbollistë në Serbi, u goditën nga rrufeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In