• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejt shkencave ekzakte, Meta: Të nxisim të rinjtë

by A R
17/04/2018 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadrin e Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë, vizitoi dje Fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të zhvilluar një bashkëbisedim me pedagogë e studentë të këtij Fakultetit, me fokus promovimin e burimeve natyrore të vendit, nxitjen e turizmit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit. Presidenti Meta shprehu vlerësim për arritjet dhe kontributet e këtij Fakultetit për përgatitjen e mijëra specialistëve që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shumë veprave strategjike me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë bashkëbisedimit me pedagogë e studentë, Presidenti Meta shprehu keqardhje që tranzicioni i dha goditje të forta lëvrimit të disiplinave shkencore të këtij Fakulteti dhe shkencave ekzakte në tërësi.

Kreu i Shtetit theksoi se ky Fakultet meriton një vëmendje dhe mbështetje më të madhe në përmirësimin e infrastrukturës akademike, në përditësimin e kurrikulave dhe nxitjen e kërkimit shkencor në funksion të tendencave teknologjike e inovacionit, nevojave të ekonomisë, si dhe kërkesave të tregut të punës. “Në këtë kontekst duhet të nxisim më tepër brezin e ri, sidomos nxënësit ekselentë, të ndjekin studimet në këto shkenca ekzakte që iu japin atyre mundësinë, jo thjesht të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, por edhe për pasur një profesion të sigurt dhe një punë të mirëpaguar”, – tha Kreu i Shtetit. Gjithashtu Presidenti Meta vlerësoi si shumë të rëndësishme “menaxhimin racional dhe eficient të pasurive natyrore dhe nëntokësore, sepse ato janë të shterueshme dhe me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nuk duhet të harrojmë që zëri i mineraleve dhe lëndëve djegëse përbën rreth 20% të eksporteve shqiptare në varësi të dinamikës së çmimeve të tregut ndërkombëtar”, – tha Presidenti Meta. Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti nënvizoi rëndësinë madhore që projekti i gazsjellësit TAP ka, jo vetëm për gazifikimin e vendit, por edhe për fuqizimin e rolit gjeostrategjik të Shqipërisë në rajon. Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Meta vlerësoi se roli i Universiteteve, siç është rasti i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe atij Bujqësor, është vital në përgatitjen e burimeve njerëzore për fuqizimin e sektorëve më potencialë ekonomikë dhe rritjen e eksporteve të vendit./a.m.

Next Post
VIDEO/ Berisha i revoltuar, përplas dorën në tavolinë në mbledhjen e opozitës

Debatet në grup/ Mungon Basha, Berisha merr rolin e 'kryetarit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In