• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE drejt shfuqizimit të parimit të unanimitetit, lajm i mirë për Shqipërinë

by A R
26/03/2018 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania mbështet propozimin e Jean Claude-Juncker që në çështjet e politikës së jashtme BE të mos ngecë në parimin e unanimitetit. Kjo reformë mund të prekë edhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka kërkuar së fundmi forcimin e pozicioni të BE në çështjet e politikës së jashtme në botë.

„Ne kemi qenë një kohë të gjatë jo të aftë për politikën botërore. Por rrethanat aktuale bëjnë që ne të përpiqemi më shumë për aftësinë tonë në politikbërjen botërore.”

Europa duhet të bëjë më shumë për të ruajtur interesat e saj, kërkon kreu i KE.

Konkretisht Juncker synon që në të ardhmen BE në çështjet e „politikës së jashtme të butë” të mos fiksohet tek parimi i unanimitetit, pra që të gjitha vendet e BE të bien dakord për një çështje të caktuar. Sipas Juncker-it, „detyrimi i unanimitetit na bën të mos e arrijmë aftësinë e politikës së jashtme në botë.”

Gjermania pro Juncker

Ndërkohë të shtunën (24.03) prononcohet edhe Gjermania mbi këtë propozim të Junckerit. Ministria e Jashtme gjermane e mbështet propozimin e Jean-Claude Juncker për çështjet e politikës së jashtme është shprehur ministrit i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) për revistën „Spiegel”.

Roth ka thënë se „parimi i unanimitetit ua bën të lehtë atyre që duan të fusin nga jashtë një mikrob ndarës në BE.”

Mbështetje Roth-i merr nga zëdhënësi për çështjet e politikës së jashtme i Unionit CDU/CSU në Bundestag, Jürgen Hardt (CDU), i cili e pranon një reformë të tillë.

„Vendimet me shumicë do të ishin një zgjerim i mençur i politikës së jashtme europiane, dhe do të rrisnin aftësinë vepruese të BE”, ka thënë Hardt për „Spiegel”.

Junckeri, i cili këtë propozim e bëri për herë të parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, ka kërkuar në vend të unanimitetit një shumicë të cilësuar për vendimet e politikës së jashtme.

Reforma mund të prekë edhe Ballkanin Perëndimor

Ndërsa komisioneri i BE për zgjerimin, Johannes Hahn mund ta përfytyrojë praktikimin e këtij ndryshimi tek negociatat e anëtarësimit. Në vazhdën e negociatave të anëtarësimit jo patjetër duhet të gjitha vendimet të merren në formë unanime në BE, ka thënë ai po për revistën „Spiegel”.

Me shfuqizimin e parimit të unanimitetit mund „lehtësohet rruga teknike”. Sipas tij, vetëm „vendimi final”, pra anëtarësimi „që është kaq fundamental do të duhej të mbetej vendim unanim.”

BE ka paraqitur së fundmi strategjinë e re për Ballkanin, duke i ofruar Serbisë e Malit të Zi një vit konkret për anëtarësimin, vitin 2025, por ka hapur perspektivën për anëtarësim më të shpejtë edhe për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, kjo nëse plotësohen kushtet dhe reformat e duhura në këto vende./DW/a.m.

Next Post
VIDEO/ Momentet kur policët sulmohen me hanxhar

VIDEO/ Momentet kur policët sulmohen me hanxhar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In