• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Drejt reformës pa fanfara

by Aalison Pearse Stevens
22/08/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Kush kujton javën para 21 korrikut (duket sikur kanë kaluar gjashtë muaj), e ka ende të gjallë elektrizimin dhe tendosjen që pësoi ambjenti politik dhe mediatik në Tiranë. Duheshin 94 vota për reformen në drejtësi dhe ato nuk i kishte asnjëra nga palët. Të paktën në letër. Hyrja e fuqishme e ambasadës amerikane në lojë, në orët e fundit para votimit dhe presioni i shtuar i europianëve, bënë që Lulzim Basha të hapte rrugë dhe që i gjithë Kuvendi të votonte një projekt që tani pritet të bëhet funksional nga miratimi i një liste ligjesh që prekin prokurorinë speciale, vetingun dhe forumet e tjera të larta të sistemit të ri të drejtësisë.

U duk sikur parlamenti, e bashkë me të e gjithë shoqëria, u shtendosën pas votimit të 21 korrikut. Të gjithë i kthyen sytë nga deti me një dëshirë të tillë, saqë pakkush nga politikanët qëndroi në Tiranë gjatë gushtit, me përjashtim të anëtarëve të komisionit të reformës. Bashkë m

Ky vaakum u përpoq të mbushej disi me disa fabula dhe gjysëm-fabula, më shumë të sajuara sesa të vërteta. E para ishte e ajo e presidentit që nuk dinte ç’të bënte me Këshillim e Emërimeve në Drejtësi. Përplasja e dispozitës kushtetuese me ligjin e munguar që përcakton procedurat konkrete, bënë që kreu i shtetit ta humbasë të drejtën për të shpallur kandidaturat e KED. Zhvillimi i dytë ishte ai i një debati për shkeljen eventuale të lirisë së shtypit, me rastin e ruajtjes së sekretit hetimor, gjatë punës së prokurorisë speciale. Një debat në thelb bosh, ku shumica u konformua, më shumë e kompleksuar nga “ekstremistët e konsensusit” të LSI, sesa nga vetë përmbajtja e nenit të famshëm 13.

Dhe së fundi, më e rëndësishmja nga të treja këto zhvillime verore, ishte negociata pas perdeve për vetingun. Për fatin e mirë të Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, ligji i vetingut është shkruar thuajse i gjithi nga ndërkombëtarët. Të cilët ishin edhe oponenca e vërejtjeve të opozitës për vetingun. Rezultati ishte i qartë: pjesa më e madhe e listës së gjatë të propozimeve të PD u konsideruan në konflikt me esencën e procesit të vetingut. Gjasat janë që edhe këto orë të mos sjellin përmbysjen e këtij ligji, i cili në fakt është pika e gravitetit e të gjithë reformës në drejtësi.

Java ku po hyjmë, deri në orët e fundit të muajit gusht, do të jetë përcaktuese për këmbën me të cilën reforma në drejtësi do të hyjë në skenën shqiptare. Rrethana kryesore që e lehtëson procesin e miratimit të ligjeve që do t’i japin asaj jetë, është se tashmë do të duhen vetëm 84, e jo 94 vota. Që do të thotë se në rast kolapsi taktik nga secila palë në Kuvend (mund të imagjinohet lehtë se cilët janë më të prirur për ta bërë këtë), shumica prej 84 votash është gjithsesi më e lehtë se ajo prej 94 votash. Fundi i gushtit do të shënojë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Këtë rradhë pa fanfara, duartrokitje dhe shpresohet…as edhe tension.

Tashmë të gjithë janë pajtuar me faktin se reforma në drejtësi, nga mundësi është kthyer në realitet. Priten vetëm dorëheqjet e para brenda sistemit, të cilat thuhet se do të jenë jo të pakta. Natyrisht në formën e “protestës” për shkeljen e të drejtave e lirive kushtetuese, personale apo familjare. Bëhuni gati ta dëgjoni shumë shpesh këtë frazë në javët e ardhshme.

Next Post
Prifti britanik dëbohet nga Kosova, arrestohet në Londër

Prifti britanik dëbohet nga Kosova, arrestohet në Londër

Comments 3

  1. Milena says:
    10 years ago

    Sa I lumtur ndjehet Skenderi,qe fati I mire,ndjek Fatmirin dhe Ramen.Lum si ti more Skender.

    Reply
  2. Ditmir says:
    10 years ago

    o Minxhozi, le nam!!
    Je pale me qeverine dhe maxhorancen ne cdo rast, ne cdo artikull. E kam vene re me kujdes, ne asnje rast nukke shprehur kritika te mirfillta, maksimumi ke shprehur keqardhje. Ore, mire mund ti shmangesh ketyre objeksioneve duke thene se nuk je gazetar, po intelektual je ti? Ke pak ndergjegje intelektuali? Une nuk besoj te keshe sadopak, ndryshe do kishe qene gjithnje kritik me pushtetin, pavaresisht bindjeve politike, siç ben nje intelektual i mirefillte. Po ndergjegje qytetare ke? Kur sheh qe administrata publike eshte inekzistente, kur shikon qe shkolla po degjeneron dita dites, kur veren qe klientelizmi politik ka arrite kulmin e bashke me te shkembimi i votes dhe punesimi ne administrate i militanteve, kur forcat e rendit blihen nga narkotrafiku dhe siguria eshte ne nivelin 0, kur niveli i jeteses ne qytetet tona eshte i krahasueshem me vendet e botes se katert, kur pushtetaret abuzojne rendeshem me gjithe cfare kane ne dispozicion duke arritur sa ne mes te Tiranes te shrytezojne te miturit dhe njerezit ne nevoje, kur morali i shoqerise qelbet, nuk mendon se ka vend per te kritikuar? I paperkufizueshem.

    Reply
  3. Ilir says:
    10 years ago

    Minxhozi!! Leri sterhollimet e bej punen per te cilen ke marre licencen (i leme pretendimet qe mund te keshe si gazetar). Ku eshte lajmi per reportazhin i BIRN nga Landfilli i Sharres? S’ka gjurme fare, apo po verifikoni vertetesine??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In