• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejt përfundimit loti 3 i Elbasan-Banjë, Balluku: Aksi i rëndësishëm, lidh 7 fshatra

by Java News
10/05/2019 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet në lotin numër 3 të segmentit rrugor Elbasan-Banjë janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt banorët e shtatë fshatrave që përfshinë ky aks do të kenë një rrugë me standarde europiane. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, SonilaQato ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve.

“Ky objekt përbëhet nga vepra arti të mëdha që është ky vijadukti me gjatësi 258 metra dhe ura e Sulovës me gjatësi 244 metra. Siç e shohim këtu punimet e nënstrukturës dhe të mbi strukturës deri në shtresën e asfaltit kanë përfunduar. Pjesa tjetër, nga ura e Sulovës deri në urën e Mollasit, ka përfunduar shtresa e binderittotalisht, mbeten pa u përfunduar vetëm shtresat asfaltike, shtresa asfalto-betonit edhe punimet e sinjalistikës dhe ndriçimit rrugor në zonat e banuara”, bëri të ditur inxhinieri i ARRSH-së.

Nga ana e saj, drejtoresha Qato tha se vlera e investimit është 1.3 miliardë lekë, të akorduara nga Buxheti i Shtetit dhe se punimet pritet të përfundojnë brenda afatit të parashikuar. “Bëhet fjalë për një investim në masën 1.3 miliardë lekë nga ana e Buxhetit të Shtetit në të cilin parashikohet ndërtimi i 8.5 kilometrave rrugë, pjesë e ndërtimit do jenë ndërtimi i dy vijadukteve përgjatë gjithë këtij segmenti i cili lidh fshatin Gostinë me fshatin Mollas dhe ky është një investim të cilin kompania së fundmi është duke ecur me ritme të mira dhe ne pretendojmë që ta përfundojmë brenda afateve”, tha Qato.

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se aksi në fjalë është i rëndësishëm pasi lidh shtatë fshatra duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti është pjesë e strategjisë së qeverisë për të krijuar një rrjet rrugor i cili lidh në mënyrë më të shpejtë dhe më të shkurtër komunitetet.

“Shpresoj shumë që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt pasi është e rëndësishme në koneksionin që i bën shtatë komuniteteve nga Gostina deri në Mollas. Kemi shtatë fshatra të cilat lidhen dhe sigurisht kjo rrugë çon dhe në Kuçovë kështu që në kuadër të strategjisë së qeverisë shqiptare për të krijuar një rrjet rrugor i cili konekton, lidh komunitetet në mënyrën më të shpejtë dhe më të shkurtër, ky është një projekt që e jetëson këtë premtim të qeverisë dhe shpresojmë që të mbarojë sa më shpejt dhe të dorëzohet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Balluku.

Aksi në fjalë ka një gjatësi prej 8.5 kilometra dhe deri më tani kanë përfunduar 82 përqind e punimeve.

Next Post
Zyrtare, nga sot nuk ka më lojëra fati në Kosovë

Zyrtare, nga sot nuk ka më lojëra fati në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In