• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Drejt normalizimit të marrëdhënieve, Erdogan viziton Rusinë pas “ftohjes” me perëndimin

by A R
08/08/2016 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Rusisë gjatë kësaj jave, në udhëtimin që shihet gjerësisht si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e dyzuara që prej rrëzimit të avionit rus nga ata turq në fund të vitit të kaluar, ndërkohë që marrëdhëniet me aleatët tradicionalë si Shtetet e Bashkuara apo Europa po tregojnë tendosje në rritje pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit.

Vizita e së martës në Shën Pjetërburg, për bisedime me homologun rus Vladimir Putin, do të jetë e para e Erdoganit jashtë vendit që prej “puçit” të 15 korrikut, gjatë të cilit një grup oficerësh ushtarakë turq – të konsideruar tradhtarë nga autoritetet turke, – u përpoqëm të merrnin pushtetin duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke në një natë të dhunshme gjatë së cilës mbetën të vdekur 270 persona.

Turqia dhe Rusia, të cilat nga ana e tyre e përshkruajnë njëra-tjetrën si partnere strategjike, janë përfshirë në një përkeqësim marrëdhëniesh. Rusia nga ana e saj ndërpreu shitjen e paketave turistike drejt Turqisë, si dhe vendosi një embargo të importeve agrikulturore duke i dhënë një goditje vendit mesdhetar; ndërkohë që Moska pagoi çmimin e saj, pasi mosmarrëveshjet bënë që Turqia të braktiste një gazjellës rus në këmbim të projekteve të tjera fitimprurëse.

Kjo është arsyeja që Erdogani dhe Putin janë të interesuar në sheshimin e kësaj grindjeje dhe rigjallërimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare, një proces që nisi që prej qershorit me ndjesën e Ankarasë për rrëzimin e avionit luftarak rus, e cila po largohej pas bombardimeve të kryera në Sirinë fqinje.

“Kjo do të jetë një vizitë historike, një rifillim i ri. Në bisedimet me mikun tim Vladimir, besoj se një faqe e re e marrëdhënieve tona do të shënohet. Vendet tona kanë shumë për të bërë së bashku”, tha Erdogan gjatë një interviste për agjencisë ruse të lajmeve “Tass” raporton tch.

Gjithsesi, disa dallime themelore mbeten në fuqi. Rrëzimi i avionit rus në nëntor, të cilin Putin e përshkroi si një “thikë pas shpine”, erdhi pas tensioneve në rritje mbi Sirinë, ku Moska dhe Ankaraja mbështesin palë të kundërta të konfliktit civil mbi 5-vjeçar. Asnjë prej vendeve në fjalë nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Sirisë, ndaj dhe çështja mund të rezultojë sërish një pikë e vështirë.

Vizita e Erdoganit në Rusi vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Turqisë me aleatët tradicionalë janë lëkundur së fundi që prej grushtit të dështuar të shtetit në Ankara, pas të cilit janë arrestuar dhe burgosur afro 18 mijë njerëz, ndërsa mijëra të tjerë janë pezulluar apo shkarkuar nga postet e tyre, mbi dyshimet se janë të lidhur me lëvizjen e klerikut mysliman Fethullah Gulen, që jeton në ekzil të vetimponuar në SHBA.

Qeveria thotë se Guleni, një ish-aleat i Erdoganit, është orkestruesi i grushtit të shtetit, ndaj dhe ka kërkuar ekstradimin e tij. Uashingtoni nga ana e tij ka kërkuar për prova të përfshirjes së klerikut, ndërsa thotë se procesi i ekstradimit mund të lejohet të vijojë rrugën e tij. Megjithatë, Gulen mohon çdo lloj përfshirjeje në atë tentativë “puçi”, të cilin madje edhe e dënoi./a.m.

Next Post

Shqipëria turisitke sipas një çifti të moshuarish gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In