• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Drejt një viti të ri plot dilema (por edhe shpresa)

by S M
31/12/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Si do të jetë 2017-a?! Ja një ekuacion me shumë të panjohura, nga ato të ushtrime algjebre që bëjnë të dridhen fëmijët dhe të rinjtë e të gjitha moshave. Si do të shkojë fati i zgjedhjeve parlamentare? Cili do të jetë President i ri i Republikës? Si do jetë gjendja ekonomike? A do të ketë më shumë vende pune? A do të ketë më pak varfëri? Po negociatat e anëtarësimit me BE a do të hapen? Si do të jetë gjendja rreth nesh? Po bota ku jetojmë a do të jetë e ndryshme pas kaq shumë simptomash preokupuese në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Azi?

Pyetje e dilema si këto pritet të fillojnë të marrin nga pak përgjigje pasi viti 2017 të ngrejë siparin në 1 janar. Dhe për të ardhur në “lagjen” tonë ballkanike, viti 2017 e gjen Ballkanin (atë Perëndimor, kryesisht), në një situatë me nota të forta grije. Kosova, Maqedonia dhe Serbia po vijojnë të menaxhojnë dosjet e tyre të krizave të vjetra dhe të reja, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të përkundet në shtratin 25 tashmë vjeçar të iluzioneve ku e ka futur tranzicioni.

Shumë herë është deklaruar nga liderët politikë të vendit tonë, se epoka e tranzicionit ka mbaruar. Duke spekulluar me leximin e situatave të brendshme, ata kanë ndërtuar shpesh realitete më shumë iluzive, sesa të prekshme e objektive. Gjatë vitit që po mbyllim, i cili simbolikisht mund të cilësohet si viti i Reformës në Drejtësi, vendi ynë mundi të përmbyllë ndërtimin në letër të një alternative të qartë ndryshimi. Nuk është një parti e re, as ndonjë lider vizionar që po ngjitet në skenë, as ndonjë bum ekonomik apo ndonjë kthesë e papritur e spektakolare për mirë. Është thjesht një projekt i mundshëm, për një thyerje, një frakturë të qartë dhe të madhe me të shkuarën dhe të tashmen, të cilat evokojnë kryesisht shije të hidhura dhe kujtime të këqia në imagjinatën popullore të shqiptarëve.

Viti 2017 do të përmbajë të gjitha pyetjet e dilemat e fillimit të këtij shkrimi. Por ka edhe një shans teorikisht të madh në “mëngën” e tij 12 mujore: që të fillojë t’i japë formë ndryshimit gradual por të pakthyeshëm që reforma në drejtësi premton në letër. Pa shpërfillur asnjërin prej momenteve të rëndësishme të kalendarit që pret të shfletojë faqet një nga një, në sfondin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, situatës ekonomike dhe integrimit europian, qëndron fillimit i shpleksjes së lëmshit të reformës në drejtësi.

Sinergjia që do të krijohet nga ky gërshetim ngjarjesh, faktorësh dhe pasojash, ka potencialin që t’i japë vitit 2017 shansin e të qenit një vit që do të mbetet për mirë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Ndoshta ky është një parashikim i shpejtuar dhe paksa entuziast. Por a nuk na takon që në Vit të Ri të jemi edhe pak entuziastë?!

Next Post
Ambasadorin grek në Brazil e vrau i dashuri i gruas së tij

Ambasadorin grek në Brazil e vrau i dashuri i gruas së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

“Korridori VIII, bosht strategjik rajonal” – Deklarata e përbashkët e Tiranës: Prioritet për ndërlidhjen, sigurinë dhe integrimin europian

February 18, 2026
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In