• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

by Os De
21/01/2026 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në 15 vjetorin e 21 janarit se nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen ku u shënuan 4 viktima.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se Rama e thirri atë protestë pasi falsifikoi një video të filmuar nga Dritan Prifti dhe i kërkoi ish kryeministrit të kohës që të pranonte zgjidhjen politike ose “do të kalohej mbi kufoma”.

Sot u bënë 15 vite nga 21 janarit i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, gjatë kohës që ju ishit kryeministër i vendit. Keni diçka për të thënë?

Sali Berisha: Unë i kam thënë të gjitha për këtë ngjarje. Kam shkuar dhe në prokurori e kam dëshmuar për këtë ngjarje, e cila ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, e dokumentuar, e faktuar.

Ishte protesta me axhendë politike, siç janë dokumentet ndërkombëtare.

Ishte protesta e paralajmëruar e Edi Ramës, se do të tejkalohet kushtetuta, etj., me radhë.

Ishte protesta e thirrur mbi bazën e falsifikimit të tmerrshëm, së bashku me Filip Çakullin, të një regjistrimi të bërë nga Dritan Prifti, i ndjeri, ku flitej për një letër në mos gaboj të një pronari, fitues tenderi për një HEC që e kishte marrë me gjykatë, jo nga ne. Gjykata ja kishte marrë një kompania italiane dhe dhënë këtij, për arsye që unë nuk mund të them, por vendimi i gjykatës duhej zbatuar, nuk kishte dyshim dhe që ai thoshte, shkruhej në shkresë; i nderuar ministër, për këtë vonesë që po më bëhet, 3 muaj pa u zbatuar vendimi i gjykatës, sipërmarrja ime ka humbur 700 e ca mijë euro.

Dhe fjalën 700 e ca mijë euro që Ilir Meta i thotë Dritan Priftit, që jepja, zbato vendimin e gjykatës, Edi Rama dhe Filip Çakulli e transformuan sikur ky i kishte marrë apo po i kërkonte 700 mijë euro kompanisë.

Pra, Edi Rama është përgjegjës kryesor për montimin dhe falsifikimin e dokumentit, tashmë e vërtetuar.

Për protestën e dhunshme që thirri, me një axhendë të caktuar.

Prano zgjidhjen politike më thotë mua, ose do kalohet mbi kufoma.

E gjitha kjo, nuk e di a e kanë thirrur apo jo, por ka një autor kryesor, organizator kryesor dhe ky është Edi Rama. Dhe për dijeninë tuaj, janë jo një, por më shumë se një, deklarata të qeverisë Amerikane, por dhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë i këtij zhvillimi nga polici i thjeshtë tek organizatorët kryesorë.

Është eksplicite organizatorët kryesorë.

Kjo është e gjitha. Lotët që derdh janë lotët e krokodilit. Edi Rama i solli ata si mish për top për pushtetin e tij. I solli si mish për top, për pushtetin e tij.

Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën.

Sa u dënuan aty, por nuk gjeti asnjë shkak se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj dhe ajo propozoi vendimet.

Kjo është historia.

Por Edi Rama kërkon të përdor këto viktima, për të shpëtuar Lindën e tij, veten e tij, Mirlindën e tij, Lubinë e tij.

Asnjë qëllim tjetër sepse kësaj here kjo katërshe famëzezë është në gjykim, jo vetëm në Skap, por është në gjykim në të gjitha instancat, në të opinionin publik ndërkombëtar. Nuk ka më iluzione. Këto dosje kanë një emër, dosjet e Edi Ramës.

E kam mësuar nga kontaktet që kam, kjo është marrë, po analizohet kudo.

Përderisa jemi gjatë në hetim, sepse edhe SPAK po heton mbi këtë ngjarje. A ka Sali Berisha përgjegjësi morale, politike, ligjore sado pak në këtë ngjarje?

Prit një minutë. Sali Berisha u rrethua në zyrë. Nëqoftëse ti, nëqoftëse një njeri merr dhe falsifikon një dokument dhe paraqet një dokument si dëshmi për një korrupsion, të faktuar të zv/kryeministrit.

Mos harro një moment. Në atë dokument, kur u shfaq për herë të parë, dilja dhe unë si i përfshirë. Por meqenëse në ‘cut e paste’ kalonin nga sekondi i 25 në të 32 dhe dukej haptazi se e kishin bërë trashë atë, u detyruan ta tërheqin, dhe të thonin është gabim, nuk është i përfshirë. Shkoni në atë kohë ju.

Pra nëse merret dhe bëhet një kurth i tillë, përgjegjësia ime se, Edi Rama merr dhe falsifikon në mënyrë më të pafytyrë, më kriminale dokumente për të akuzuar një tjetër, nuk kishte asnjë lidhje me atë falsifikim.

Nuk është përgjegjësia ime. Përgjegjësia ime, se unë kisha trajtuar me standardet më demokratike 752 protesta të opozitës në të 4-anët e vendit, pa asnjë cënim, por në përputhje me rregullat e një vendi demokratik.

Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ja mbath. Jo unë në zyrë. Pse në zyrë? Se isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt.

Kisha zhvilluar zgjedhjet që kishin qenë sipas OSBE-ODIHR, zgjedhjet që plotësuan standardet kryesore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

Unë isha në zyrë punoja, edhe në atë orë unë punoja. Jo më thanë mua, hajde të evakuohemi, jo u thashë unë pse të evakuohem. Unë jam në punën time.

Edi Rama qëndronte në kullën karshi dhe priste çastin që të vinte në zyrën time dhe të ju mbante fjalim pushtuesve poshtë. Por ai nuk mund të merrte kurrë. Nuk jam ai.

Sigurisht është ngjarje fatkeqe shumë dhe unë kam kërkuar që atë natë hetim ndërkombëtar dhe kam insistuar për hetim ndërkombëtar, se nuk kisha pikën e besimit te kjo, që i kam thënë ato fjalë dhe nuk ja heq asnjë.

As sot dhe gjersa të jetë gjallë, sepse i meriton ajo, sepse hyri në një lojë shumë të turpshme, të paimagjinueshme.

Keqardhje po, ngushëllime po që atë ditë.

Ke deklarata, ishte planifikuar si protestë e dhunshme.

Next Post
Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In