• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejt Malit të Zi me ekstazi dhe ketaminë/ Arrestohen 4 persona në kufi, çfarë u gjeti policia

by Java News
28/08/2022 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Muriqanit, pasi gjatë kontrolleve iu është gjetur lëndë narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat, nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Të arrestuarit janë A. V., 24 vjeç, banues në Kurbin, Laç; E. H., 23 vjeç, banues në Kuçovë; N. P., 22 vjeç, banues në Tiranë; E. I., 64 vjeç , banues në Shkodër.

Nga kontrollet u gjetën gjithashtu huma parash dhe 5 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Drejt Malit të Zi me lloje të ndryshme drogash në automjet, vihen në pranga në kufi, 4 shtetas.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekstazi”, i zhvilluar nga shërbimet e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër.

Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat të arrestuarit tentuan t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Si rezultat i bashkëpunimit intensiv dhe i një pune të mirorganizuar nga strukturat e DVP dhe DVKM, Shkodër, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, u finalizua operacioni policor i koduar “Ekstazi”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

A. V., 24 vjeç, banues në Kurbin, Laç;
E. H., 23 vjeç, banues në Kuçovë;
N. P., 22 vjeç, banues në Tiranë;
E. I., 64 vjeç , banues në Shkodër.

Këta shtetas janë paraqitur në PKK Muriqan, në dalje të RSH-së, me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. I. dhe pasagjerë shtetasit A. V., E. H. dhe N. P. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm shtetasit dhe automjetin me të cilin qarkullonin.

Si rezultat i kontrolleve fizike që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj 4 shtetasve, u gjetën sasi të ndryshme, të ndara në pako, lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat, nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Lëndët narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, shuma parash dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Next Post
VIDEO/ E pazakontë në Fier, helikopteri dhuron ‘spektakël’, hedh petale lulesh mbi makinën e çiftit

VIDEO/ E pazakontë në Fier, helikopteri dhuron 'spektakël', hedh petale lulesh mbi makinën e çiftit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In