• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejt fundit tatimi i dyfishtë! Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së

by E S
19/07/2026 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe plotësimit të detyrimeve për Kapitullin 16, “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri që synon t’i japë fund problematikave të tatimit të dyfishtë. Projektligji, i cili mban titullin “Për mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tatimore me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, përshtat plotësisht direktivat evropiane dhe synon të lehtësojë klimën e biznesit.

Një nga pengesat më serioze për investimet ndërkufitare dhe funksionimin e lirë të tregut mbetet tatimi i dyfishtë. Deri më tani, mekanizmat tradicionalë janë karakterizuar nga zvarritje të gjata dhe mungesë të një detyrimi përfundimtar për zgjidhje. Për t’i dhënë fund kësaj pasigurie juridike, ky projektakt vjen me një qasje të re.

Sipas relacionit shpjegues të Ministrisë së Financave, qëllimi kryesor është “krijimi i një kuadri ligjor të brendshëm të plotë dhe efikas, i cili përcakton rregullat thelbësore dhe procedurale mbi mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.”

Risi dhe garanci për tatimpaguesit

Projektligji parashikon themelimin e një Komisioni Këshillimor ose një Komisioni Këshillimor Alternativ, i cili ndërhyn si organ i pavarur për të marrë vendime të detyrueshme në rastet kur autoritetet tatimore dështojnë të gjejnë mirëkuptim.

Për të mbrojtur të drejtat e subjekteve të prekura, dokumenti ofron afate strikte dhe shmangie të burokracive.

“Projektligji garanton një proces transparent dhe të shpejtë për tatimpaguesin, duke vendosur një kalendar strikt dhe të parashikueshëm për çdo fazë të procesit, duke filluar nga dorëzimi i ankimit, afati për pranimin ose refuzimin e tij, afati dy-vjeçar i procedurës së marrëveshjes së ndërsjellë dhe deri te afati i nxjerrjes së vendimit përfundimtar.”, thuhet në relacion.

Pikat kryesore të mbrojtjes përfshijnë së pari të drejtën e ankimit në Gjykatë. Nëse autoritetet tatimore bllokojnë procesin, tatimpaguesi mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative për të zhbllokuar situatën.

Lidhur me lehtësirat për bizneset e vogla dhe individët, këtyre kategorive u mundësohet të ndërveprojnë vetëm me autoritetin kompetent shqiptar, duke shmangur kostot dhe barrierat gjuhësore me shtetet e tjera.

Vendimet përfundimtare do të publikohen në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke ruajtur të dhënat sensitive, por duke ofruar udhëzime për raste të ngjashme.

Efektet në ekonomi dhe buxhetin e shtetit

Zbatimi i këtij projektligji pritet të ketë një ndikim të thellë në rritjen e besimit të investitorëve evropianë për të operuar në Shqipëri. Ndërsa buxheti i shtetit do të mbulojë gjysmën e kostove procedurale për komisionet këshillimore (përfshirë shpërblimet për personat e pavarur), përfitimet afatgjata janë thelbësore.

Në relacion theksohet qartësisht pritshmëria nga ky akt.

“Efektet e pritshme të këtij projektligji reflektohen drejtpërdrejt në përmirësimin e klimës së investimeve dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte, pasi siguria se asnjë transaksion ndërkufitar nuk do të mbetet subjekt i tatimit të dyfishtë të pazgjidhur, forcon besimin e investitorëve nga Bashkimi Evropian për të operuar në Shqipëri.”, nënvizohet në relacion.

Ky ligj do të fillojë t’i shtrijë efektet e tij detyruese vetëm pas anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në përgatitjen e administratës tatimore për t’u integruar me institucionet evropiane.

Next Post
A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?

A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In