• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejt bujqësisë, 800 hektarë me shegë e avogado, 6.6 mln euro investim në Karavasta

by A R
30/04/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një plantacion 800 hektarë për kultivimin e shegëve, goji berry, finger lime dhe avokados pritet të ngrihet në zonën e Karavastasë. Agro Iliria Group Shpk ka vendosur që të investojë të paktën 6.6 milionë euro për këtë projekt duke u trajtuar si investitor strategjik dhe duke përftiuar truallin kujdrejt shumës simbolike 1 euro.

Gjithsesi hapesira, ndarja e prcelave dhe afati pritet që të kalojnë me një vendim të veçantë qeverie. Projekti duket se plotëson edhe kushtin e punësimit çka i ka mundësuar miratimin nga Komiteti i Investimeve Strategjike pasi parashikohet që gjatë ndërtimit dhe operomit të punësohen të paktën 365 persona.

Referuar dokumenteve Agroiliria Group parashikon që të lidhë një kontratë me Trema Engeneering për zbatimin. Kështu nënvizohet edhe në vendimin e KIS.

“Miratimin me kusht të statusit investim/investitor strategjik procedurë e asistuar për projektin e investimit me potencial strategjik “ Ngritja e plantëcionit me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë” me kusht që subjekti investues të nënshkuajë marrveshje bashkepunimi ndërmjet shoqërisë Agro Iliria Group Shpk dhe Trema Engeneering 2 shpk e tipit joint venture pranë noterit ku të përcaktohen qartë se kompania Trema Engeenering 2 shpk do kryejë investimin dhe angazhimet e tjera të palëve për realizimin e këtij investimi, gjithashtu subjekti propozues duhet të nenshkuajë marrveshjet e garancive financiare me ministrinë e Financave dhe Ekonomisë” thuhet në vendimin e KIS.

Statusi ndaj kompanisë është dhënë për një periudhë tre vjeçare ndërkohë që do të shihet me prioritet edhe çështja e plotësimitë të dokumentave dhe lehtësimit të burokracive.

Grupi Agro Iliria është themeluar në fillim të vitit 2015 dhe si aktivitet kryesor ka eksport – importin e të gjitha produkteve dhe nënprodukteve bujqësore, blegtorale, ushqimore, të hortikultures, alkolike dhe jo alkoolike të prodhuara nga këto produkte, lëndëve të para, agroinputeve dhe materialeve biologjike që shërbejne për këto sektorë dhe agroindustrinë etj.

Aksionerët janë me nga 50% Shpëtim Orseku dhe Ilir Trebicka. Z. Trebicka zotëron edhe 49% të një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend Trema Engeneering 2 (pjesën tjetër e zotërojnë austriakët e Strabag), duke shënuar në këtë mënyrë një diversifikim të portofolit nga ndërtimi drejt bujqësisë.

Për vitin 2016, Trema Engeneering 2 deklaroi të ardhura prej rreth 43 milionë euro dhe fitime neto prej 1 milionë eurosh, sipas bilancit të saj zyrtar.

Vitet e fundit ka pasur një shtim të interesit të bizneseve të ndërtimit për t’u diversifikuar në sektorin e bujqësisë, kryesisht në blegtori.

Bujqësia përbën rreth 20% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit dhe pesha e saj ka ardhur në rritje të lehtë vitet e fundit, pas rënies së fortë të pas viteve ’90, ku në vitet e para të tranzicionit ajo kontribuonte në rreth 50% të ekonomisë./Monitor/a.m.

Next Post
Në emër të popullit, “vdekje” popullit! 

Gjysmëgjelat e politikës shqiptare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com