• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drecun e pranon: Para Serbisë shtrihen ditë të vështira

by Java News
12/03/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” vazhdon të merret me atë që ajo e quan “pako e re për Kosovën” e që vjen nga SHBA-ja, transmeton Koha.net. Kjo pako, sipas kësaj gazete, do të mund të gjendet para zyrtarëve serbë të mërkurën, kur në Beograd do të jetë Ëess Mitchell, emisar i Trumpit dhe ajo do ta vërë në një pozitë shumë delikate kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq: Si të lëvizë nga “pika e vdekjes” zgjidhja e çështjes së Kosovës e të evitohet gracka e fshehtë potenciale e Washington-it para zgjidhjes SHBA-ja ose Rusia.

Kështu e kanë komentuar bashkëbisedues të kësaj gazete tekstin e punës të administratës së Trumpit në katër pika: Që Asociacioni i Komunave Serbe të marrë kompetenca të gjëra ekzekutive, të jetë institucionalisht i lidhur me zëvendëskryeministrin (që duhet të jetë serb), që Beogradi të mundësojë anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare dhe që për kompensim Serbia t’i ketë dyert e hapura për në BE dhe ndihmën ekonomike dhe politike të SHBA-së në skenën ndërkombëtare.

Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë për këtë gazetë se në dokumentin amerikan Serbisë nuk i ofrohet asgjë e re dhe asgjë konkrete dhe se prapa tij fshihet përpjekja që të ajo të përcaktohet për njërën palë në luftën gjeopolitike ndërmjet SHBA-së e Rusisë. “Para Serbisë janë ditë të vështira. Ne e kemi rrugën tonë drejt BE-së, por kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë nga Kosova.

Më duket se Ëashingtoni tash kërkon që ne të pranojmë që Prishtina të hyjë në OKB e si kompensim të mos ofrojë asgjë. Po ashtu edhe oferta me kompetenca të zgjeruara ekzekutive të AKS-së nuk është gjë e re, sepse ajo është paraparë me marrëveshjen që është nënshkruar para pesë vjetësh e Prishtina po e bllokon zbatimin e saj.

Qasje shumë më serioze do të ishte sikur Amerika përfundimisht ta shtynte Prishtinën të ulet në tryezë dhe të fillojë me formimin e AKS-së”, ka thënë Drecun.

Për analistin nga Serbia Dragomir Angjelkoviq është i papranueshëm propozimi që Serbia ta zhbllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo, sepse siç thotë ai, Serbia me heqje dorë nga Kosova nuk ka pse të anëtarësohet në një organizëm politik i cili edhe mund të mos ekzistojë, përgatiti Express. (b.an)

 

Next Post
14 mars: Dita e Street Party nga Telekom Electronic Beats

14 mars: Dita e Street Party nga Telekom Electronic Beats

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

August 1, 2026
Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

August 1, 2026
Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

August 1, 2026
SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

August 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

PD kërkon rikthimin në 1996

August 1, 2026
Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

August 1, 2026
Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

August 1, 2026
Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

August 1, 2026
Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

August 1, 2026
“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com