Në një editorial të fundit Drashkoviç e ka tejkaluar gjithçka. Është koha e fundit që Serbia të kuptojë se NATO është biletë pa të cilën nuk mund të hyhet në Bashkimin Evropian, ka vlerësuar lideri i SPO-së Vuk Drashkoviç në tekstin e autorial për gazetën e Beogradit “Danas”. Sipas fjalëve të tij, transmeton Koha.net,
NATO është edhe garant i sigurisë politike pa të cilën nuk ka garanci për investitorë, as të huaj e as vendorë. Drashkoviç konsideron se çdo flakë konflikti, të armatosur ose politik do ta shuajë dhe do ta zgjidhë NATO, pasi Ballkani është në oborrin e tij”. Drashkoviç i konsideron të palogjikshme vërejtjet e Moskës se anëtarësimi i Serbisë në NATO është akt armiqësor ndaj Rusisë ndërsa e përmend edhe ISIS-n i cili e ka shpesh në shënjestrën verbale Ballkanin.








