• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dramë me një akt te shkallët e pallatit

by A R
05/12/2017 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Drame me një akt te shkallët e pallatit

Ata ishin dy shumë të moshuar. Një burrë dhe një grua. Gruaja e imët, me ca sy të vegjël të lëvizshëm, kurse burri pak i shëndoshë, me syza, në kokë mbante një kasketë.

Gruaja i zbriste relativisht lehtë pesë shkallët që shkojnë nga porta kryesore e pallatit në trotuar. Burri ngeci. Mbahej me vështirësi te një tub parmaku i pjerrët dhe dukej se vuante.

Isha vonë për në punë, por nuk mund t’i lija ashtu.

“Zotëri, – thashë, a mund t’ju ndihmoj unë?”
“Po!” – m’u përgjigj, por me një shikim që donte të thoshte : Hajde më ndihmo, se brezi juaj boll shkatërrime ka bërë!”

Më trajtoi sikur ja kisha borxh, madje ndihmën m’u duk se e trajtoi si një alibi imja për të shkuar pastaj në kafene te miqtë e mi e t’u thosha : “Ndihmova dy të moshuar sot!” Ose të prisja ndonjë të mirë si shpërblim.

“Mirë m’a bën o shpirt! ” – thashë me vete duke iu drejtuar brenda meje zotnisë tepër plak!

“Paska karakter” – mendova – “nuk qenka bebe i plakur!”

Nuk e di kam disa ditë që bebet i shoh si pleq të vegjël, kurse të rriturit si bebe të plakura!

Gruaja tejet e moshuar përkundrazi më hodhi fillimisht një vështrim gati falenderues.

Zotnia tejet i vjetër u mbështet i sigurt te unë dhe e lëshoi hekurin e parmakut.

Mezi i hidhte këmbët, gjunjët nuk i bindeshin për të zbritur shkallët. Këto ishin ende të lagura nga shirat përmbytës.

“Më dhëmbin gjunjët.” – tha.

Për ta ngushëlluar iu përgjigja me një gënjeshtër, dhe madje pa pikë turpi : “Edhe mua më dhembin, të gjithëve na dhemb diçka!”

“Cfarë i the?” – pyeti gruaja tejet e vjetër që kishte zbritur tashmë shkallët pa pyetur shumë për mundimet e të shoqît.

“E shkreta, kjo kujton se po i bëj plakut ndonjë rreng, dua ta vjedh, a kushedi!”

Sytë e gruas së moshuar ishin bërë vigjilentë dhe më shihnin që poshtë shkallëve.

Duke zbritur iu drejtova : “I thashë zonjë se të gjithëve na dhemb diçka!”

“E, e vërtetë, unë jam me azmë, ia them gjithmonë tim shoqi!”

“Edhe unë njoh një shok që ka azmë! “- gënjeva përsëri.

Më kishte dalë turpi. E përse mos i gënjej për të mirën e tyre! – mendova.

Ata i pranonin gënjeshtrat e mia si të vërteta absolute.

Gruaja tepër e moshuar vazhdoi : “Mjeku i lagjes më këshilloi që të bëj fizkulturë. Dhe bëj gjimnastikë çdo mëngjes kundër azmës.”

Mjek rrenacak i dobishëm – më kaloi vetëtimthi diçka nën flokët e rrallë.

“Drejt, mirë bën, edhe unë bëj fizkulturë në mëngjes.” – shtova.

“Mirë bën! ” – më tha gruaja që dukej se e kishte harruar burrin e saj në krahun tim.

“Ku po shkoni kështu?” – i pyeta sepse kishte ardhur dekiku që unë të ikja në punën time.

“Jo do të shkojmë të blejmë bukën.” – më thanë me një gojë.

“Për një copë bukë gjithë kjo lodhje!!!” – më cimbisi diku brenda xhaketës në drejtim të xhepit ku mbaj stilografin e ri Parker, dhuratë për ditëlindjen e fundit.

“Pse nuk ua sjell bukën në shtëpi, ai i poshtri ?” – shava kot shitësin e bukëve.

“Mirë, ika unë” – u thashë, “ditë të mirë!”

“Rrofsh zotëri! ” – thanë të dy njëzëri.

“Ja ne po ikim ngadalë, se zot ka shumë mjergull” – shtoi gruaja tepër e vjetër me sy të lëvizshëm. Më tregoi me gisht përpara në drejtim të rrugës.

Ishte një ditë me diell, me ajër krejt transparent, shiu kishte larë gjithçka.

Nuk kishte asnjë mjergull.

“Ashtu është, ndaj bëni kujdes, nuk sheh dot njeriu asnjë hap përpara.” – rrejta si derri përsëri.

“Mashtrues i ndyrë! ” – i fola vetes me vete.

Sytë e zonjës tejet të vjetër si duket kishin dalë pothuajse jashtë funksionit. Plaku me syze e dëgjonte por nuk e kundërshtonte. Ai ankohej për gjunjët e tij.

Edhe mua më dhimbnin kot gjunjët.

“Mirëupafshim!” – persërita nga tre hapa larg tyre.

Gruaja tepër e vjetër shtoi: “Se sot pamë një grua që e hodhi tej një motoçikletë…”

Nuk e ktheva më kokën pas. Nuk doja më të dëgjoja gjë pe gjëje.

Next Post
Inter nuk “kalon” dot Bolonjën, Torino mposht Romën (VIDEO)

Lihet i lirë çifti italian, pajisja elektronike nuk shërbente për përgjim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

“Janë përdorur fasada që të mos duken tubat”, inxhinieri: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

April 15, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Salianji: Sali Berisha është i izoluar. Unë kam kontakte me ndërkombëtarët

April 15, 2026
Zjarri në karburantin e Kombinatit, kreu i Zjarrfikëses: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

April 15, 2026
Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

April 15, 2026
Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet

Preç Zogaj: Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve brenda PD-së janë “telenovelë” e pabesueshme

April 15, 2026
Dekreti për teatrin, Veliaj: Ilir Meta mori ‘copy-paste’ argumentet e PD

“Ka tortura në burgje”, eksperti: Meta dhe Veliaj duhet të lirohen, të shkojnë te familjet

April 15, 2026
Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

April 15, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Cilësia e demokracisë në Shqipëri varet nga demokracia e brendshme e partive

April 15, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

“KLGJ është një grup idiotësh”, avokati i Metës: Mbyllën ish-Presidentin në bagazh

April 15, 2026
Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In