• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drama sociale/ Mat, mësuesja që ecën mbi 2 orë për të dhënë mësim

by Java News
21/01/2019 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipe Imeri nga qyteti i Klosit i duhet çdo ditë të ecë 2 orë e gjysmë në këmbë për të shkuar në shkollën ku punon. Nisja në orën 06:00 nga shtëpia që në orën 8:25 të arrijë mësimin. Ajo ju drejtua redaksisë së Fiks Fare pasi Zyra Arsimore Mat nuk i ka kthyer asnjë përgjigje për kërkesën që ka bërë, të emërohet mësuese në qytet për një vend vakant pune, edhe pse përmbush çdo kriter. Shipja ka mbaruar dy fakultete, për Cikël të Ulët dhe Lëndën e Kimisë, ku ka kryer edhe ciklin Master të studimeve me mesatare mbi notën 8.

Shqipja tregoi për gazetarët e Fiksit se në vitin 2018 në qytetin e Klosit u hap një vend punë, dhe ajo bëri një kërkesë për emërim pasi ky vend pune ishte më afër, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion.

Shqipja kërkon vetëm t’i kthehet një përgjigje se pse nuk e ka fituar këtë vend pune. “Dua vetëm përgjigjen për dosjen, asgjë më shumë” thotë mësuesja.

Fiksi udhëtoi drejt shtëpisë së mësueses, në fshatin Fshat të Klosit për të përshkruar bashkë me të rrugën që asaj i duhet të bëjë çdo ditë për në shkollë, për të dhënë mësim.

Rreth orës 5:45 gazetarja e Fiksit troket në shtëpinë e mësuese Shqipes dhe e gjejnë gati për t’u nisur në punë. Jashtë ende natë, por Shqipja ka të veshura çizmet e gjata dhe elektrikun në dorë, pasi i ka të nevojshme gjatë rrugës për në fshatin Dars ku jep mësim.

Rrugës Shqipja tregon se asnjë mjet transporti nuk niset në atë fshat herët . Vetëm një autobus me nxënës të fshatit për në Klos niset në orën 8, por ky orar është shumë vonë për mësuesen.

Rruga që përshkruan gazetarja së bashku me mësuesen është e vështirë,akull, borë, baltë, madje për të shkurtuar rrugë mësuesja ecën edhe aty ku nuk ka rrugë. E pyetur nga gazetarja e Fiksit se ia del çdo mëngjes e vetme, ajo thotë se nga halli e bën, pasi nuk mund ta lërë punën.

“Në këtë rrugë që bëj çdo ditë femra nuk shoh, por as burra. Jam e vetme që eci në këtë orar”, shprehet ajo. Mësuese Shqipes para 6 vitesh i ka ndodhur një fatkeqësi , ku bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta ndaj asaj i është dashur të jetë dhe nënë dhe babë për 3 fëmijët e saj.

Rreth orës 8 pa 20 minuta mësuesja e gazetarja e Fiksit arrijnë në Klos. Fillimisht ndalen tek shtëpia e prindërve të mësueses, ku ajo ndërron çizmet e vesh këpucët, për të udhëtuar pastaj me autobus drejt fshatit ku është shkolla.

Në ditë të acarta të dimrit, vetëm fuoristrada mund ta përshkruajë rrugën nga qyteti deri në fshatin ku mësuesja jep mësim. Mbërritja në shkollë bëhet rreth orës 8 e 25 minuta, ku mësuesja ndez dhe sobën e druve për fëmijët.

Shqipe Imeri nëpërmjet Fiksit i bën një apel të fortë Kryeministrit Rama, se duhet të vlerësojë njerëzit që e meritojnë. Dhe se ajo kërkon atë vend pune nëse e meriton, vetëm e vetëm për t’u afruar afër shtëpisë.

Pas gjithë shoqërimit të rrugës që Shqipja bën çdo ditë, Fiks Fare së bashku me mësuesen iu drejtuan edhe Zyrës Arsimore Mat për të mundur të marrë një përgjigje për kërkesën që mësuesja ka depozituar në këtë institucion.

Drejtoresha pranoi se nuk i ka kthyer një përgjigje mësueses, pasi në vendin e lirë të punës në qytet është emëruar një tjetër mësuese e pushuar nga një shkollë tjetër. Ajo thotë se këto ditë do t’i dërgojë një përgjigje zyrtare. U desh ndërhyrja e Fiks Fare që mësuese Shqipja të merrte një përgjigje nga ky institucion./a.meta

Next Post
Mësuesja e seksit tërhiqet nga akuzat për Trump, i kërkon falje biznesmenit rus

Mësuesja e seksit tërhiqet nga akuzat për Trump, i kërkon falje biznesmenit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com