• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Drama reale politike pas batutës së shëmtuar të “ezmerit natyral”

by Skënder Minxhozi
12/04/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Në fjalorin e luftës ky do të quhej “zjarr mik”. Është ai rast kur aleatët apo vetë ushtarët e llogores tënde shkrehin pushkë pa dashje mbi ty dhe të marrin jetën. Çeshtja është se batuta e Sali Berishës me kandidatin më të rëndësishëm që ka në garë Belind Këlliçin, duke e quajtur “ezmer natyral”, nuk qe as “zjarr mik”, por thjeshtë një tërheqje veshi e vrazhdtë dhe pa takt, nga ato që Doktori përdor ndaj të gjithë atyre që s’i ka aq miq të vjetër armësh, e as të besuar brenda partisë.

Belind Këlliçi është një rekrutim rastësor në rrugën drejt zgjedhjeve të 14 majit për Foltoren. Ai ishte aty në mes të sheshit para selisë së partisë, kur shumë të tjerë s’e shihnin dot me sy Berishën për atë që kishte bërë në 8 janar. Këlliçi u vetërekrutua dhe aplikoi për të gjitha garat, sfidat dhe betejat e PD me palën tjetër, me idenë e qartë se nuk kishte pse hynte për të fituar. Ai edhe tani, kur ka gjetur në ajër idenë fluturake të transportit falas, e di fort mirë se gara e tij nuk është 14 maji, por ajo që vjen pas. Ky është plani i tij.

Problemi i Belindit është se këtë gjë e di edhe vetë Berisha. Një politikan i cili i blen bashkëpunëtorët me sy, sa i sheh diku nga fundi i rreshtit para derës së zyrës. Dhe Berisha e di se ky kandidat me një pikë të vetme programi, transportin falas dhe të cilit po përgatiten t’i marrin disa mijëra vota ish-deputetë e zyrtarë të vjetër të PD që tani garojnë edhe ata për bashkinë e Tiranës, kandidati Këlliçi pra, i ka mjaft të ulëta shanset  që të ulet në poltronin e Erion Veliajt. Dhe po e trajton Belindin tamam si një “emër mbushës” në listën e votimit ndaj të cilit lejohet edhe ndonjë batutë poshtë brezit.

Berisha nuk kishte kurrsesi të drejtë që të përmendte publikisht në formë batute, atë që sot është llumi më i shëmtuar me sfond racist që rrjeti dhe ndonjëherë kundërshtarët politikë përdorin për Belind Këlliçin. Sali Berisha nuk kishte punë me ngjyrën e lëkurës së kandidatit të tij, qoftë edhe duke e futur në një kontekst krahasimi e shakaje me Edi Ramën. Doktori e di fort mirë që çdo batutë e tij bën menjëherë xhiron e lajmit dhe të internetit. Mjafton t’u hedhësh një sy këtyrë të dyjave për të kuptuar se kryetari i PD ka “vrarë” de facto me duart e veta fushatën e Belind Këlliçit, në mënyrë krejt të panevojshme dhe të paftuar, duke e damkosur atë me një shprehje që s’duhej nxjerrë nga goja.

Dhe nga ky episod i shëmtuar me nuanca racore, dalim tek raporti problematik që Belind Këlliçi ka me dy shefat e tij politikë. Kjo është drama reale politike e Këlliçit, jo batutat e kreut të opozitës. Problemi i Belindit nis me Sali Berishë, i cili e ka kandiduar atë nga halli, në vakumin që u krijua në parti për shkak të luftës me Alibeajn dhe afrimin e zgjedhjeve lokale. I dyti është Ilir Meta, i cili e ka regjistruar atë në zgjedhje me vulën dhe firmën e partisë së tij, duke ofruar dhe komisionerët që do t’i numërojnë votat. Me të dy Belind Këlliçit gjendet si mes Shillës dhe Karibdës. Nuk e do Berishën në fushatë për arsye të ditura, por ky i fundit tashmë e ka kthyer de facto fushatën në një parakalim të përditshëm personal, por nuk e do as Ilir Metën pasi dihet sesi është humori i votuesit të PD në raport me LSI e vjetër dhe lidershipin e saj.

Kësisoj, i gjendur mes zjarrit të ish-kolegëve që sot garojnë për t’i marrë votat, dhe i dominuar nga krerët partiakë të koalicionit të cilët e shohin si një djalosh që nuk duhet marrë shumë sëriozisht, Belind Këlliçi po detyrohet të bëjë një garë elektorale si në një fushë të minuar. S’di ku të shkelë, s’di nga të shkojë e s’di nga kush të ruhet. Këtu, jo te batutat qëndron problemi i tij i vërtetë.

Teksa Berisha e Meta kanë hallin e luftës me Escobarin e Yuri Kim, ai ka hallin të luftojë me një maxhorancë e cila mbjell pemë në vend që të bëjë mitingje. Me fjalë të tjera, një pushtet që ndjehet se i ka të fituara tashmë zgjedhjet.

Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, del kryetari i partisë e hedh rromuze me ty, duke e vijuar me një “ezmer natyral”, batutën me “fizarmonikë” të Edi Ramës pak orë më parë. A thua sikur të gjithë, majtas e djathtas, të kenë rënë dakord tashmë që me kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës nuk do të merren seriozisht. Përfshirë Sali Berishën i cili gjeti një nëntekst racor si të vetmen nuancë diferencuese të kandidatit të tij. Pasi e vuri prift, po i rruan mjekrën. Sa për Ilir Metën, atë s’e kupton dot askush se çfarë thotë e çfarë mendon.

Next Post
VIDEO/ Plas keq sherri mes dy grave: Shkulin flokët dhe nxjerrin pjesët intime në sy të njerëzve

VIDEO/ Plas keq sherri mes dy grave: Shkulin flokët dhe nxjerrin pjesët intime në sy të njerëzve

Comments 1

  1. Mazllume Hajdari pij Vuqidolhan’je says:
    3 years ago

    Sa të na e fusin të tjerët, më mirë ja fusim vetë njëri tjetrit….
    I joti, mishin ta ha, por kockën ta lë . ( Pse, hahet kocka ? Kockën vetëm qeni e ha, e nduk, e lëpin, e thith, e kafshon, dhe në fund, po mundi, e ha, mbasi duaja (lutja) e qenit ndaj zotit, është të bien kocka nga qielli.
    Prandaj, o burra kush mund tja fusë më shump shoqi – shoqit.
    Saliu, si besniku i shokut Enver, ja u a ka futur të gjithë shokëve.
    Kush ka mbetur nga “ komunistat” demokratë të 1941, më falni, të 1991 ? – Vetëm shoku Sali Berisha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com