• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Drama në PD: Jo partia më e madhe se kryetari, por opozita më e madhe se partia

by Lorenc Vangjeli
31/10/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Duket sikur ka një cikël që përsëritet në të njëjtën mënyrë. Duket sikur skena politike në Shqipëri, përgjithësisht me të njëjtën lojtarë të improvizuar në vite, nuk ka fantazi të shpikë diçka të re, përveçse të ripërsërisë veten deri në detaj.

E sotmja në PD është një pothuaj Déjà Vu me PS-në e viteve më parë. Edhe Edi Rama u ballafaqua atëherë me lëvizje që kërkonin largimin e tij, kur humbi në minutën e fundit zgjedhjet 2009-ës, që duhej të ishin fituar nëse ai do të ishte sjellë ndryshe.

Përballë tij, LMN-ja nuk mundi të formulohet si lëvizje dhe si alternativë; ajo mundi të shërbejë vetëm si një arsye më shumë për radikalizimin e politikës në të majtë, nga kërcënimi për djegie mandatesh në nisje, tek çadra e urisë në bulevard dhe spiralja e protestave deri në janarin e 2011-ës.

E njëjta situatë që po ndodh edhe në PD sot, po dëshmon varësinë e jashtëzakonshme të organizatave politike në vend nga humori dhe interesi vetjak i ca fare pak individëve: partitë janë monedha që i paguhen hipësit më të lartë. Bashës, për projektin e tij vetjak që pret të bëhet kryeministër një ditë, kurdo qoftë ajo kohw dhe Berishës, që e kërkon partinë si një element negociate përballë fatit që i kanë shkruar amerikanët në Uashington.

Paralelja me PS-në e 12 vjetëve më parë qëndron në faktin se përballë Bashës nuk është vetëm një grup deputetësh të pakënaqur, si ata që i thoshin Ramës ik dhe hap rrugën! Përballë tij është për paradoks Sali Berisha, i cili vjen nga e shkuara e PD-së, si propozimi i vetëm për të ardhmen e saj. Kaq i madh është grotesku i asaj që po ndodh, kaq dramë po prodhon situata komike që po aktrojnë dhe konsumojnë të gjitha palët, sa do të ishte e njëjta gjë sikur në 1990-ën, të zgjohej nga vdekja Enver Hoxha dhe të kërkonte të rimerte partinë që kishte krijuar si “fituese”, por që ja kishte tretur me humbje Ramiz Alia.

Ngjarjet po zhvillohen kaq vrulltas në Tiranë sa tashmë pothuaj askush nuk flet më për thelbin e problemit, por të gjithë janë të përqëndruar në shfaqjen që prodhohet si akt force mes dy B-ve të PD-së, të cilët së bashku, po e çojnë me siguri në gropë partinë më të madhe të opozitës.

Problemi thelbësor në PD nuk është që partia të jetë më e madhe se kryetari, siç tentojnë të thonë me dëshpërim shumë pak zëra përtej dy rivalëve: problem thelbësor është që askush prej tyre nuk premton se do të jetë në gjendje ta bëjë opozitën më të madhe se partia.

Lulzim Basha hesht sepse e ka bërë opozitën edhe më të vogël se partinë e tij. Mbasi i futi nën çadrën e 25 prillit aleatët, ai ka marrëdhënie të tendosura dhe inekzistente me secilin prej tyre, siç komenton edhe Duka, edhe Dule, edhe Shehi dhe me gjasë, siç mendon edhe Idrizi që ka zgjedhur të heshtë për momentin dhe Mediu që ka halle të tjera.

Me LSI-në situata është edhe më keq. Nga përplasjet armiqësore për vota në zgjedhje e deri tek deklarimet e të enjtes në Kuvend, kur Basha përfshiu edhe Ilir Metën tek trekëndëshi i Bermudës, hendeku mes tyre është bërë kritik.

Që nga dimrin i këtij viti, kur Meta paralajmëronte në mënyrë të “çuditshme” se do të ishte ai kryetar i opozitës nëse fitonte zgjedhjet Edi Rama, tek trokitjet në ambasada të Bashës për kërcënimet me jetë që merrte nga presidenti dhe Berisha, armiqësia vetjake mes tyre vetëm është rritur.

Hesht edhe Sali Berisha që e sheh Bashën si Enveri Ramizin dikur. Ish-kryeministri, mbas frontit antiregjim të 92-shit, realisht ka mundur të bëjë vetëm njëherë mrekullinë: kur mundi të bashkojë dhe të kanalizojë në kutinë e tij të votimit, të gjithë vullnetet politike ndaj vullnetdobtit Nano.

Ky ishte rasti i fundit në të djathtë që e bëri opozitën më të madhe se partia kryesore e saj. A ka shans që njëri nga të dy, të bëjë në 2025-ën një gjë të tillë? Sa kohë që dy duelistët heshtin në të këtë pikë, atëherë Rama përballë tyre mund të mendojë qetësisht se fati e ka sjellë që për paradoks, ai do të vazhdojë të jetë në pushtet edhe një mandat tjetër, jo falë votës së “miqve”, por si pasojë e vullnetit të armiqve të tij.

Next Post
“Kisha rezervat e mia për qeverinë”, flet ministrja e Ramës: Isha skeptike për detyrën e deputetes, por…

"Kisha rezervat e mia për qeverinë", flet ministrja e Ramës: Isha skeptike për detyrën e deputetes, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com