• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drama familjare që qëndron pas largimit të 9-vjeçarit nga banesa

by A R
27/05/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfliktet në çift dhe dhunën në familje, mësë shumti i vuajnë fëmijët. Ata nuk e kuptojnë dot “luftën” e hapur mes prindërve të tyre dhe ndihen të vetmuar e të frikësuar. Shpesh ndiejnë nevojën të arratisen gjetkë. Mesa duket kështu ka ndodhur edhe me djalin e mitur të familjes Plaku në Durrës, i cili u largua pa adresë nga shtëpia e tij dhe u gjet pas 20 orësh. Prindërit dhe të afërmit e 9-vjeçarit u alarmuan, po ashtu edhe policia e qytetit bregdetar. Ndërkohë që pas një “teke” apo “pabindje” fëmije, zhdukja e 9-vjeçarit B. Plaku ka arsye më të forta.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në “News 24”, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit deklaruan se ka mosmarrëveshje mes prindërve të djalit. Jo vetëm kaq, por blutë bënë me dije se ati i 9-vjeçarit, nën efektin e pijeve alkoolike ushtronte dhunë në familje dhe se nëna e tij kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga e ëma e të miturit. Genta Plaku pohoi se nuk është ndarë nga i shoqi vetëm për hir të fëmijëve dhe sidomos djalit, i cili i është lutur që të jetonte me babain e tij. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 30-vjeçarja tregoi me detaje ankthin dhe frikën që përjetoi pas largimit të djalit nga shtëpia. Ajo tha se i ka normalizuar marrëdhëniet me bashkëshortin e saj, ndonëse ai e ka dhunuar e është i papunë.

Genta ku e gjetët djalin tuaj 9-vjeçar?
E kishin gjetur shokët në rrethinat e stadiumit ku ai po luante. Ata i kishin thënë se kishte dalë në televizor dhe se po e kërkonin të gjithë. Brajani erdhi në shtëpi, ndërsa ne na duket sikur ka lindur për herë të dytë. Mua më kishte ikur mendja fare nga e keqja. Ku nuk më shkonte mendja, sepse im bir është fëmijë shumë i ndjeshëm.

Mund të na flisni më konkretisht?
Djali im i mitur ka frikë nga errësira. Ai nuk mund të flinte kurrë jashtë. E them këtë, pasi Brajani fle me mua edhe tani që është 9 vjeç. Duke qenë natyrë kaq e brishtë, unë nuk ia kam prishur kurrë tim biri. Madje, ai është bërë shkak që familja të mos ndahet. Ne kemi pasur probleme si çift, pas bashkëshorti im është i papunë dhe pi alkool. Kjo ka bërë që im shoq të ushtrojë dhunë në familje. Unë kam kërkuar ndihmën e policisë dhe gjykata më ka dhënë urdhër mbrojtjeje.

Ju jetoni të ndarë apo në të njëjtën shtëpi me burrin tuaj?
Jetojmë në një shtëpi. Brajani më është lutur si nënë, më ka thënë që i do të dy prindërit në shtëpi. Ai ka këmbëngulur që ne të mos ndahemi. Ne nuk jemi ndarë, pavarësisht asaj që ka ndodhur, sepse tani sikur ujërat janë qetësuar. Burri nuk ushtron më dhunë. Jetojmë bashkë edhe pse gjykata vendosi që bashkëshorti të mos na afrohej neve. Kam dëgjuar djalin dhe çdo gjë e kam bërë për të.

Po ju jeni e punësuar?
Unë punoj në rrobaqepësi gjithë ditën, ndërsa im shoq është pa punë. Nuk ka punuar, nuk ka gjetur dot punë. Por problem më i madh është se ai konsumon alkool, kjo ndikon shumë për keq te fëmijët e sidomos tek djali, që është më i rritur, pasi vajzën e kam 3 vjeçe./a.m.

Next Post

Spahiu vazhdon akuzat: Rama i quajti kosovarët “malokë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In