Policia grekie ka arrestuar një person 41-vjeçar i cili shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare nga shqiptare.
Sipas mediave vendase, personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet me dije, e kishte bindur vajzën shqiptare që të ushtronte prostitucion, duke përfituar edhe nga gjendja e saj e vështirë ekonomike dhe qëndrimi i paligjshëm në vend.
Policia thotë se autori i kishte premtuar 24-vjeçares përfitime të mira ekonomike nëse do të shiste trupin e saj.
Autoritetet greke i sekuestruan 41-vjeçarit 150 euro në momentin e arrestimit dhe celularin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kiklis. Policia greke i ka ofruar ndihmë dhe mbrojtje 24-vjeçares shqiptare./a.m.










