• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drama e Torovicës, 40 familje të “internuara” nga varfëria ekstreme (25 vite pas diktaturës)

by Java News
22/12/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur njerëzit silleshin me forcë në kampin e internimit në Torovicë, ndërsa sot banorët e varfër nga veriu e kanë zgjedhur atë si strehë të tyren. Të harrur nga shteti ata jetojnë në kushte ekstreme varfërie.

Pa drita, pa ujë, të papunë dhe të pa ushqyer, shtyjnë ditët e mbijetesës.

Nuk janë në internim. Nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite. Por, kushtet ku jetojnë sot banorët e ardhur nga të gjitha zonat malore të Shqipërinë në ish-kampin e Torovicës, tregojnë të kundërtën.

Në kohën e komunizmit këto godina u ngritën për të internuarit dhe të padëshiruarit e partisë, sot dhjetëra familje nga zona të thella të veriut kanë zënë vendin e tyre.

Rruga që të çon për tek ish-kampi është një sfidë më vetë, në fakt janë më pak se 20 km rrugë, por që për të shkuar deri atje duhet më shumë se 1 orë e 30 minuta për shkak të amortizimit të tejskajshëm të rrugës.

Rruga e dëmtuar duket sikur të përgatit për atë që do të vij më pas, skamjen dhe mjerimin në të cilin janë zhytur banoret.Godinat e ish-kampit janë të vendosura bri malit atje ku dielli bie më pak së 3 ore në ditë, vitet i kanë amortizuar ndjeshëm dhe aty këtu sheh çarje të murit dhe dëmtime të shumta. Duket e pabesueshme që në këto godina jetojnë rreth 40 familje.

Fillimisht u pritëm në familjen Gjoka ku jetojë 8 persona. Varfëria është e skalitur në çdo cep të shtëpisë. Gjithçka mungon. I zoti i shtëpisë Nikoll Gjoka tregon që kanë ardhur nga Mirdita në vitin 1985 me shpresën për një jetë më të mirë. “Ajo me të cilën u përballëm,- rrëfen ai ishte edhe më keq,- pas rënies së komunizmit fermat u shkatërruan dhe s’kishte më punë”. 8 anëtarët e kësaj familje ushqehen me rrogën e nuses së shtëpisë, e cila punon në një fabrikë për përpunimin e peshkut, më një pagë prej 150 mijë lekësh të vjetra.

E zonja e shtëpisë Marie Gjoka tregon se papunësia është plaga më e rëndë e të gjithë banorëve të ish-Kampit. Pjesa më e madhe e të rinjve por edhe familje janë larguar drejt Gjermanisë dhe vendeve të Evropës për të kërkuar azil edhe pse shumë prej tyre i kanë kthyer.

Zef Sherri është një tjetër banor i ish-kampit. Ai tregon rrezikun që iu kanoset çdo ditë nga frika e shembjes së godinës, e cila në disa pjesë të saj është dëmtuar rendë. Sipas tij qeveria dhe pushteti vendore i kanë braktisur dhe shkojnë për t’i parë vetëm gjatë fushatave elektorale.

Rrugës ne u takuam edhe me Pashko Qosaj i cili na tregon për njëmijë e një halle në të cilat është zhytur kjo zonë.Mungesa e vëmendjes së pushtetit për të investuar në këtë zonë për Pashkon është e papranueshme.Nga njëra familje tek tjetra situata është edhe më e rendë. Në këtë godinë jetojë 4 anëtarët e familjes Paplekaj, të cilët kanë ardhur para një viti nga Tropoja.

Ndalesa jonë e fundit në këtë kamp është edhe më e dhimbshmja. Ky është Ndue Papleka, 84 vjeç i cili jeton në një dhomë të ngushtë dhe të zbrazët. I ftohti depërton në të katërta anët dhe Ndue përpiqet që t’i bëjë ballë të ftohtit dukë u strukur poshtë mbulesave.

Sëmundja e ka detyruar që të shtrihet pasi ai zakonisht del në mal për të mbledhur sherbelë që të sigurojë ndonjë lekë pasi pensioni nuk i mjafton as për nevojat minimale. Ai kërkon nga pushteti vendor që t’i ndihmojë qoftë edhe me ushqime. E ndërsa nevoja me e domosdoshme e tij është së paku një dhomë e ngrohtë.

Torovica është një ndër zonat me të varfra të Lezhës gjithashtu një ndër zonat që ka vuajtur më së shumti mungesën e investimeve nga pushteti vendore dhe qendrore./News24/a.k

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Interpelanca me Ramën për mos-hapjen e negociatave, Blushi: Shqiptarët kanë humbur shpresën se do të bëhen europianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

December 19, 2025
VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In