• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Drama e Gishtit, Belo si Mr. Bean

by Lorenc Vangjeli
26/04/2023 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Gishtat kanë gjuhën e tyre. Veç e veç apo së bashku ata japin kumte të ndryshme në vende të ndryshme. Në shqipen e hershme, për shembull, gishti i madh i dorës, i ngritur lart me një hark të vogël nga jashtë, është ftesa për të vizituar nga maja e tij një qytet të mrekullueshëm si Stambolli, kurse në anglisht tregon edhe dakortësi apo një punë të bërë mirë. Në Greqi, fjala vjen, gishti tregues është një shenjë që kujton kolaboracionistët e kohës së luftës së Dytë Botërore sepse dikur drejtimi i tij tek një person apo banesë, tregonte adresën se ku do të duhej të godisnin nazistët. Gishti i mesit i ngritur lart, me pëllëmbën e kthyer nga vetja, është një shenjë fyese amerikane që e sheh seksin me tjetrin jo si bekim konsensual, por si ndëshkim për dikë që e pëson. Gishti i parafundit, pothuaj në mënyrë universale i blatohet unazës, kurse gishti i vogël shpesh i kushtohet higjenës “fast” të hundës. Dy gishta bashkë, treguesi dhe i mesit të ngritur lart, janë simbol i lirisë, të pesë gishtat lart janë simboli i tifozerisë katalanase kur Barcelona poshtëroi Realin e Madridit me Pesë me Zeron e famshme, të dhjetë gishtat e ngritur lart në të njëjtën kohë, kujtojnë një të shkuar të dhembshme socialiste, kur dhjetë votat diferencë të Ramës së tyre nuk mjaftuan që bashkia e Tiranës të mos i jepej si prikë me pahir ish-Bashës së ish-demokratëve të 2011-ës.


Në Tiranën e kësaj fushate elektorale vazhdojnë të ngrihen dy gishta lart. Berisha si gjithmonë i pari, Rama që i është bashkuar kësaj shenjë për diversion më vonë dhe shumë me pas edhe Meta, e përdorin simbolin e lirisë për motive të ndryshme. Kësaj tresheje me dy gishta ju bashkua dhe Belind Këlliçi me një poster ekstravagant dhe shumë të diskutuar. Me dy gishta përpjetë në stilin amerikan që ai pretendon t’ja tregojë korrupsionit. Diçka që e kërcënon korrupsionin me një “F… You”! në shqip. Mr. Bean ka një pjesë ikonike në një nga filmat e tij që dëshmon diferencat kulturore mes kombeve të ndryshme. Si britanik ai nuk kuptonte se çfarë do të thoshte për amerikanët gishti i mesit i ngritur lart. Dhe sipas mendjes së tij, ai vazhdonte t’i përshëndeste.


Reagimet në Tiranë për posterin, në përgjithësi anashkaluan thelbin duke u marrë me formën. Në thelb ai poster është një pasaportë elektorale. Vulgar, fyes, tërësisht pa shije dhe një mall budalla importi që në ambientin shqiptar është i neveritshëm estetikisht dhe një gjetje e rëndomtë politike, posteri synon të tregojë një luftëtar të vendosur, por në fakt ka shenjuar një hokatar pa vend. Autorët e këtij kompozimi, me të gjitha gjasat të huaj, kanë dashur të provokojnë dhe në këtë pikë e kanë arritur qëllimin. Bënë zhurmë dhe për Belon tani flasin më shumë sesa përpara posterit. E njohin më shumë sesa më parë. Në këtë kuptim, autorët i kanë hallall paratë që marrin. Por në kuptimin e dobisë elektorale, posteri është bumerang fatkeq, si një gjetje fatkeqe dhe dembele, që godet pikërisht Belon dhe i varfëron votën. Dhe në këtë pikë, autorët e tij duhet të dëmshpërblejnë kandidatin për kryetar bashkie.

Eshtë shumë e vështirë të njihesh në Tiranë edhe nëse interpreton për ditë të tëra muzikë klasike në piano poshtë dritareve të Bibliotekës Kombëtare. Por është shumë e lehtë të bëhesh personazh kryeqyteti nëse për një ditë të vetme, zhvishesh lakuriq duke hipur mbi piano diku poshtë dritareve të Bibliotekës Kombëtare. Këtë tentuan të bëjnë me Belindin: ta hipin lakuriq mbi piano duke e bërë njëkohësisht viktimë të një keqkuptimi fatal në mes të fushatës. Gjetja inteligjente e grupit të tij të PR-it, do të ishte e mjaftueshme ta groposte elektoralisht nëse do të kishte garë dhe një shoqëri normale në Tiranë, por nuk është ky rasti. Posteri mund të shërbejë nesër si alibi për të shpjeguar diferencën e parashkruar në shifra.

Gishtat kanë gjuhë lokale dhe ndërkombëtare. Kësaj here, diferenca kulturale mes shoqërisë shqiptare dhe autorëve të posterit, e solli Belon në rolin e Mr. Bean-it. Belo, për këtë gafë që nuk është e vetja dhe për të mos i ngjarë Mr. Bean-it edhe më tej, i mbetet vetëm të ulë mençurisht gishtat poshtë dhe të ngrejë krahët lart duke thënë: Më falni! Me siguri në këtë mënyrë kundërshtarët e tij do të mërziteshin. Ata nuk duan të kenë njerëz të mençur përballë. Sepse në politikë, njerëzit e mençur tanimë numërohen me gishta.

Next Post
Urdhëroi dhe financoi ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, ja foto e Edmond Haxhisë

Urdhëroi dhe financoi ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, ja foto e Edmond Haxhisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com