• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drama e familjes shqiptare azilante në Gjermani, gruaja e re: Disa persona tentuan të më përdhunojnë pasi më rrahën

by Java News
16/04/2022 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Selimi dhe Mirsa u larguan bashkë me dy fëmijët e tyre nga Maqedonia e Veriut dhe erdhën për të kërkuar azil në Gjermani. Mirsa tregon se disa persona hynë në shtëpinë e saj, kur i shoqi nuk ishte në shtëpi. Ata e rrahën, e pshurrën në fytyrë dhe tentuan ta përdhunonin në sytë e vajzës katërvjeçare, Jasminës, dhe djalit shtatëvjeçar, Jonuzit. Britmat e Mirsës u dëgjuan deri në rrugë dhe fqinjët që erdhën arritën ta parandalonin përdhunimin.

Selimi dhe Mirsa bënë denoncim në polici, por policia nuk mori asnjë masë. Madje gjendja u përkeqësua dhe u bë e rrezikshme, atyre u dogjën shtëpinë, prandaj u detyruan të largohen.

Selimi rrëfen: “Ne u larguam nga atdheu, sepse tre maqedonas e sulmuan time shoqe kur ishte në shtëpi. Ata tentuan ta përdhunonin. Nga ana e policisë nuk morëm asnjë mbrojtje. Ne i treguam policisë ç’kishte ndodhur, por policia nuk mori asnjë masë. Gjendja u përkeqësua dhe u bë e rrezikshme, prandaj u detyruam të largohemi. Na dogjën edhe shtëpinë.”

Në Gjermani kërkesa e tyre për azil u hodh poshtë, sepse Maqedonia e Veriut konsiderohet si vend i sigurt. Diskriminimi strukturor i romëve nuk merret parasysh. Familja pret ta dëbojnë nga Braunshvajgu. “Ne mendojmë se këtu jemi të mbrojtur dhe në siguri. Por gjykata nuk na beson dhe duan të na kthejnë. Unë jam e sëmurë, jam depresive dhe marr prej disa javësh mjekim. Shkova dhe në spital se nuk ndjehesha mirë. Nuk e di se ç’do të ndodhë me ne”, thotë Mirsa.

Shoqata “Roma Center Gëttingen” dhe grupi politik “No Lager” e mbështesin dhe e ndihmojnë familjen për procesin gjyqësor. Mirsa thotë se nëse do ta kthejnë, do të vrasë veten. Ajo dhe i shoqi shpresojnë se do të qëndrojnë në Gjermani dhe do t’i çojnë fëmijët në shkollë. “Ne duam të jetojmë në siguri. Ne duam që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë këtu dhe të mësojnë një profesion.  Ata duhet të shkollohen këtu dhe të kenë një të ardhme të lumtur.” Familja vazhdon të shpresojë se një ditë do të jetojë në siguri.

Komisioni i Pavarur për Antiziganizmin, i ngritur nga qeveria gjermane, konstaton se në shtetet e ish-Jugosllavisë romët vuajnë nga diskriminimi strukturor dhe se përvojat e Mirsës nuk janë raste të izoluara. Pas analizës së gjendjes së popullsisë sinti dhe rome gjatë dy viteve të fundit në raportin e komisionit theksohet se romët në shtetet e ish-Jugosllavisë vuajnë nga “diskriminimi masiv racist shoqëruar me përjashtim social dhe ekonomik”.

Familja e Mirsas në Gjermani
Sintit dhe romet shpesh nuk kanë akses në tregun e punës, në arsim, në tregun e banesave, në kujdesin shëndetësor dhe në disa raste as në ujë të pijshëm të pastër. Shtetet shpesh janë pjesë e diskriminimit strukturor dhe nuk mbrojnë popullatën rome.

Por Gjykata Administrative e Osnabrykut, e cila vendos për kërkesën e familjes për azil, thotë se qasja në kujdesin mjekësor në Maqedoninë e Veriut është joproblematike. Mirsa thotë që nuk është ashtu. “Gjatë gjithë jetës sime jam trajtuar si qytetare e dorës së dytë, sepse jam rome” – thotë Mirsa./m.j

Next Post
Intervista/ Ushtaraku amerikan: Pse Vladimir Putin duhet të mposhtet brenda 4 javësh

Intervista/ Ushtaraku amerikan: Pse Vladimir Putin duhet të mposhtet brenda 4 javësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

LIVE / Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
Si prokurori Lita sabotoi hetimin e Gjokës për pronën në Velipojë. Fyerja për kolegun: Të hajë një m**t ai!

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

February 16, 2026
RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

RCC në Mynih: Kapetanoviç kërkon përgjigje të përbashkët kundër krimit

February 16, 2026
Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

Avokati i Jakup Krasniqit: Asnjë provë për keqtrajtime. Prokuroria nuk mund të shtrembërojë situatën!

February 16, 2026
Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In