• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drama e dy fëmijëve/ Nëna prej 6 vitesh në koma, dajat morën mijëra euro nga ta por…

by A R
19/04/2018 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Otorinos dhe Aishes, motër e vëlla nga Korça, të cilët tashmë kanë mbetur në mëshirë të fatit, është trajtuar sërish në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”. Pasi i braktisi babai, nëna e dy fëmijëve, djali 11 vjeç dhe vajza 12 vjeç, pësoi aksident të rëndë, dhe prej 6 vitesh ndodhet në koma.

Nëna me dy fëmijët ishte vendosur për një jetë më të mirë në Vicenca të Italisë. Por para 7 vitesh fëmijët ishin të vegjël dhe ajo e kishte të pamundur të punonte dhe t’i rriste ata. Në këto rrethana, u detyrua të vinte në qytetin e saj të lindjes Korçë dhe t’i linte fëmijët tek vëllai i madh, për një periudhë kohe dhe më pas do rimerrte në Itali.

Por në atë kohë ajo pësoi aksident, dhe prej 6 vitesh ndodhet në gjendje kome në një spital të Italisë. Edhe pse shpresat janë të pakta për të mbijetuar, fëmijët luten çdo ditë për nënën e tyre.
Ndonëse për fëmijët daja që po kujdesej për ta mori një shumë të madhe parash, ai filloi t’i dhunonte.
Në emisionin së hënës “Me zemër të hapur”, daja i vogël i fëmijëve i cili nuk ka mundësi t’i mbajë fëmijët tha se:

“Lekët i bëri motra e Italisë dhe vëllai im binjak që ka kujdestarinë. Fëmijët që pas aksidentit nuk kanë ikur më në Itali. Fëmijët kanë jetuar me dajën që nga viti 2011 deri para 7 muajsh. Pastaj mi solli mua, më tha mbaji për 2 muaj e shumta. Do të nis unë lekë tha e do t’i mbash. Mirë i thashë por dy muaj. Realisht unë nuk i mbaja dot më shumë. Se janë 5 fëmijë, 3 të mitë e 2 të motrës. Unë kam marrë 29 mijë euro dhe 29 mijë nëna ime. Ka përfituar Rebeke Çollaku, motra ime dhe vëllai im binjak 40 mijë euro”, thotë daja.

Ai tregoi se fëmijët kanë para të tjera të mbyllura në bankë të cilat do t’i marrin kur të mbushin moshën madhore. Vëllai Voltisi, bën apel që shteti t’i heqë kujdestarinë vëllait të tij Eltisit dhe të vendoset një e ardhme e sigurt për fëmijët e motrës së tij.

Por në emisionin e sotëm, Eltisi pranon se ka marrë para nga fëmijët, por thotë se është kujdesur për motrën e tij, duke shkruar vazhdimisht në Itali, dhe i ka shpenzuar.

Ai thotë se motra e tij në Itali ndodhet në gjendje të rëndë, dhe shanset për të mbijetuar nuk janë të mëdha.

“Unë kam qenë në Itali nga nëntori, për disa muaj. I dhashë para vëllait që t’i çonte në shkollë. Por nuk i kanë çuar. Është përgjegjësia e tij”, u shpreh ai./a.m.

Next Post
Xhelozia, 40-vjeçarja masakrohet me thikë nga bashkëshorti, fqinjët dhanë alarmin

Xhelozia, 40-vjeçarja masakrohet me thikë nga bashkëshorti, fqinjët dhanë alarmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com