• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dragoi” po heton Google

by A R
04/02/2025 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka nisur zyrtarisht. Pekini njoftoi vendosjen e kundërmasave ndaj mallrave amerikane, pasi presidenti Donald Trump vendosi tarifën 10 për qind.

Kina vendosi një tarifë 15% për qymyrin dhe gazin natyror të lëngshëm, një taksë 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore, kamionçinët dhe makinat me motor të madh, njoftoi një hetim kundër monopolit ndaj Google dhe vendosi kontrolle eksporti në 25 lloje të produkteve të rralla metalike. Gjithashtu ka përcaktuar disa kompani amerikane si biznese jo të besueshme..

Pekini thekson se ka dërguar një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë në kundërpërgjigje të tarifave që hyjnë sot në fuqi nga Administrata Trump. Presidenti amerikan njoftoi se masat kundër Meksikës dhe Kanadasë janë shtyrë me një muaj, pas disa negociatave intensive me liderët e dy vendeve fqinje. Donald Trump konfirmoi në Truth pezullimin e tarifave “për të parë nëse mund të strukturohet apo jo një marrëveshje përfundimtare ekonomike”.

Otava ka rënë dakord të “sigurojë një kufi të sigurt verior dhe më në fund t’i japë fund fatkeqësisë vdekjeprurëse të drogës si fentanili që kanë vërshuar në vendin tonë, duke vrarë qindra mijëra amerikanë. Si president, është përgjegjësia ime të siguroj sigurinë e të gjithë amerikanëve. Jam shumë i kënaqur me këtë rezultat fillestar”, shtoi Trump.

Në njoftimin e pezullimit të tarifave amerikane ndaj Kanadasë për 30 ditë pas një “telefonate të mire” me Trump, Justin Trudeau përshkroi planin e tij kufitar prej 1.3 miliardë dollarësh duke premtuar “forcimin e kufirit me helikopterë, teknologji dhe personel të ri, koordinim më të mirë me partnerët amerikanë dhe rritje të burimeve për të frenuar rrjedhën e fentanilit”. “Rreth 10,000 burra në vijën e pare”, u shpreh kryeministri kanadez.

Gjithashtu premtoi emërimin e një “cari” për të luftuar trafikun e drogës dhe përcaktimin e karteleve si grupe terroriste. Edhe Meksika pranoi dërgimin e 10 mijë ushtarëve në kufirin me Shtetet e Bashkuara për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës

Next Post
“86,570 zgjedhësve nga jashtë iu është pranuar kërkesa”, Celibashi: Të miratohet buxheti për fushatën zgjedhore

“86,570 zgjedhësve nga jashtë iu është pranuar kërkesa”, Celibashi: Të miratohet buxheti për fushatën zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

July 8, 2026
Pekin/ Shpallen Çmimet Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025

Pekin/ Shpallen Çmimet Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2025

July 8, 2026
Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

Xhafaj paralajmëron KLSH-në: Nuk ju mbron pavarësia, do të auditoheni si çdo institucion!

July 8, 2026
Trump pas Samitit në Ankara: Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet për mbrojtjen

Trump pas Samitit në Ankara: Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet për mbrojtjen

July 8, 2026
“Është zhveshur nga funksioni i tij”, Bardhi kritikon Kuvendin e Shqipërisë nga Parlamenti Europian

“Është zhveshur nga funksioni i tij”, Bardhi kritikon Kuvendin e Shqipërisë nga Parlamenti Europian

July 8, 2026
Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

July 8, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

July 8, 2026
“Shihemi në Shqipëri për samitin e ardhshëm”, Rama ndan foton me Rutte: Moment krenarie kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur!

“Shihemi në Shqipëri për samitin e ardhshëm”, Rama ndan foton me Rutte: Moment krenarie kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur!

July 8, 2026
Pas Ankarasë, Starmer flet për unitetin e NATO-s: Trump ishte i kënaqur me atmosferën e samitit

Pas Ankarasë, Starmer flet për unitetin e NATO-s: Trump ishte i kënaqur me atmosferën e samitit

July 8, 2026
69-vjeçari rrëzohet në mal teksa kulloste bagëtitë, niset me helikopter drejt Traumës

69-vjeçari rrëzohet në mal teksa kulloste bagëtitë, niset me helikopter drejt Traumës

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In