Kryeministri i Italisë Mario Draghi nuk dukej i kënaqur në deklaratën e tij publike sot në Twitter. Sipas një reporteri italian, kryeministri shkroi se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy nuk iu përgjigj telefonatës së tyre të përcaktuar në axhendë.
“Presidenti Zelenskyy na tha se po fshihet diku dhe se Ukraina nuk ka më kohë. Ai supozohej të përgjigjej në një telefonatë në orën 09:30, por nuk e bëri”.
Nga ana tjetër, Zelenskyy, i cili është edhe shënjestra kryesore e qeverisë rusë, nuk ngurroi t’i kthente një përgjigje ironike kreut italian.
“Sot në orën 10:30 në hyrjet e Chernihiv, Hostomel dhe Melitopol zhvillohej luftë. Vdiqën njerëz. Herën tjetër do përpiqem ta zhvendos axhendën e luftës për të folur me Mario Draghi në orën e caktuar. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të luftojë për njerëzit e saj”, shkroi ai.
/a.r











