• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drafti i ri, familjarët e deputetëve nuk lejohen të marrin tendera

by A R
05/04/2018 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk do përfitojë më para publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, përmes kompanive të regjistruar në emër të familjarëve. Fëmijët, bashkëshorti, bashkëshortja, bashkëjetuesit dhe prindërit e deputetit, aksionerë në kompani të ndryshme, nuk mund të marrin më pjesë në tendera. Kështu parashikon drafti i rishikuar dhe i dakordësuar për Kodin e Sjelljes së Deputetëve. Në Kuvendin e Shqipërisë ka disa deputetë biznesmenë, të cilët për të mos djegur mandatin e deputetit, i kanë kaluar kompanitë në emër të familjarëve, ndërsa vijojnë si më parë të fitojnë tendera dhe të marrin para publike. Në këto kushte, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, në draftin e dakordësuar, kanë vendosur ndalimin e deputetit për të aplikuar në tendera publikë, me anë të shoqërisë tregtare, edhe nëse ai është larguar për shkak të fillimit të mandatit të deputetit.

Palët kanë ndryshuar nenin 7 të drafti të parë. Konkretisht, neni 17 i dakordësuar, i cili më parë ishte neni 7, në pikën dy parashikon që kufizimi përfshin edhe ndalimin për të aplikuar dhe/ose fituar të ardhura direkte ose indirekte nga procedurat e tenderimit të autoriteteve prokuruese publike nga shoqëria tregtare, e zotëruar në mënyrë aktive nga deputeti qoftë edhe pjesërisht, dhe prej të cilës ai është larguar për shkak të fillimit të mandatit të deputetit. Për ta bërë edhe më të qartë kufizimin dhe ndalimin e ligjvënësit për të përfituar para publike, palët kanë shtuar një pikë tjetër.

Pika 6 e nenit 17 parashikon që nëse aksionet ose pjesët e kapitalit regjistrohen në emër të një të afërmi, që do të thotë bashkëshortit/bashkëjetuesit, fëmijët e rritur, prindërit e deputetit, ato konsiderohen të njëjtë sikur të ishin të regjistruar në emër të vetë deputetit dhe, të drejtat për pronën e të afërmve kufizohen në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit. Varianti i parë ishte më i përgjithshëm dhe nuk mundësonte ndalimin e parashikon në variantin e fundit. Ky variant i Kodit të Sjelljes është parashikuar për t’u miratuar në seancën e sotme plenare.

Dhuratat  

Drafti i dakordësuar ka ndryshuar edhe parashikimet sa i takon dhuratave. Neni 23 i draftit parashikon që deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë dhurata me vlerë mbi 10 mijë lekë, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat. Deputeti, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, duhet t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’i dorëzojë zyrtarisht pranë shërbimit përgjegjës në Kuvend për administrimin e objekteve me vlerë, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit; b) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, deputeti bën kallëzim pranë organit të ndjekjes penale. Dhuratat, që kanë vlera artistike, muzeale ose historike administrohen në institucion dhe ekspozohen. Dhuratat dhe përfitimet e ngjashme sipas këtij neni, të refuzuara ose të pranuara nga deputeti, deklarohen brenda 5 ditëve dhe regjistrohen në një regjistër të posaçëm të Kuvendit.

Ndalimi   

Fëmijët, bashkëshorti, bashkëshortja, bashkëjetuesit dhe prindërit e deputetit, aksionerë në kompani të ndryshme, nuk mund të marrin më pjesë në tendera.

Parashikimi

Ndalohet aplikimi në tendera nga shoqëria tregtare, e zotëruar në mënyrë aktive nga deputeti qoftë edhe pjesërisht, dhe prej të cilës ai është larguar deputeti për shkak të fillimit të mandatit të deputetit.

Varianti i dakordësuar mes PD-PS-LSI

Neni 17, ishte neni 7

Kufizime gjatë ushtrimit të mandatit

1. Gjatë ushtrimit të mandatit, deputetit nuk i lejohet:

a) të ushtrojë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave;

b) të kryejë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre;

c) të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;

ç) të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;

d) të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.

2. Kufizimi i përcaktuar në pikën 1 shkronja “b” përfshin edhe ndalimin për të aplikuar dhe/ose fituar të ardhura direkte ose indirekte nga procedurat e tenderimit të autoriteteve prokuruese publike nga shoqëria tregtare, e zotëruar në mënyrë aktive nga deputeti qoftë edhe pjesërisht, dhe prej të cilës ai është larguar për shkak të fillimit të mandatit të deputetit.

3. Pronësia aktive nënkupton ushtrimin e plotë të të gjitha të drejtave që rrjedhin nga pronësia, aksionet ose pjesë të kapitalit.

4. Pozita dominuese në treg vlerësohet nga autoriteti përgjegjës për konkurrencën sipas legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës.

5. Kuvendi mund të kërkojë nga autoriteti përgjegjës për konkurrencën të kryejë vlerësime për një kompani në të cilën një deputet ka aksione ose kapital për të vlerësuar nëse ka pozitë dominuese në treg.

6. Nëse aksionet ose pjesët e kapitalit regjistrohen në emër të një të afërmi, që do të thotë bashkëshortit/bashkëjetuesit, fëmijët e rritur, prindërit e deputetit, ato konsiderohen të njëjtë sikur të ishin të regjistruar në emër të vetë deputetit dhe, të drejtat për pronën e të afërmve kufizohen në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit.

Neni 7 i draftit të parë

Kufizime gjatë ushtrimit të mandatit

Gjatë ushtrimit të mandatit, deputetit nuk i lejohet:

a) të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;

b) të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;

c) të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg./Shqiptarja.com/a.m.

Next Post
Kloppi e konfirmon dëmtimin e Salahut

Kloppi e konfirmon dëmtimin e Salahut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In