• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drafti i Kodit të ri Penal, s’kemi qenë pjesë e grupit të punës”/ Kryeprokurori: Do krijojë konfuzion, ka nene të paqarta!

by E S
30/07/2025 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori Olsi Çela foli sot për mediat lidhur me kundërshtimin e tij ndaj draftit të Kodit të ri Penal.

Sipas kryeprokurorit puna duhej të niste me një analizë mbi problemet e ligjit të vjetër, e më tej të debatohej për riformulimin e draftit të ri.

“Unë mendoj që e rëndësishme mbetet pikënisja e procesit, duhet të kuptojmë pse ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që ka shoqëria dhe pasi të ishte bërë një analizë e tillë, të kishim një dokument cilësor ne do të shtonim le të themi dhe bazat mbi atë se çfarë do duhet të bënim më tej. Fakti që një dokument i tillë mungon ndikon në produktin final, i cili na është paraqitur sot dhe ky është problemi kryesor që ka projekti”, tha kryeprokurori.

Olsi Çela theksoi me tej se prokurorët nuk kanë pasur një përfaqësues në grupin e punës që hartoi kodin e ri penal.

“Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës. Ndaj dhe reagimi vjen pasi produkti është bërë i njohur nga ana e grupit të punës”, u shpreh kryeprokurori, i cili theksoi se nenet e propozuara s janë konfuze dhe paraqesin probleme, e për rrjedhojë përvetësimi i neneve nga magjistratët dhe aplikimi i tyre do të ngadalësojë procesin e punës duke krijuar paqartësi.

Pyetje: Një ditë më parë keni bërë një reagim lidhur me propozimin për Kodin e ri Penal, a i keni bërë me dije grupit të punës këto shqetësime që keni ngritur dje dhe a keni marr ndonjë përgjigje?

Olsi Çela:
Besoj se përgjigja ka qenë e qartë dje sa i përket angazhimin në grupin e punës. Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës. Ndaj dhe reagimi vjen pasi produkti është bërë i njohur nga ana e grupit të punës.

Pyetje: Pikat më të rëndësishme që ju kundërshtoni ose keni rezerva?

Olsi Çela: Unë mendoj që e rëndësishme mbetet pikënisja e procesit, duhet të kuptojmë pse ky kod që kemi është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që ka shoqëria dhe pasi të ishte bërë një analizë e tillë, të kishim një dokument cilësor ne do të shtonim le të themi dhe bazat mbi atë se çfarë do duhet të ngrinim. Fakti që një dokument i tillë mungon ndikon në produktin final i cili na është paraqitur sot dhe ky është problemi kryesor që ka projekti.

Dua të ritheksoj që kodi që kemi sot i përgjigjet atyre që kanë qenë sfidat e shoqërisë, pra ne aplikojmë një kod i cili ka rezultuar funksional deri sot. Plotësimet që janë dashur të bëhen ndër vite kanë ecur mjaft shpejt dhe sa herë është dashur që legjislacioni jonë të përshtate me ato që janë kërkesat e integrimit ky proces ka ndodhur. Patjetër që mund të ketë nevojë për përmirësime të tjera ose draft të ri, por pikë së pari duhet ta paracaktonim, të kishim vendosur binar në të cilat do vendosej drafti.

Është dokument mjaft voluminoz, është shumë e vështirë që të bëhet debati në një dokument mjaft voluminoz, ndaj është e rëndësishme puna përgatitore.

-Së pari në momentin që po kalon sistemi i drejtësisë ku mbingarkesa është një nga çështjet kryesore, aplikimi i një kodi të ri penal do të thotë një rivlerësim të secilës çështje që është në gjykim, ose hetim në prizmin e kodit të ri, i cili mund të ketë fuqi prapavepruese…kjo do çeli diskutime në shumë raste dhe do të ngadalësojë proceset.

Drafti që është paraqitur është shumë kompleks dhe vetëm njohja e draftit nga ana e magjistratëve do kërkonte mjaft kohë, në mënyrë që të përvetësohet në mënyrë cilësore.

-Së dyti teknika me të cilën është përudhur për tu shkruar drafti është një teknikë mjaft komplekse, është e vështirë, krijon paqartësi dhe natyrisht do krijojë konfuzion se si do të aplikohen dispozitat në rast të kalimit të draftit në formën në të cilën ai është.

Next Post
Ndezën zjarrin që dogji 18 banesa, kishën dhe 20 mijë rrënjë ullinj, nisin hetimet për 3 autorët në Delvinë

Ndezën zjarrin që dogji 18 banesa, kishën dhe 20 mijë rrënjë ullinj, nisin hetimet për 3 autorët në Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

October 1, 2026
Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

October 1, 2026
Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

October 1, 2026
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

October 1, 2026
Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

October 1, 2026
Republika popullore e protestës

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur

October 1, 2026
Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

October 1, 2026
“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com