• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drafti i Financave, ja çfarë parashikohet për faljen e gjobave për bizneset

by A R
28/12/2016 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave shumë shpejt do të paraqesë në qeveri për miratim, një paketë ligjore përmes së cilës parashikohet falja e disa gjobave për biznesin.

Sipas draftit të hartuar nga ministria e Financave, dhe që është konsultuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, falen gjobat automatike të sistemit për deklarimin e sigurimeve, për mungesën e kasave, ndërsa vetëm detyrimet deri në 2010 mund të fshihen.

Parashikohet të falen gjobat për deklarim të vonuar prej 10 mijë lekësh të administratorëve dhe punonjësve, që u vunë masivisht në 22 qershor të këtij viti, pas përditësimit të sistemit e-tax.

Drati parashikon gjithashtu që ti falet gjoba për periudhën 1 janar 2011-31 dhjetor 2014 të gjithë atyre që paguajnë principalin. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi të martën gjatë një konference për shtyp se nuk ka falje të principalit për periudhën 2011-2014. “Dua të ndaj me sipërmarrjen faktin se nuk ka falje për periudhën 1 janar 2011 -31 dhjetor 2014. Kush paguan principalin i falet gjoba, tjetër gjë nuk ka”, deklaroi ai.

Ministria e Financave ka përfshirë në draft edhe gjobat për kasat fiskale. Ahmetaj paralajmëroi se po bëhet një skanim i kompanive të mëdha, pasi shumë prej tyre kanë abuzuar e niptet dytësore të tyre duke i shkaktuar shtetit humbje të TVSH dhe dëm buxhetit të shtetit./a.m.

Next Post
PD akuzon sërish Ramën: Tenderi i Sadriut i kushtoi shtetit 200 mln lekë më shumë

Edhe pas dëmshpërblimeve PD akuzon: Kur qytetarët përmbyteshin Rama hapte ekspozita në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com