• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Draft-statuti i Asociacionit do nxjerrë zbuluar hipokrizinë në Prishtinë dhe Beograd

by Ben Andoni
05/11/2023 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Janë bërë përpjekje të mëdha nga shumë aktorë institucionalë, individë dhe protagonistë (që nuk mungojnë në rajon) për të gjetur të ashtuquajturin draft i Asosacionit. Ai po mbahet sekret, paçka se ka shumë aktorë që mëtojnë se e dinë. Nuk e gjen dot origjinalin ndër burime të medias në Kosovë dhe nuk e gjen dot dhe në Beograd. Në karakteristikat e përbashkëta ballkanike, që kemi, ka të ngjarë që ai të rridhte, por këtë herë ja që nuk po ndodh. Ajo, që kuptohet në një vështrim logjik është se edhe dy përfaqësuesit më të lartë respektivë: në Kosovë, kreu i Ekzekutivit dhe në Serbi, kreu i shtetit, e kanë dakorduar kohë më parë, madje qysh në Ohër. Me të gjithë qepjet e nevojshme, pas pretendimeve të dyanshme, u është përcjellë më 21Tetor, kur draft-statuti iu vu i pastër dhe i kopsitur përpara syve Kurtit dhe Vuçiq nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Ka të ngjarë që u është kujtuar edhe konjuktura ndërkombëtare, që tash dialogu Kosovë-Serbi nuk ka aq proritete nga ajo që po na afron skakiera ndërkombëtare dhe e ardhmja e Botës.

Deri më 2015, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, që janë ndërruar, ricikluar dhe zhdukur, kanë debatuar, sugjeruar, përplasur por tashmë dokumenti i “ mirëpranuar” pret thjesht kohën të firmosë. Kleçka e vetëm e vitit 2015 lidhej me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila gjeti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe kjo u dha mundësi autoriteteve të Prishtinës zyrtare për të mos e pranuar, ashtu si Serbia e ka përjashtuar apriori, duke mos e konsideruar Kushtetutën e Kosovës. Ashtu, si tani, megjithë ngutin dhe kërkesat serbët heshtin. Duket se objektivin afatshkurtër e arritën.

Deri më 17 Dhjetor nuk pritet asgjë nga Serbia për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme, ashtu si nga Kosova po blihet koha e mjaftueshme, që drafti i shumëpërfolur t’u bëhet i ditur pak e nga pak palëve opozitare dhe të justifikohet e gjitha.

Nuk mund të pritet më shumë, sesa është hamendësuar dhe kur të bëhet i ditur do kuptohet se ai përmban pak nga të katër draftet e paraqitura, pak nga ato që kinse janë kundërshtuar dhe mbi të gjitha mbi atë që palët kanë mëtuar se nuk donin.

Eufemizmi “Vetëmenaxhim” në vend të Zajednicës, ka të bëjë thjesht e vetë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Koha do të na tregojë sesa të drejtë ishin zyrtarët evropianë dhe sa largpamës politikanët e Kosovës. Një gjë shikohet bukur mirë se: Serbët duket se kanë marrë maksimumin e tyre për një popullsi, që sipas vlerësimeve të bazuara në të dhënat e OSBE-së të vitit 2010 dhe 2013, arrinte në 146,128 serbë, ose që përbënin 7.8 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ndërkohë Reuters flet për disa fakte lidhur me Kosovën, kur në një popullsi prej 1.8 milionë banorësh, serbët janë vetëm rreth 5.3%.

Beogradi duket se nuk ka më ndonjë interes për Asosacionin me konjukturat e reja ndërkombëtare, kurse Prishtina politike i duhet të justifikojë atë qëndrim, që për hir të së vërtetës nuk është se i largon palët kosovare aq shumë nga njëra-tjetra. Pas pak javësh, kur çdo gjë do të jetë transparente, publiku shqiptar dhe serb do kuptojë se me çfarë hipokrizie është rrethuar deri më tani, ndërkohë, që problematikat në të mëdha janë braktisjet masive të vendeve reciproke dhe korrupsionin i frikshëm, bashkë me regjimet autokratike, që janë mbuluar bajagi mirë prej një dialog shterpë, që tek e fundit u hap dhe do mbyllet nga të huajt. (Javanews)

 

Next Post
Presidenti iranian: Izraeli dhe SHBA duhet të dënohen për krime lufte

Presidenti iranian: Izraeli dhe SHBA duhet të dënohen për krime lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In