• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dr. Petrela sot ka punë!

by Frrok Çupi
18/02/2020 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ç’është gjithë kjo histeri ditën pas vendimit të Evropës në favorin e Shqipërisë?!…

Kësaj here të sëmurët tanë mendorë vishen me kravata e këmishë të bardha. Edhe vetë Doktor Petrela, neurokirurgu i famshëm, e ka eksperiencë të parë. Duket sikur ‘ka përparuar kombi’ pse u çmenden kravatat, por në fakt nuk është kështu: Kur sëmuren të ultët, kombi ka më pak kosto. Kësaj here janë çmendur ‘të mençurit’ e kombit.

Presidenti i Republikës i ra këmbës qysh një natë më parë; sot ka deklaruar ‘grusht shteti’. Gjatë natës, aleatët e Shqipërisë i quajti ‘investitorë diktaturash’. Një natë më parë kishte deklaruar se ‘po të vijnë këtej, do t’i pres me tanke!’, duke folur për Parlamentin.

Të tjerë nisën të helmojnë publikun duke përhapur psikoza se ‘këto para do t’i ktheni’ (psikozë tipike banditësh që vetëm marrin e nuk kthejnë). Të tjerë (përsëri të tjerë) kanë bërë planin si të rrëzojnë kryeministrin para se të kthehet nga Evropa. Të tjerë po thonë se ‘ç’na duhen ndihmat e të tjerëve?!’. Të tjerë po pëlcasin nga tmerri pse u bë kështu…

Përgjatë gjithë qytetit, ku ndodhen selitë e partive dhe accountet e internetit, sot kanë shpërthyer simptoma të rënda të psikoneurozës: Histeri, neuroza obsesive, paranoja, demenca, narcizizëm, depresione, obsesione, fobi… Të gjitha. Jo thjesht Dr. Petrela, shef i Neurokirurgjisë por gjithë kombi ka hyrë në një ‘teatër’ absurd ‘marrëzish’.

Të gjithë kanë të drejtë, sipas sëmundjes së tyre:

Të parët kanë të drejtë të marrët e marrë:

Këta janë të njëjtët, në çdo ngjarje e kthesë kombëtare, këta janë aty. Tani kanë në dorë edhe mjetet moderne të kibernetikës, dhe bëjnë namin. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë do të ishte më keq: Të marrët do të përlesheshin me njëri tjetrin, njësoj si në vendet evropiane në Mesjetë. Evropa, bash për këtë arsye i liroi të marrët nga kështjellat; për të hapur burgjitë e kombit. Sepse të marrët, që në fakt nuk janë të sëmurë viralë, e quajnë pasuri marrëzinë. Marrëzia magjeps- shkruante Shopenhauer- dhe kjo i bën të marrët edhe mes nesh që të ‘shkëlqejnë’. Shkëlqejnë edhe kur i vihen kundër kombit që do të shërohet nga tmerri i tërmetit.

Kanë të drejtë ‘këmishët e bardha’ me neuroza të mbrojtjes, me paranoja dhe narciziëm:

Shumica prej tyre ka ndodhur që gjatë këtyre tre dekadave të jenë vënë edhe në krye të shtetit, ose diku në mes të trungut shtetëror. Këta e lanë vendin në mjerim, në konflikt ujqërish e delesh, në konflikt pronash, në pasoja të luftës civile, nën grabitjen e tyre. Kjo që ndodhi kësaj here në qendër të Evropës, këta i shkrin si ‘borën e verës’. Sado që t’u thuash të mos kenë frikë, ata e dinë se ‘janë kokërr misri’ dhe do t’i hajë pula. Një nga vajzat personazhe të Frojdit kishte frikë të dashuronte sepse në shtëpi kishte babanë të sëmurë. Njësoj edhe këta të ‘neurozës së vetëmbrojtjes’, do të donin të shkatërrohej nga tërmeti ose të digjej vendi, por mjaft të mos zbuloheshin krimet. Deri tani bënë të pamundurën për të ndaluar Reformën në Drejtësi. Me rastin e aktit të Botës në ndihmë të Shqipërisë, kjo bëhet e pamundur. Atëherë i vetmi opsion është ‘të dorëzojnë dashurinë para babait të sëmurë’.

Kanë të drejtë ‘kravatat’ me demenca, me neuroza obsesive, me fobi:

Këta duhet me patjetër ta ndalojnë valën perëndimore për ngjalljen e jetës pas tërmetit në Shqipëri. Nëse këtu do të nisë puna ( dhe do të nisë menjëherë), atëherë ku ka vend për këta?! Këta kishin në plan që të përsërisnin vitin e tmerrshëm 1997, kur në vend u vranë rreth 3 mijë vetë dhe u plagosën 20 mijë. Asnjë nga ‘të marrët’ e luftës nuk u përgjigj deri më sot. Një i çmendur si Bin Laden vrau rreth 3000 vetë në Amerikë, por u fundos në det. Edhe Herostrati, zjarrvënësi i Athinës së Lashtë, i vuri zjarrin tempullit të Artemis në Effes, por Athina i dha këtë dënim: ‘Herostratit të mos i përmendet më emri!’. Në 13 shkurt të vitit të kaluar në Tiranë nisi beteja e dytë me sloganin ‘Përsërisim vitin 1997’. Këtu nuk kishte gjykatë të Athinës. Por këtë vit, për shkak të vëmendjes së Perëndimit, ata të 97- ës nuk kanë më asnjë ushtar për të djegur vendin. Të gjithë ‘shulat’ që merrnin dy lekë e gjuanin me molotov, tani duhet të punojnë dhe të marrin fitime nga tërmeti…

Kanë të drejtë kravatat me fiksime, me autoerotizëm dhe me narcizizëm:

Këto sëmundje janë shfaqur vonë, por në fakt lidhen me frenime dhe fiksime shumë të hershme. Periudha e diktaturës komuniste dhe tre dekada post- diktaturë na lanë një shtet arkaik, të llojit Islamist. Disa herë gjatë këtyre dy epokave, ‘kravatat dhe këmishët e bardha’, u tunduan të mbajnë më shumë anën e Lindjes dhe të botës Islamike. Që në vitin 1992, Shqipëria u radhit në Konferencën Islamike. Nuk janë të paktë edhe ata që sot shkruhen në media sociale kundër Amerikës dhe kundër Perëndimit. As ata që u gëzuan pse Evropa nuk i hapi dyert për Shqipërinë, as këta nuk janë të paktë… Madje ‘kravata’ më shumë….

Kjo që ndodhi, dhe që shpërtheu neurozat, kjo e hapi portën perëndimore… Tani kush mund të thotë se ‘Evropa nuk na do’? Veç pacientët e dr. Petrelës mund ta thonë.

Next Post
Lajm i madh për sulmuesin shqiptar, Chelsea me vendim të ri

Lajm i madh për sulmuesin shqiptar, Chelsea me vendim të ri

Comments 2

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Shkrim fantastik, bravo!

    Reply
  2. Elida says:
    6 years ago

    Shumë saktë, bravo!

    Reply

Leave a Reply to Elida Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In