• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dr. Halimi pranon se ka ndërtuar pa leje. Leja që i dha Basha vetes? “Zgjidhi hallin e vet”

by
05/06/2015 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën e djeshme në Top Story, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, justifikoi kryetarin aktual të Bashkisë, Lulzim Basha, për dhënien e lejes së ndërtimit vetes së tij për një kat shtesë në pallatin ku jeton, duke deklaruar se edhe ai, si gjithë të tjerët, ka zgjidhur problemet e veta. Fillimisht, Kosova u përpoq t’i shmangej pyetjes së drejtuesit të emisionit për lejen e Bashës, duke thënë se nuk ka dijeni për këtë çështje dhe nuk e ka dëgjuar.

“Nuk kam dijeni për këtë, pse të gënjej kot. Nga fushata erdha këtu direkt. Sa u ndërrova në shtëpi 5 minuta. As të komunikoj nuk kisha mundësi me stafin, për të qenë korrekt, për të ardhur në kohë këtu. Megjithatë këtë s’e kam dëgjuar”, tha Kosova.

 Por, pavarësisht se kjo çështje ka disa ditë që zien në të gjitha mediat, ai u përpoq t’i shmangej përgjigjes. “Për çdo gjë ka një ligj. Brenda këtij ligji, çdo qytetar nga i pari tek i fundit, është e mira që të gjitha nevojat e veta t’i zgjidhë brenda këtij kuadri ligjor. Nëse zoti Basha është kryetar bashkie apo një tjetër është shef në një fabrikë buke, gjithsekush do të zgjidhë problemet e veta, edhe ai që bën bukën do hajë bukë, edhe ai që është kuzhinier do hajë ushqim, edhe ky që është kryetar bashkie do të zgjidhë problemet e veta. E rëndësishme për mua është brenda kuadrit ligjor dhe të mos përfitohet nga pozicione të caktuara që ka njëri apo tjetri. Nëse çdo nevojë e çdo qytetari, çfarëdolloj pozicioni të ketë ai, zgjidhet brenda kuadrit ligjor, kjo është normale”, deklaroi Kosova.

 Më pas, i pyetur për akuzën për ndërtimin e kateve pa leje në klinikën e tij, Halim Kosova rrëfeu “marifetin” se si të mund të ndërtohet pa leje dhe më pas të legalizohet. Në intervistën e tij, Kosova thotë se duke parë të tjerët që ndërtonin, e ka nisur edhe vetë këtë çështje.

 “Çdo tarracë, edhe po të shohësh, një ka depo uji, një ka kondicionerin, një ka tendë, unë bëra një kështu si prej dërrase, si strehë. E cila me kalimin e kohës kërkoi investime më të shumta, por thjesht dërrasë po ta them, që në një moment të caktuar erdhi një miku im, dërrasë – dërrasë, tendë – tendë, ky është ndërtim dhe duhet ligjëruar. Në vendin tonë ka dy ligje, urbanistike dhe i legalizimit. Ka 6-7 vjet madje. Kam prit radhën si të gjithë qytetarët e tjerë që këto prej dërrase sipër klinikës ta legalizoj. Nëse unë do ta fsheh, nëse unë nuk jam transparent që kjo kasolle sipër klinikës nuk legalizohet ose e mbaj të fshehur, ky është gabim. Kur unë e deklaroj ore kam bërë këtë. Më takon, mirë, s’më takon e heq. Kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe mendoj”, tha Kosova.

 Pra, sipas Kosovës, kushdo që kërkon të ndërtojë pa leje, fillimisht ngre një strukturë prej dërrase, e legalizon dhe më pas e kthen në pallat 5 katësh.

TEMA*

Next Post

33-vjeçarja gjyshja më e re, bëhet nënë vajza e saj 17 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s

July 6, 2026
“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

July 6, 2026
Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

July 6, 2026
Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

July 6, 2026
Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In