• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

DPSHTRR rikujton qytetarët: Nuk importohet asnjë mjet që nuk përmbush kushtin Euro 4

by Java News
14/01/2022 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pas 3 vitesh nga hyrja në fuqi e vendimit për kriteret e reja të importit të makinave po hasen problematika për zbatimin e tij, pasi vazhdohet të blihet jashtë makina furgonë apo autobusë të përdorur që nuk plotësojnë kriteret e importit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ngre shqetësimin se janë të shumtë qytetarët që blejnë jashtë makina të përdorura me vit prodhimi para 2005-s apo furgonë dhe autobusë që nuk përmbushin normat euro që kërkojnë t’i importojnë.

Për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve me qëllim evitimin e shpenzimeve, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor u rikujton të gjithë atyre që kërkojnë të importojnë makina të verifikojnë më përpara vitin e prodhimit të makinës. Vendimi për masat e reja kundër ndotjes të ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorrike lejon importin e makinave të përdorura që përmbushin normën Euro 4 dhe për makinat e reja normën Euro 5.

“Prej vitit 2019 në Shqipëri nuk lejohen të zhdoganohen dhe regjistrohen makina që nuk përmbushin kriteret e importit, siç është përcaktuar në VKM nr.633 të miratuar në datë 26 tetor 2018. Ka ende qytetarë që janë të paqartë për rregullat e reja të importit të makinave. Për këtë arsye ne ju rikujtojmë atyre se para se blejnë një makinë jashtë të verifikojnë nëse mosha e mjetit përmbush kriteret e importit dhe të regjistrimit në Shqipëri. Verifikimi mund të bëhet online edhe nëpërmjet numrit të shasisë të mjetit në platformën e DPSHTRR”, sqaroi për Monitor Drejtoria e Shërbimit të mjeteve.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi nga 2019 në Shqipëri lejohen të hyjnë autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Ndërsa makinat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, duhet të përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Europian.

Vendimi përcakton se për mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Ndërsa mjetet motorike të tjera të reja si motorrë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, duhet të përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Europian. /Monitor

g.kosovari
Next Post
“Omicron” pushton botën/ OBSH ngre alarmin: Në një javë, 15 milionë persona të infektuar

“Omicron” pushton botën/ OBSH ngre alarmin: Në një javë, 15 milionë persona të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In