• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dozat e para të vaksinës së Pfizer, nga e hëna në Serbi

by Java News
19/12/2020 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi të premten në Novi Sad se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi të hënën ose të martën (21 ose 22 dhjetor), ku dërgesa e parë do të jetë prej më pak se 5,000 doza. Ai shtoi se vaksinat do të shpërndahen në shtëpitë e pleqve.

Llonçar deklaroi se licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe se dozat e ardhshme do të mbërrijnë, siç janë premtuar, deri në fund të vitit.

Sipas tij, Serbia është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 15 dhjetor se Serbia kishte porositur 340,000 doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech dhe se vaksina ruse Sputnik V po testohet.

Përderisa Serbia ka bërë porositë e para për vaksinën kundër COVID-19, të njëjtën gjë ka bërë edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka thënë se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë AstraZaneca për 800,000 doza të vaksinës, të cilat pritet të arrijnë në fillim të vitit 2020.

Vaksinat e kompanisë Pfizer kushtojnë rreth 18.40-19.50 dollarë derisa ato të kompanisë amerikane Moderna 25-37 dollarë. AstraZeneca ka thënë se vaksina e saj do të jetë më e lirë sesa e konkurrentëve të tjerë.

Kosova pret që të marrë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, ndërkaq pjesën tjetër do ta blejë vetë.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se është formuar edhe komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër COVID-19.

“Kemi dëgjuar edhe zëra pesimistë rreth sigurimit të vaksinës, por ne i sigurojmë qytetarët që ata nuk do të mbesin pa u vaksinuar as për mungesë angazhimi, as për mungesa financiare, sepse, ne e kemi obligim edhe në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, që popullatës sonë t’i sigurojmë vaksinën”, ka thënë Zemaj të premten.

Programi COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra, sipas një hulumtimi të Reuters, deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë.

Mirëpo të tria kompanitë janë përballur me vonesa në testimet e tyre, çka mund të shtyjë procesin e miratimit të vaksinave nga rregullatorët deri në gjysmën e dytë të vitit 2021 apo edhe më gjatë.

Programi COVAX nuk ka marrëveshje për vaksinën e kompanisë Moderna, apo të Pfizer/BioNTech. Vaksina e Pfizer tashmë ka nisur të administrohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe është në prag të miratimit edhe nga Bashkimi Evropian.

Iniciativa e OBSH-së për shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra, ende nuk ka marrë zotimin e vendeve të pasura që ato të ndajnë vaksinat që siguruar për vete.

Pothuajse 12 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit pritet të prodhohen vitin e ardhshëm dhe rreth 9 milionë doza të vaksinës tashmë janë blerë nga shtete të ndryshme./REL

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Protestuesit bastisin selinë e PS në Shkodër, u vënë flakën orendive dhe reklamave në rrugë

Një javë pasi ‘dogjën’ selinë e PS/ Sërish protestë në Shkodër, policia merr në mbrojtje institucionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In