• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dostojevski 200 vite pas lindjes: Zbërthyesi i shpirtit njerëzor

by A R
12/11/2021 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjodor Dostojevski 200 vjet pas lindjes është më aktual se kurrë. Kështu mendon shkrimtari rus Viktor Jerofejev për jetën e bashkëatdhetarit të tij të famshëm, në një shkrim për DW.

Ndryshe nga Lenini, të cilin komunistët e bënë të pavdekshëm dhe që e quanin „më të gjallë se të gjallët”, Dostojevski i lindur më 11 nëntor 1821, u katapultua me udhëtimin në kohë tek e ardhmja – duke mbërritur direkt tek ne.

Dostojevski: në gjurmët e „mbinjeriut”

Le të fillojmë me çështjen që Dostojevski parashikoi temën qendërore të shekullit të 20 – mbinjeriun. Një temë e pranishme kjo në filozofinë e Friedrich Nietzsche, Oskar Spengler apo Lev Shestov, në prozën e Albert Camus, Thomas Mann dhe shumë të tjerëve. Si dukuri politike mbinjeriu korrespondonte me narcizizmin e zymtë dhe në utopinë komuniste me Lenin sa më sipër.

Një tjetër arritje kolosale e Dostojevskit është shpalosja e temës së përjetshme „besimi dhe mosbesimi” në librat e tij. „Nëse nuk ka Zot, gjithçka është e lejueshme”, është një prej tezave të tij dhe kështu ai përshkruan rrugën nga mosbesimi në perandorinë e egër të absurdes.

Vepra e Dostojevskit e ka tejkaluar shekullin e 20. Vepra e tij vjen në kohën tonë si një paralajmërim profetik nga triumfi i entropisë përmes dobësimit të vlerave kulturore, humbjes së mundësive të njeriut, për të njohur vetveten. Budallallepsja, thjeshtëzimi, spikatja e cinizmit dhe marrëzisë, të gjitha këto që ndodhin në rrethin e Pjotr Verçoenskijt në romanin „Demonët”, janë bërë realitet në shekullin e 21.

Shpërbërja e vlerave të përbashkëta ka paralizuar në masë të konsiderueshme si Lindjen edhe Perëndimin. Bashkë me Dostojevskin ne vazhdojmë të duam si edhe më parë „gurët e vjetër të Europës”, sikurse lexojmë tek Dostojevski. Por me gurët e sotëm me sa duket është shumë e vështirë të shtrohet rruga e një përparimi të pranueshëm.

“Bota le të shkatërrohet, por tani unë dua të pi çajin tim”

Dostojevski veprën e tij në mënyrë të habitshme e ka orientuar aq shumë nga e ardhmja, sa të duket sikur figurat e tij popullojnë Rusinë e sotme. Tani këtu sillet vërdallë po ai Pjotr Verçovenskij. Krah për krah me shokët e tij elitë ai shijon pozitat më të larta në politikë. Mes nesh është edhe Rodion Raskolnikov (heroi kryesor i romanit kult „Krim e Ndëshkim”), i luhatur mes lumturisë dhe pasurimit ilegal. E në fund është këtu edhe heroi pa emër i „Skicave nga vrima e qilarit”. Dostojevski është ekzistencialisti i parë europian, prej të cilit buron ideja, që njeriu përmes së keqes që ka brenda vetes mund të shndërrohet në një kafshë. “Bota le të shkatërrohet, tani unë dua të pi çajin tim.” A nuk është kjo formula, që i përshtatet sot autoritarizmit rus?

Dostojevski shkruan në „Ditari i një shkrimtari”, që e keqja ndodhet më thellë se sa mendojnë këta „shëruesit magjik socialistë”. Ky mendim është mjaft aktual. Përpara se ti të luftosh kundër së keqes së jashtmi, njih njëherë vetvehten dhe verifiko, mos ndoshta po ndodh një degjenerim i shpirtit tënd, i cili tek e fundit do më shumë pushtetin dhe mosndëshkimin se sa qëllimet humane.

Jeta e Dostojevskit: një mori vuajtjesh

Ai nis rrugëtimin e tij si një socialist i ri, admirues i Shilerit dhe një humanist i pasionuar. Eshtë vetëm 22 vjeç, kur shkruan romanin e parë „Njerëz të varfër”. Një roman për „njeriun e thjeshtë” është një risi në letërsinë ruse. Fjodor është 28 vjeç, kur e arrestojnë për shkak të pjesëmarrjes në rrethin revolucionar Petraçvski. Pas një ekzekutimi skandaloz të montuar në publik Dostojevski dënohet maskimalisht për një gjë të vogël – edhe në Rusinë e sotme kjo gjë ndodh rëndom.

Ekzekutimi i parealizuar shkakton një shok – në minutën e fundit Dostojevski mëshirohet prej carit Nikolaji i I-rë dhe dënohet me punë të detyruar në Siberi. Goditjet e fatit nuk mjaftojnë me kaq: Gjatë gjithë jetës Dostojevski vuan nga epilepsia e rëndë, ka një marrëdhënie të pafat dashurie me bukuroshen tekanjoze dhe shumë më të re se ai, nihilisten Polina Suslova dhe për shumë vite i dhënë marrëzisht pas bixhozit.

Shkrimtar gjenial përtej politikës

Kur Cari Aleksandër i II-të ngjitet në fron, i jep fund robërisë dhe premton shumë reforma të nevojshme në vend, Dostojevski i kundërvihet rrymës liberale. Duket, sikur ai në reformizmin e ri parashikoi revolucionin e 1917.

Ngado që ta kthesh Dostojevskin „politik”, në prozën e tij ai mbetet një gjeni – pikërisht i fjalës së lirë. Unë do ta quaja Dostojevskin një zbërthyes të shpirtit të gjallë njerëzor. Ai e zbërthente rregullisht shpirtin me një bisturi verbale, për të kuptuar qenien e tij. Me këtë ai ka ndihmuar e ndihmon edhe sot shumë breza lexuesish që të reflektojnë për kuptimin e jetës dhe ndoshta të arrijnë ta kuptojnë atë. Me këtë ai na ndihmon neve sot dhe pasardhësve tanë në të ardhmen që „të gjejnë njeriun tek njeriu”.

Viktor Jerofejev, lindur në vitin 1947, është shkrimtar rus. Më 1979 ai u përjashtua nga lidhja e shkrimtarëve në Bashkimin Sovjetik. Në nivel ndërkombëtar ai u bë i njohur më 1990 me romanin “Bukuria e Moskës”, i përkthyer në 27 gjuhë. Ai jeton në Moskë dhe është kritik ndaj politikës së Vladimir Putinit./DW

Next Post
Bardhi i përgjigjet Nokës: Para dy javësh e dije mirë statutin, sot kyç firmat në kasafortë

Bardhi i përgjigjet Nokës: Para dy javësh e dije mirë statutin, sot kyç firmat në kasafortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

January 24, 2026
Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

January 24, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë, sa kundërshtarët s’e arrijnë dot

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

January 24, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

January 24, 2026
“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In