Nëntëmbëdhjetë eprorët nga nëntëmbëdhjetë shtetet ushtruan presion mbi kryekomandantin V. Klark ( Wesley Clark). Të gjithë dëshironin një fitore pa rreziqe. Por, gjenerali amerikan dëshironte të zhvillonte një luftë, e cila ishte e pastër, por vdekjeprurëse; e drejtë, por me rezultate; morale, por e efektshme
Posa filloi lufta ajrore kundër Serbisë, 24 mars 1999, një avion i NATO-s fluturoi mbi kodrat në drejtim të Pejës, qytetit të dytë për nga madhësia në Kosovë. Qëllimi i tij ishte një antenë ushtarake në mes të shtëpiave shqiptare, të cilat ndodheshin në një lendinë të rrafshnaltës mbi qytet.
Disa kilometra larg nga antena oficeri i sistemit të armëve startoi një raketë me dirigjim laserik dhe me një kamerë në kokë. Goditja e raketës e ndau strukturën metalike të antenës nga fundamenti i saj prej betoni. Tash struktura metalike e antenës së shkatërruar ndodhet në gropën e bombës, e cila është e mbushur me ujë, afro dhjetë metra larg nga shëpitë e familjeve shqiptare.
Ndërmjet një sulmi të suksesshëm dhe një katastrofe qëndron vetëm një kreshtë e ngushtë. Veprimet e këtilla moderne luftarake duket qartë se mbështeten pikërisht në besimin e pakufishëm të sistemit teknologjik.
Për pilotët në 5000 metra lartësi, të cilët duhet të identifikojnë objektivat ushtarake nga ato civile, megjithëse të dyja caqet janë të ndara vetëm përmes fushave.
Që nga koha si reporter lufte në Gjirin Persik, duke shikuar si Cruise-Missiles “ përkuljen majtas të llampadarit “, për ta qëlluar bunkerin e regjimit irakian, publiku perëndimor e kuptoi luftën laserike kirurgjikale. Krejt natyrshëm presim ne që perfeksionimin e gjithë teknologjisë, e cila na rrethon – nga telefonat tanë celularë, kompjuterët dhe makinat. Përse jo edhe i teknologjisë së luftës ?
Detyrën, që këto kërkesa të perfeksionohen drejt, e mori gjenerali Uelsi K.Klark, kryekomandant i forcave të Aleancës Veriatlantike në Evropë, shkurt SACER. Titulli i tij tingëllon mbase në mënyrë impresionuese, por ai është një njeri me shumë eprorë; aty janë 19 shtete anëtare të NATO-s dhe ambasadorët e tyre në Këshillin Veriatlantik, në Këshillin politik vendimmarrës të NATO-s; aty është spanjolli Javier Solana, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i cili ushtron një kontroll të efektshëm poltik mbi operacionet ushtarake të Klarkut dhe, së fundi, dhe para së gjithash, Klark është komandant i EUCOM-it, i trupave amerikane në Evropö, që i përgjigjen Pentagonit, përkatësisht Shtabit të Përgjithshëm, Ministrisë së Mbrojtjes dhe së fundi vetë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klark pati preokupim që lufta e Aleancës të funksiononte: që të mos shfuqizohet pozicioni i lartë vdekjeprurës i armëve amerikane nga hezitimet politike dhe morale të 19 aleatëve, të cilët zhvillonin luftën në stilin e një grupi pune.
Lufta e Kosovës, në të cilën Klark ritakohet, në parim nuk ishte luftë – ajo filloi pa shpallje zyrtare të luftës dhe përfundoi pa fitore të plotë – ajo po ashtu nuk ishte luftë, të cilën ai do ta zhvillonte siç do të dëshironte vetë.
Disa javë pas mbarimit të luftës, gjenerali Klark qëndron në zyrën e tij në SHAPE- Supreme Headquarters Allied Povers, Evrope – të Mons-it belg. Ai është një tip i vogël, i zhdërvjellët, i mendueshëm dhe zëri i tij është shqetësues pak.
Ai lë përshtypjen se me rreptësi mban nën kontroll ndjenja të fuqishme, por jo gjithnjë kontroll perfekt. Komandanti hiqet intelegjent: “ Unë jam shumë i kujdesshëm “, thotë Klark me zë të ulët. “ Nuk ekzistojnë ende rregulla të paqes. Ndarja e pushtetit politik është e parregulluar “.
Pyetja më e rëndësishme është, nëse sulmet ajrore, me gjithë precizitetin e dirigjimit laserik, kanë arritur qëllimin e tyre. Trupat tokësore të Milosheviqit- ushtarët agresivë e kryeneçë me syze dielli dhe shami koke, të cilët kamerat perëndimore i përshëndesin me gjeste vulgare, derisa kolonat e tyre po tërhiqeshin për në veri – nuk dukeshin të mundur.
Dukej e çuditshme që një demonstrim i këtillë i forcës së armëve ajrore të Aleancës – më shumë se 36.000 operacione ajrore brenda 78 ditëve – nuk kishte mundur të shkatërronte forcën ushtarake serbe. Mirëpo, nëse Milosheviqi ishte ushtarakisht i pamposhtur, përse më pas ai vendosi për tërheqjen e trupave të tij nga Kosova ?” Për këtë duhet ta pyesni Milosheviqin, por ai kurrë nuk do t´u përgjigjet juve.“- shton Klark.
Të dy burrat njihen aq mirë mes veti, aq sa mes armiqve kjo s´është aspak e mundshme. Në vitin 1995 Klark ishte oficer më i lartë ndërlidhës në delegacionin e Riçard Holbrukut, kur ishte arritur Marrëveshja e Dejtonit për dhënien fund të luftës së Bosnjës. Dhe më 1998 Klark ia dorëzoi Milosheviqit memorandumin, në të cilin vihej para zgjedhjes, të ndalonte represionin në Kosovë dhe të lejonte hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë ose të llogariste në sulmet ajrore të NATO-s.
Klark e di se çfarë marke cigaresh pi diktatori, ai duroi barcoletat dhe tiradat, ai e di kur gënjen Milosheviqi dhe kur e thotë të vërtetën. Pjesëtarët e shtabit të Klarkut duan të pohojnë se ai nuk ka zhvilluar luftën për armiqësi personale me Milosheviqin, por gjuha e Klarkut në konferencat e shtypit- zgjedhja e tij përemërore (pronomina) – zbulon tjetër gjë. Sistemi i tyre i mbrojtjes nuk u qëllua, por sistemi i mbrojtjes, tanket e tij me karburante.
Në fillim Klarku dëshironte ta merrte në shënjestër bunkerin e Milosheviqit, mirëpo udhëheqësit politikë të NATO-s hezitonin – pörkundër retorikës së tyre demonizuese. Vetëm në muajin e dytë të fushatës ajrore Klark mori miratimin që të goditet vila e Milosheviqit në Dobanoviq, e cila ndodhet midis pyjeve dhe fushave, rreth 30 kilometra larg qendrës së qytetit të Beogradit.
Në shtator 1995, gjatë bisedave përgartitore për Marrëveshjen e Dejtonit, Klark, Riçard Holbruk dhe Milosheviq kishin shetitur së bashku nëpër këto korije; Milosheviq e kujtonte me qejf udhëtimin në Nju-Jork gjatë viteve 80-ta, kur ai drejtonte bankën shtetërore jugosllave. “ Unë dëshiroj ta thithi edhe një herë ajrin e Nju-Jorkut tuaj të mrekullueshëm “, iu thoshte ai mysafirëve të tij amerikanë.
Gjatë një takimi të mëvonshëm në terracën e Dobanovicit, Milosheviq pyeti si rrufeja në qiellin e kthjellët, nëse amerikanët dëshirojnë të njihen me Ratko Mladiqin, komandantin e forcave të armatosura të serbëve të Bosnjës dhe Radovan Karaxhiqin, liderin e serbëve të Bosnjës, kriminel famëkeq i luftës në Bosnjë. Derisa mysafirët amerikanë e shikonin të habitur, Milosheviqi njoftoi se të dy burrat (Mladiq dhe Karaxhiq) gjendeshin në një vilë rreth 200 metra larg.
Disa minuta më vonë u shfaqën në terracë. Bisedimet e paepura vazhduan deri në orët e mëngjesit, gjatë të cilave Milosheviqi më në fund e tejkaloi rezistencën e klientëve të tij serbë të Bosnjës. Pastaj Klark dhe Holbruk arritën t´i bindin serbët që të pezullojnë rrethimin trevjeçar të Sarajevës.
Klark kurrë nuk e harroi këtë ndodhi, aq më pak fakrin që 200 metra larg terrasës së Milosheviqit ndodhej një lloj bujtine ose bunkeri. Katër vjet pas takimit të Dobanoviqit, kur tashmë kishin filluar sulmet ajrore, Klark me anën e një avioni pa ekuipazh regjistroi territorin e Beogradit. Pastaj ai u përqendrua në caqet e tija të identifikuara në incizime.
Ata e kalkulonin Dobanoviqin dhe përpiqeshin që ta identifikonin vendin në të cilin ishin fshehur Mladiqi dhe Karaxhiqi. Ndoshta aty qëndronte tash ai i fshehur. “ A e dini, çfarë bëjnë? Ai ngrirti dorën dhe për një moment e luhati në ajër dhe më pas fuqishëm e goditi tavolinën: bam! Leptopi kërceu hopthi lart nga gjunjët e oficerit të shtabit të tij. “ E kemi gjetur!“. Një triumf i pafshehur flakëroi në fytyrën e tij.
Mirëpo, po qe se Klark e njihte kaq mirë armikun e tij, atëherë përse ai aq vëshirë e pati që të parashikonte monovrimet e tij ? Përse imagjinata e tij s’e përfytyroi opsionin se Milosheviq do të mund të përgjigjej me dëbimin e një kombit të tërë ?
Më 24 mars, kur filluan bombardimet nga ajri ekzistonte bindja e përgjithshme se që në valën e parë të sulmeve ajrore Milosheviqi do të kthehej në tavolinën e bisedimeve. Pas dy ditëve të para, supozohej kështu, do të kishte një pauzë të bombardimeve. Mirëpo, së shpejti u bë e qartë se një “një bombardim i lehtë “ nuk mjaftonte. Në të vërtetë, në fillim Klark kishte kërkuar krejt tjetër gjë. Ai dhe komandantët e tij të aviacionit luftarak dëshiruan që në natën e parë të depërtonin menjëherë “në qendër “: veprimet sulmuese kundër rrjetit elektrik dhe telefonik, kundër kompleksit kontrollues e komandues dhe kundër bunkerit të Milosheviqit. Mirëpo, liderët politikë të NATO-s dëshironin sulme sa më të përmbajtura që ishte e mundshme.
Pilotët i thanë Klarkut: “Na i jepni caqet, ne do t´i qëllojmë ato”. Klark ishte përgjigjur: “Ju nuk më kuptoni mua: Ju duhet t´i siguroni caqet “. “ Mirëpo kjo nuk është detyra jonë “, ishin ankuar komandantët.
Për shembull, politikanët nuk lejonin kurrfarë sulmi ndaj kazermave të vizuara, meqë ata frikësoheshin për humbje të mëdha në radhët e ushtarëve serbë. “ Në parim, pala politike kurrë nuk ishte e kënaqur me shkallën e eskalimit të sulmeve ajrore – atë çfarë dëshironin ata, ishte shumë restriktive, shumë diplomatike, pohon Klark, me ç´rast ai fjalës së fundit i dha nuancë ironike.
Vetëbesimi fillestar i NATO-s u dëshmua i paarsyetuar. Pilotët u ndeshën me raketat dhe kundërajrorët e ushtrisë serbe: të gjithë avionët e Aleancës Veriatlantike ia dolën të kthehen në bazat e tyre, por në atë e sipër ata gati i shkundën mirë e mirë nga goditjet. Kundërajrori nuk ishte shumë i saktë në cak, por avionët e NATO-s i detyroi të fluturonin me një lartësi mbi 5000 metrash. NATO-ja po ashtu nuk dëshiroi që të nxjerrte jashtë loje sulmin kundërajror serb. Raketat amerikane kundërmrojtëse nuk arritën të evidentonin caqet e tyre, meqë serbët kurrë nuk i aktivizuan radarët e tyre gjatëkohë, që të mund të identifikoheshin nga raketat.
Në fund të marsit, derisa politikanët përpiqeshin që ta vinin fushatën nën kontroll, e cila dukej para dështimit direkt, Klark mori nga Këshilli i Aleancës Atlantike, komisioni më i lartë politik i Aleancës, miratimin për përzgjedhjen e gjerë të caqeve. Njëkohësisht, ai kërkoi përforcime. Numri i avionëve në operacion rritet nga 400 në 1000, të cilët vihen në dispozicion nga 13 shtetet anëtare.
Drejtimi mikropolitik përshkroi tërë fushatën ushtarake. Pas mbarimit të luftës, presidenti francez Shirak mburri një reporter francez, në rast se në Beograd ende qëndrojnë urat, atëherë kjo ishte meritë e tij. Në mes të prillit 1999 në zyrën e Klarkut erdhi Toni Bler dhe i tha atij se e ardhmja e çdo udhëheqësi evropian varet nga rezultati i luftës. “ A dëshironi të fitoni vërtet ? “ pyeti Bler gjeneralin amerikan të NATO-s. Klark miratoi.
Të pengosh dhe të ndalosh presinonin e këtillë politik: kjo nuk ishte esenca e kuintës së luftës së Uelsi Klarkut. Derisa komandantët e tij shkumonin (nga inati), Klark u përpoq për financimin që të zbuste frikën e eprorëve të tij politikë dhe njëkohësisht që të pengonte marrjen e frerëve nga dora. Instiktet e tija politike i thonin se ai mund të humbiste mundësisht sa më pak ekuipazh sepse kryetitujt e gazetave rreth avionëve tjerë të qëlluar do t´i kishin dhënë fund fushatës ushtarake brenda pak ditësh.
Mirëpo, përparimet në shkatërrimin e caqeve ishin tmerrësisht të vogla dhe Klark e dinte se sukseset duhej t´ia tregonte. Në fillim të muajit maj 1999 komentatorët e mediave kritikuan gjeneralin Klark për vendimin e supozuar që pilotët të fluturojnë në një lartësi mbi 5000 metra. Në të vërtetë, pilotët shpeshherë fluturuan më poshtë, mirëpo shpejt zbuloheshin, me fjalë të Klarkut “ fluturimet e ulta nuk sillnin asgjë “.
Pilotët, të cilët në hapësirat malore ndesheshin me formacionet e reve në një shpejtësi prej 900 kilometra, mund të koncentrohen vetëm për të mbetur në ajër. Dhe e vërteta e thjeshtë quhej: në daç fluturuan ata lart apo në daç ulët, pilotët nuk mundën t´i pengonin fare spastrimet etnike.
Avionët e Klarkut ishin të frustruar rreth paaftësisë së tyre që t´i qëllonin forcat e armatosura serbe. Serbët dëshmuan si mjeshtër të maskimit dhe mashtrimit. Ata ndërtuan ura mashtruese dhe i ngjyrosën me gjyrë maskimi. Ata konstruktuan modele të topave nga telefonmastet e ngjyrosura dhe rrotët e makinave. Pilotët sulmuan diçka çfarë ata e konsideronin për tanks, dhe e shikuan shpërbërjen e tij si një top i shtarërruar. Gjatë një konference shtypi Klark reagoi dukshëm i irrituar, kur Martin Uelker (Martin Walker) i gazetës “ Gurdian “ i shtroi pyetjen, përse NATO-ja vë në përdorim armët e shtrenjta miliona dollarë për të shkatërruar caqet ushtarake serbe, të cilat kushtojnë vetëm 10.000 dollarë.
Mirëpo, ndodhi pikërisht kjo: bombat precize e të shtrenjta u hodhën mbi artilerinë dhe tanket e vjetra sovjetike dhe në të shumtën e rasteve pa suskes. E vërteta e hidhur quhej, se armët më të fuqishme ishin të paafta që të shkatërronin ushtrinë e Milosheviqit në tokë.
Në fund të muajit maj si Klark ashtu edhe udhëheqësit politikë të NATO-s i shikuan rezultatet dëshpëruese. Një mori aksidentesh të tmerrshme rrënuan mbështetjen e opinionit publik për luftën ajrore. Vlerësimet e anketave tregonin një rënie dramatike: gabimi i fushatës, edhe kur ato ishin të rralla, ulnin legjimitetin e tyre dhe mundësia, pra, objektiva të pranueshme pati edhe për vetëm 10 ditë.
Në këtë moment Klark arriti, më në fund, të merrte miratimin për operacionin vendimtar të luftës. Në fillim të muajit maj avionët e Klarkut goditën me bomba grafite istalimet e rrjetit elektrik jugosllav. Ishin sulme të “pastërta“, të cilat nxirrën nga funksioni pajimet e tensionit elektrik më shumë të qarkut të shkurtër sesa vetë gjeneratorët.
Deri në 24 orë ndërprehej rryma në qytetet e mëdha, para se serbët ta rivendosnin sistemin në funksion. Më në fund, më 24 maj, municioni i fuqishëm e shkatërroi krejtësisht rrjetin.
Bombardimi i këtyre instalimeve të tensionit elektrik dëshmoi efikasitetin e operacioneve të veçanta të fushatës së përgjithshme. Gjithçka ishte e varur nga ky rrjet – që nga kompjuterët, të cilët mbajnë në rrjedhë sistemin bankar të një vendi e deri te stacioni i radarëve të mbrojtjes kundërajrore. Këto bombardime, veç të tjerash, dërgonin një mesazh të qartë te popullata civile.
Para se të ishte qëlluar rrjeti, kështu thoshte Klark, “ kjo ishte lufta e vetme ajrore në histori, gjatë të cilave të dashuruarit shëtitnin mbrëmjeve pranë brigjeve të lumenjve dhe në kopshtet e kafeneve i habisnin fishekzjarret. “Pas shkatërrimit të rrjetit elektrik si elita politike ashtu edhe popullata civile e kishte të qartë se NATO-ja kishte arritur të vënte kontrollin mbi sistemin nervor të regjimit.
Fat për Perëndimin që Rusia është shumë më jodemokratike sesa Perëndimi që e dëshiron. Po të kishte vepruar udhëheqja ruse sipas vullnetit të popullit të saj, ajo do të duhej ta kishte mbështetur Serbinë në mënyrë aktive.
Ironia ishte e qartë: veprimet e efektshme të luftës ishin njëkohësisht problematike sidomos edhe moralisht. Sulmi mbi rrjetin elektrik donte të thoshte mungesë e rrymës për spitale, për inkubatorët e foshnjave, për stacionet e pompimit. Juristët ushtarakë ia bënë këtë të qartë gjeneralit Klark.
Njëri prej tyre kujton: “ Ne do të kishtin sugjeruar që të mos qëlloheshin këto caqe. Mirëpo, për këtë vendoste komandanti”. Porsa binte rrjeti elektrik në Beograd, paralizohej struktura komanduese dhe kontrolluese e Milosheviqit, si dhe filloi të dobësohej mbështetja e popullatës civile..
Pas të gjitha grindjeve për përzgjedhjen e caqeve forcat e ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, të cilat për këtë përkujdeseshin, ishin të të funksiononte lufta e aleancës.
Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dabiel Leaf kujton se si ai në një natë sulmi e drejtoi avionin F-16 në goditjen e një depoje me karburante në haësirën e Beogradit. “ Prapa supeve të mia qëllonin gjermanët “, më tregonte ai. “ Ndërsa, pilotët holandezë më siguronin ndaj avionëve të armikut.
Tornadot italianë hapnin zjarr kundër radarëve të raketave”. Të gjithë pilotët bartnin syze të natës; të gjithë mbroheshin me ndërprerje të tërësishme të transmetimeve; të gjithë ktheheshin në bazat e tyre pasi të kishin përmbushur obligimet e tyre.
Syzet për pamje gjatë natës – për pilotët e NATO-s i kanë në përdorim që 18 muaj, ndoshta risia vendimtare e luftës. Syzet dukeshin si dylbi opere dhe vendoseshin me një klip në kaskën e pilotit. Piloti tërheq ato poshtë, si një lojtar bejsbolli, i cili dëshiron ta zërë topin që vjen nga dielli. Efekti, siç dëshmojnë pilotët, është mahnitës. Gjatë shikimit pa syze gjatë fluturimit nga ndenjësa e pilotit nuk sheh gjë pos natës së errët. Ndërsa, kur i lëshon poshtë sheh majën e fluturakës tënde F-16. Syzet i sigurojnë NATO-s një dominim gjatë natës.
Vërtet, shkatërruese u tregua lufta ajrore, para së gjithash, për infrastrukturën civile të Serbisë: ajo ka mundur të jetë krejt ndryshe, në rast se Rusia do ta furnizonte Serbinë me teknologjinë e saj të re.
Lufta ajrore ishte një duel thelbësor midis teknologjisë kundërajrore sovjetike të viteve 70-ta dhe sistemeve amerikane me precizitet më bashkëkohor. Zëvendësministri i Jashtëm i SHBA-ve, Strobe Talbot, ka konfirmuar se SHBA-të Rusisë i “ kanë ripërsëritur dhe paralajmëruar në mënyrë eksplite që të ruhet nga ndonjë mbështetje ushtarake për Jugosllavinë “. Çdo ndihmë, e cila do të shtonte rrezikun për pilotët e SHBA-ve, do të kishte pasur pasoja “ katastrofale “ për të ardhmen e raporteve amerikano-ruse.
Me fjalë të tjera: diplomacia për ndryshimin e mendjes së Milosheviqit ishte po aq e rëndësishme sa edhe lufta ajrore. Milosheviqi kishte llogaritur në atë se NATO nuk do ta ruante unitetin, në rast se ajo do të përballej me opozicionin rus në rritje dhe ndihmën e saj të hapur ndaj Serbisë. Rusia do të kishte arritur të përçante NATO-n, por me gjithë përfoljet për vëllazëri sllave rusët vendosën që interesat e tyre nacionale, në fund të fundit, t´i lidhin me Amerikën dhe jo me diktatorin e Ballkanit.
Më pastaj rusët e njoftuan Milosheviqin se loja e tij ishte e humbur. Dhe aty qëndronte një ironi edhe më e madhe. Po të kishte qenë Rusia ashtu siç dëshironin politikanët perëndimorë, përkatësisht një demokraci pluraliste funksionale, atëherë s´do të ekzistonin fare dyshime se ky vend do të kishte vepruar më ndryshe se që do ta dëshironte Perëndimi.
Një Rusi demokratike do ta kishte mbështetur në mënyrë aktive Serbinë. Autokrati Jelcin arriti të injoronte opinionet publike në të mirë të Serbisë dhe të udhëzonte të ngarkuarin e tij të posaçëm Viktor Çernomërdin që regjimi i Milosheviqit të lihej në mëshirën e fatit. Vendimtare për këtë ishte – si besonin përfaqësuesit e lartë të Qeverisë amerikane – për lidhjet e drejpërdrejta midis zëvendëspresidentit Gor dhe Çernomërdinit – ai ishte aranzhuar në kohën kur Çernomërdini ishtezgjedhur kryministër i Rusisë.
Gore, duke i informuar Çernomërdinin se shërbimet informative të aleancës ishin tashmë në dijeni për krimet luftës të Milosheviqit në Kosovë dhe i ballafaqoi rusët me një pyetje të papërshtatshme: nëse ata synonin të bënin gjëra të përbashkëta me autorët e masakrave. Rrethimi diplomatik i regjimit të Milosheviqit ishte i tërësishëm. Në momentin e fundit u bashkuan forcat ushtarake dhe trysnia diplomatike.
Klarku ishte arkitekti i luftës ajrore dhe jo i diplomacisë, e cila e çoi në fund të karrierës. Mirëpo, ai kurrë nuk e humbi vështrimin nga faktet e çuditshme se lufta e tij fare nuk ishte luftë, porse një manovër në diplomacinë me çomange. Qëllimi: një njeri të vetëm për ta shtyrë që të ndryshonte mendjen.
Tash, që avionët ishin kthyer në hangarët e tyre, binte në sy hendeku midis gjuhës së lartë morale dhe karakterit të kufizuar të luftës.
Udhëheqësit politikë të NATO-s përdorën gjuhën e angazhimit maksimal dhe praktikuan udhëheqjen e një lufte të rrezikut minimal. Si komandant, Klark u ndodh shpesh në pozicione të pamundshme: ai synonte të drejtonte një lufte, e cila ishte e pastër, por vdekjeprurëse; e drejtë, por e efektshme; morale, por e tmershme.
Paradoksalisht, do të ishte ashpërsia më e madhe – që qysh në natën e parë të goditej qendra e pushtetit dhe të paralizohej rrjeti elektrik- ndoshta do të ishte plotësisht e efektshme dhe, në fund të fundit, edhe e mëshirshme. Por, një gjeneratë e udhëheqësve politikë, të cilët ishin rritur me parullën “ Paqes t´i jepet një shans “, nuk e tejkaluan veten dot që luftës t´i jepet një shans.
Klauzevic këtë operacion ajror do ta kishte quajtur luftë kabineti. Për dallim nga lufta në Gji, lufta e Kosovës nuk mobilizoi qindra-mijë ushtarë. Vetë viktimat e saj- kryesisht civilët serbë – e përjetuan atë sa gjatë aq edhe si shou të pabesueshëm, derisa ajo u bë vdekjeprurëse. Shkatërrimi ishte i atillë preciz sa që kjo luftë duket se ka lënë për gjithmonë prapa vetes një epokë: si ajo e Hiroshimës dhe e Dresdenit.
Kjo luftë mobilizoi opininonin publik të mbarë botës, por që çohej deri në fund nga 1500 avionët e NATO-s dhe elita e specialistëve të mbrojtjes kundërajrore serbe, ndoshta më pak se njëqind veta. Ajo nuk përfundoi me kapitullim, me përmbysjen e një regjimi apo të një ngjarjeje tjetër, të cilën do të mund ta përkufizojë definitivisht. Ajo solli një “ fundgjendje “, e cila edhe më tej pret të definohet përfundimisht.
Ajo ishte një luftë virtuele, e drejtuar në dhomat e videokonferencave, duke përdorur në ekrane aktet e objektivave. Lëvizjet e betejave Klarku nuk i mori më kurrë si të vërteta sesa materialet e kamerave në kokpit dhe në raketa, të cilat përmes linjës së koduar të internetit dërgoheshin për çdo natë në selinë e tij në Bruksel të Belgjikës. Luftërat e kabinetit drejtoheshin nga teknikët dhe ekipi i Klarkut jepte pjesë virtuoze të improvizimit teknik. Lufta e kabinetit përfundoi jo me parada, girlandë dhe pritje solemne, por jo edhe me ceremoni pikëllimi te varrezat.
Meqë luftërat e kabinetit nuk depërtojnë kurrë në psikologjinë e një populli: ato nuk patën gjak dhe viktima, ato nuk vunë në dispozicion shpërblimin për heronjtë e tyre. Fushata i shtyri komandantët e tyre të jenë gjakftohtë, të blinduar dhe disiplinuar në kufijtë e qëndresës së saj, në mendjemprehtësinë e saj politike, në vullnet forcën e saj dhe në cilësinë e saj drejtuese.
Megjithëkëtë, për gjeneralin Uelsi Klark nuk u organizua paradë. Ky nuk ishte një lloj i luftës. Krejt ndryshe, kjo luftë kishte kaluar, kur komanduesit politikë të Klarkut në Pentagon kishin vendosur në Pentagon që ta zëvendësonin atë sipas shijes së tyre me një gjeneral të përgjithshëm të Forcave Ajrore. Njeriu, i cili e kishte fituar luftën e parë postmoderne në histori tashti kërkon një detyrë të re (Express).
.,………………….