• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/Këta janë 12 monstrat më mizorë të historisë

by Java News
27/09/2017 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e njerëzimit është e mbushur me ligësi, që nga koha e Kainit dhe Abelit.
Gjithmonë jemi të rrethuar nga çmenduritë, epshi për pushtet, apo besnikëria e verbër ndaj një ideologjie të caktuar. Historia ka qenë e mbushur me vrasës psikopatë, tiranë, gjakatarë fanatikë dhe “legjenda të zeza”. Lista mund të ishte shumë më e gjatë, por këto janë disa prej tyre.

Kontesha vampire Erzsebet Bathory (1560-1614)

Erzsebet Bathory, kontesha “Drakula” siç është emërtuar kjo femër fisnike hungareze e shekullit XVI, konsiderohet vrasësja seriale më e pamëshirshme në histori: kanibale, joshëse biseksuale, e ligë, vampire sadiste dhe brenda 20 viteve ka torturuar e shfarosur më shumë se 650 shërbëtorë. I tërhiqte vajzat me premtimin e një pune të mirë, më pas i torturonte në mënyrat më të këqija. U ngulte thonjtë në trup, i rrihte me egërsi, i digjte, i linte të zhveshura në mes të dimrit përjashtë. Pinte gjakun e virgjëreshave pasi besonte se kjo do i siguronte bukuri të përjetshme.

Jack Kasapi (gjysma e dytë e shekullit XIX)

Në vitin 1888 në lindje të Londrës u përhap terrori. Madje dhe vrasësi serial i kësaj historie nuk ka një identitet real, pavarësisht mijëra hipotezave. Ai njihej ndoshta me emrin Albert Victor, nip i mbretëreshës Viktoria. Të pesta viktimat e tij ishin prostituta. Vrasësi i shpërfytyronte duke u prerë fytin, e më pas organet e brendshme. Atij iu vendos nofka “Jack Therësi” pas një shënimi që iu gjet në një nga krimet që kishte bërë.

Gilles de Rais (1404-1440)

Ishte aq i keq sa përfundoi në një përrallë që duket se është e frymëzuar nga fisniku francez Gilles de Rais. Ndryshe nga Jack-u, ky nuk i torturonte femrat, por i përdhunonte, torturonte dhe vrau dhjetëra fëmijë. I rritur në familjen më fisnike të Britanisë, ai fillimisht ishte një hero lufte. Më vonë u zhvendos në shtëpinë e tij duke jetuar në vetmi duke shfrytëzuar shumë fëmijë.

Diktatori kanibal – Idi Amin Dada (1925-2003)

Për 8 vjet ishte presidenti i Ugandës dhe është konsideruar si një nga diktatorët më vdekjeprurës të të gjithë historisë së Afrikës. Mendohet se gjatë regjimit të tij ka vrarë mbi 300 mijë persona. Ish-boksieri, u dallua për sadizmin dhe torturat e tij. Një nga më të njohurat ishte prerja e penisit të atyre që nuk bashkëpunonin. Akuzohet se ushqehej me trupat e kundërshtarëve të tij në politikë.

Tre diktatorët

Të paktë janë njerëzit që kanë ndikuar negativisht në histori dhe sidomos në atë europiane si tre tiranët që morën famë në vitet ‘900”: Cari sovjetik Stalin (1878-1953), Fyhreri gjerman Adolf Hitler (1889-1945) dhe Duçja fashist Benito Musolini (1883-1945).

Kalifi Al Hakim Bi-Amrillah (985-1021)

Pasi u bë Kalif i Egjiptit që kur ishte 11 vjeç, shumë shpejt hoqi qafe tutorin e tij duke e vrarë atë. Ajo ishte e para e një serie të pafund spastrimesh në pushtetin e tij absolut. Persekutoi të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët suni, konfiskoi tokat e njerëzve, prishi kishat, ndaloi ritet heterodokse dhe arrestoi ata që nuk luteshin siç thoshte ai. Ndaloi birrën, mjaltin, kumarin, muzikën dhe shahun. Gratë ndaloheshin të dilnin nga shtëpia dhe të shihnin në dritare.

Tomas de Torquemada, “Torturuesi” (1420-1498)

Përhapi terror në të gjithë Spanjën. Për këtë Tomas de Troquemada është kujtuar si “legjenda e zezë”. Shefi i inkuizicionit spanjoll, urdhëroi torturimin e vdekjen e qindra njerëzve të quajtur heretikë. Ai imponoi tortura të rënda sidomos tek hebrenjtë pasi mori aprovimin e monarkëve spanjollë Isabella dhe Ferdinand për të vepruar.

Markezi hyjnor Donaten Alfons Francois De Sade (1740-1814)

Në emër të lirisë markezi De Sade justifikoi sjelljen e tij seksuale më ekstreme duke e konsideruar atë të ligjshme pasi lejohej nga ligji natyror i kënaqësisë. Pasojë e këtij argumenti ishin praktikat sadiste të bëra nga ai. Lindi në Paris e pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake, megjithatë martesa nuk e shpëtoi atë nga të gjitha llojet e shthurjes.

Mendja e së keqes, Osama Bin Laden (1957-2011)

Ideatori i sulmit të Kullave Binjake në Nju Jork dhe nxitësi i vrasjes së 3 mijë personave të tjerë është mishërimi më i fundi i së keqes në Perëndim. Luftëtar i xhihadit, luftës së shenjtë islamike, për një kohë të gjatë ishte i kërkuari numër një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me origjinë nga Jemeni dhe me familje shumë të pasur, Bin Laden u diplomua në ekonomi. Pasi ra në kontakt me islamin radikal, braktisi stilin e tij të jetës dhe iu përkushtua luftës së armatosur duke organizuar një sërë sulmesh. U vra në Pakistan më 2 maj 2011.

Saladini mizor (1137-1174)

Në realitet Saladini ishte një personazh me dy fytyra: i pamëshirshëm dhe i ashpër, por ashtu si e përshkruajnë historianët nëpër libra, edhe shpirtmadh e besnik. Si shumë liderë, ai ishte përgjegjës i veprimeve të shumta të pamëshirshme kundër kryqtarëve. Por gjithashtu ishte i mëshirshëm dhe i drejtë me të dobëtit.

Mallkimi i Zotit, Attila (406-453)

Attila, Mbreti i Hunëve, të cilët pushtuan Italinë në vitin 452 ishte një negociator i aftë, që ishte në prag për t’u bërë anëtar i familjes perandorake. Ajo që e njohu si mishërim të së keqes ishte Kisha, e cila kërkonte ndalimin e përparimit të tij në tokën italiane. Kjo e bëri Attila-n të luftojë kundër perandorisë romake. Ideja e një bashkëjetese paqësore mes të dyve, nuk u realizua.

Miti i Drakulës, Vlad Gjakpirësi (1431-1476)

Në Rumani, Vladi III apo Drakula ishte një hero kombëtar. Konsiderohej babai i kombit. Ndërsa propaganda armike e tij e tregonte një përbindësh të etur për gjak. Shumë nga ato që thuhen datojnë në fund të shkeullit 15. Ishin pikërisht historitë e tij që inspiruan romanin e Bram Stoke, Drakula. Nga legjenda thuhet se ishte i pamëshirshëm dhe tregonte një egërsi të pakufijtë ndaj armiqve të tij, transmeton gazetadita.

Të tjerët

Lista vazhdon edhe me: Lucrezia Borgia, Çingis Han, Ratko Mladiq, Sadam Huseein e shumë të tjerë, përgatiti Express. (b.an)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

One Albania, operatori i parë në Ballkanin Perëndimor që merr autorizimin për të testuar teknologjinë Direct-to-Device të SpaceX

November 25, 2026
Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

November 25, 2026
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

November 25, 2026
EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

November 25, 2026
“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAK-u i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAK-u i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

November 25, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO rikthen në burg Erlis Dukën, mbetet në fuqi edhe dënimi për vëllanë! Ja me sa u dënua grupi

November 25, 2026
EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

November 25, 2026
Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

November 25, 2026
Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In